Kremlini i cilëson "joligjore" sanksionet amerikane kundër Kadyrovit
Duke folur para gazetarëve gjatë ditës së sotme, Peskov ka thënë se Rusia mund të përgjigjet ndaj kësaj mase.
Departamenti i Thesarit amerikan e ka goditur Kadyrovin me sanksione financiare dhe ato të udhëtimit një ditë më parë, sipas Aktit Magnitsky.
Ky ligj i miratuar më 2012 ka për qëllim ndëshkimin e personave rusë, që supozohet se kanë shkelur të drejtat e njeriut.
Kadyrov akuzohet për torturë.
Katër rusë të tjerë po ashtu i janë shtuar listës së sanksioneve, duke përfshirë Ayub Katayev, zyrtar për siguri, i cili së bashku me Kadyrovin akuzohen për “shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht” në Çeçeni.
“Ne i konsiderojmë këto sanksione joligjore, armiqësore dhe nuk pajtohemi me to”, ka thënë Peskov.
Ai ka thënë se “ka shumë mundësi” që Moska të zbatojë “parimin e reciprocitetit”, si përgjigje, duke lënë të kuptohet se edhe Rusia mund të akuzojë zyrtarë amerikanë apo qytetarë dhe t’iu ndalojë hyrjen në këtë shtet.