Добавить новость


World News


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Bytyçi: Vuçiq ka identifikuar Gurin si përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të mi

Ilir Bytyçi, vëllai i Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçit, të vrarë më 1999 në Serbi, në rrethana të pasqaruara, tha se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me anëtarët e familjes Bytyçi në vitin 2015 dhe me ambasadorin e atëhershëm amerikan në Serbi dhe ka thënë se përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të tij është Goran Radosavleviq Guri.


Guri ka qenë komandant i xhandarmërisë serbe  në kohën e luftës në Kosovë dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit - Partia Përparimtare Serbe.


Ilir Bytyçi i bëri këto komente në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, por ky i fundit nuk ka mundur t'i konfirmojë pretendimet e tij.


Ilir Bytyçi është takuar këtë javë në Beograd me ministren e Drejtësisë së Serbisë, Nella Kuburoviq, dhe me prokuroren për krime lufte, Snezhana Stanojkoviq.


Ai tha se këto takime janë organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd.


Vëllezërit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta.


Trupat e pajetë të tyre janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus