Добавить новость

Мошенники выманили у московского пенсионера 87 млн рублей

Сегодня в Вологде стартует фестиваль уличных театров (0+)

Аnadolu: в Турции потребовали до 15 лет тюрьмы причастным к теракту в «Крокусе»

Жители подмосковного села провели новогоднюю ярмарку





Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shtetaset turke në Mal të Zi: 'Në kërkim të ndjenjës së përkatësisë'

"Vetëm kur shkova në një varrim, dhe më pas në një festë tradicionale, ndjeva se po filloja të përshtatesha dhe të bëhesha pjesë e shoqërisë në Mal të Zi”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) shtetasja turke, Ela Duzova, e cila u shpërngul në Podgoricë tre vjet më parë.


Ajo është një nga dhjetëra mijëra shtetas turq që, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aktualisht jetojnë në Mal të Zi.


Në Mal të Zi funksionojnë mijëra kompani të themeluara nga ndërmarrje dhe sipërmarrës nga Turqia. Ela drejton një agjenci turistike.


Në Podgoricë u shpërngul gjatë pandemisë së koronavirusit.


"Besoja se kriza globale mund të ishte një mundësi për investime në turizëm. Edhe pse ishte një veprim i rrezikshëm dhe dukej irracional atëherë, mendoja se në Mal të Zi kisha më shumë mundësi për sukses sesa në Turqi, ku konkurrenca është shumë më e madhe”.




Kujtimet e ditëve të para dhe takimet në Mal të Zi

Kur mbërriti në Mal të Zi në vitin 2021, një përshtypje të fortë i lanë agjentët e pasurive të paluajtshme.


"Ishin të sjellshëm dhe madje më ofruan një zbritje në qiranë e banesës, edhe pse nuk e kërkova. Kjo do të më mbetet gjithmonë në mendje”.


Megjithatë, ajo thotë se përshtatja sociale ishte shumë më sfiduese dhe zgjati një kohë.


"Ndryshe nga turqit, malazezët janë të përzemërt, por gjithashtu shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për përfshirjen e njerëzve të rinj në rrethet e tyre shoqërore. Kryesisht janë të lidhur përmes shkollimit ose njohjeve të përbashkëta, dhe u duhet shumë kohë për të pranuar njerëz të rinj”.


Ajo pranon se për këtë arsye në vitet e para ishte e vetmuar.


"Më e vetmuar sesa mendova se do të isha. Nuk kishte asnjë aktivitet shoqëror dhe më janë dashur dy vjet që të ndihem si pjesë e shoqërisë”.


Edhe pse ende nuk e zotëron gjuhën malazeze, thotë se përpiqet të marrë pjesë në ngjarjet lokale.


"Isha shumë e lumtur kur u ftova për herë të parë në një mbrëmje letrare. Një ngjarje ku qëndrova për tre orë dhe vetëm duartrokita e buzëqesha pas çdo fjalimi, pa kuptuar asgjë. Kjo  më bëri personin më të vetmuar në botë”.


Megjithatë, pavarësisht sfidave, Ela thekson se jeta e saj shoqërore tani është e mbushur.


"Mbështetem tek anglishtja si gjuhë e përbashkët, por këtu tani jam e lumtur. Punoj në një kompani me rreth 30 punonjës dhe shpesh kalojmë kohë bashkë jashtë pune. Në fundjavë gjithmonë eksploroj Malin e Zi”.




Motivimi për shpërngulje

Për të, një motivim kyç për t’u shpërngulur në Mal të Zi ishte ndjenja e sigurisë.


"Struktura patriarkale në vendin tim dhe sfidat e përditshme të jetës së një gruaje në Turqi, më kanë bërë të vlerësoj sigurinë që ndjej këtu. Kjo është ajo që më motivoi përfundimisht të lë gjithçka dhe të filloj këtu nga e para”.


Ajo shton se i pëlqen edhe jeta në një qytet më të vogël sesa ai me të cilin ishte mësuar.


Nga një qytet si Stambolli me 15 milionë banorë, ajo u shpërngul në Podgoricë, ku jetojnë rreth 180,000 banorë.


"Është e pabesueshme që gjatë një dite mund të shkoj në punë, të pi kafe në një qytet tjetër, të bëj pazar dhe të takohem me miqtë. Në Stamboll kjo do të ishte e pamundur”.


Ajo është mirënjohëse për gjithçka që ka përjetuar.


"E vetmja gjë për të cilën pendohem është që nuk kam ardhur më herët”.


Ndryshe nga Ela, Ipek Dursun u shpërngul me familjen e saj këtë verë dhe ende po kalon procesin e përshtatjes në ambientin e ri.


"Pavarësisht se nga vijmë, të gjithë kërkojmë ndjenjën e përkatësisë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.


