Zeman nuk siguron fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki
Me më shumë se 93 për qind të votave të numëruara, Zeman ka fituar 39 për qind të votave, duke u përcjellur nga ish udhëheqësi i Akademisë së Shkencave, Jiri Drahos me 26 për qind.
Kandidatët e tjerë kanë fituar më pak se 10 për qind.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballen Zeman dhe Drahos, të cilat do të mbahen më 26-27 janar.
Presidentët çekë kanë fuqi ekzekutive të limituar në Çeki, mirëpo Zeman i zgjedhur president fillimisht më 2013 dhe paraardhësit e tij kanë pasur ndikim të madh në debatin publik.
Zeman njihet për qasjet e tij kundër imigrantëve, ato pro-ruse dhe pro-kineze.
Kandidati tjetër, Jiri Drahos, konsiderohet liberal pro-evropian.
Dalja në këto zgjedhje ka qenë rreth 60 për qind.