Ajo dhe bashkëshorti i saj u shpërngulën në Podgoricë me dy fëmijët e tyre, të nxitur nga dëshira për një jetë më të sigurt dhe më të qetë.




Djali i tyre i madh, Ayazi, tashmë ka filluar mësimet në klasën e katërt të një shkolle fillore në Podgoricë, ndërsa më i vogli është ende duke pritur për regjistrim në kopsht.


"Ayazi e pëlqen mësuesen dhe shokët e rinj. Ai thotë se të gjithë e ndihmojnë. Shoqërohet më shumë me një djalë që gjithashtu ka ardhur nga Turqia”.


Ajo pranon se për të, nga aspekti social, procesi i përshtatjes është i vështirë.


"Nuk e di as gjuhën malazeze dhe as anglishten, dhe kjo më vështirëson të krijoj miqësi me dikë me të cilin do të dëshiroja të shëtisja ose të pija një kafe. Nuk e fsheh që shpesh ndihem e vetmuar, edhe pse kemi disa të njohur që janë shpërngulur më herët nga Turqia dhe ndonjëherë takohemi”.




Ata dëgjuan nga të njohurit e tyre se Mali i Zi është një "vend i vogël dhe i sigurt me natyrë të mrekullueshme”.


"Ky informacion na erdhi në një moment kur unë dhe bashkëshorti po kërkonim mundësi për arsimimin e fëmijëve, punësim dhe siguri jashtë Turqisë. Në Mal të Zi nuk kishim qenë më parë”.


Ajo dëshiron të gjejë një punë së shpejti dhe në këtë mënyrë të fillojë të mësojë gjuhën.


"Gjithashtu të kontribuoj në mjedisin e biznesit në Mal të Zi”.


Në gjysmën e parë të këtij viti, investimet nga Turqia në Mal të Zi arritën mbi 30 milionë euro, sipas të dhënave të Odës Ekonomike Turke në Mal të Zi.


Krahasuar me vitin 2019, investimet e huaja direkte nga Turqia në Mal të Zi janë rritur për 147 për qind.


Ata që shpërngulen zakonisht drejtojnë restorante si: pastiçeri, butiqe, agjenci turistike...


Vetëm në qendër të Podgoricës, turqit e shpërngulur i kanë rreth dhjetë dyqane.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Юра Борисов вошёл в предварительный список номинантов на кинопремию BAFTA

США обеспокоены возможностью применения Россией ядерного оружия

Малайская медведица Маша в Московском зоопарке: уникальная встреча с гостями

Суд обязал Яндекс удалить изображение Рязанского нефтезавода

Музыкальные новости

Участвовать в Телепрограммах

СКА обыграл ЦСКА со счетом 6:3 в матче КХЛ

Росгвардейцы Башкортостана обеспечили правопорядок и безопасность граждан в новогоднюю ночь

НОУТБУКИ LG GRAM С «ГИБРИДНЫМ ИИ» ПРЕДЛАГАЮТ ЛУЧШЕЕ ОТ ВСТРОЕННЫХ И ОБЛАЧНЫХ СЕРВИСОВ

Новости России

Как тренер Евгений Трофимов «oтoмстил» поэту Вознесенскому

Не успели спасти: на борту самолёта из Москвы в Ереван скончался пассажир

Самолет, следовавший из Москвы в Наманган, совершил посадку в Ташкенте. Причиной стал туман

Избегающий тип привязанности: откуда он берется и как с этим жить

Экология в России и мире

Почему у некоторых людей вьются волосы

Продвижение Песни в Мою Волну музыкального стриминга Яндекс Музыка.

Предлагаем вам возможность участвовать в записи программ на Радио.

Что опытные дачники добавляют в воду для полива декабриста: растение укроется одеялом из цветов

Спорт в России и мире

Рублёв и Хачанов вышли в полуфинал турнира ATP в Гонконге в парном разряде

Касаткина выходит в третий круг WTA-500 в Брисбене после трёхчасовой борьбы

"Уехала в США, родила от друга принца Уильяма и принца Гарри". Как сложилась судьба Марии Шараповой

Андреева вышла в четвертьфинал WTA 500 в Брисбене, обыграв Носкову

Moscow.media

В отелях этих городов вы отдохнете максимально комфортно: свежая статистика

Создание Модели голоса. Создание Модели своего голоса. Создание AI модели голоса.

Предлагаем вам возможность участвовать в записи программ на Радио.

На пожаре в пятиэтажке надышались дымом две женщины











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Как тренер Евгений Трофимов «oтoмстил» поэту Вознесенскому

Mash: Седоковой могут предъявить обвинение в заказном убийстве Яниса Тиммы

Следственный комитет Латвии начал расследование по факту смерти Яниса Тиммы

Змея выползла из вытяжки на кухне в Хорошово-Мневниках