Добавить новость

Юбилейная новогодняя елка Москвы прошла в Севастополе

Топ-менеджер компании, входящей в «Ростех», получил 9 лет колонии за хищения

Историк рассказал, что запрещено делать в канун католического Рождества

В Роскомнадзоре прокомментировали массовые жалобы на сбои в работе МТС





Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit

Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi, dhe e njëjta të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale.



Ky vendim pason ankimimin e bërë javën e kaluar nga avokati i Grubit kundër vendimit të kësaj gjykate, e cila, me propozim të Prokurorisë Publike, më 17 dhjetor kishte urdhëruar masën e paraburgimit.



“Këshilli Penal, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga mbrojtja e A.G., i padisponueshëm për organet e ndjekjes penale, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, mori një vendim me të cilin e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes dhe konfirmoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake”, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit më 24 dhjetor.






Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, akuzohen për "përvetësim të pasurisë së paligjshme" nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro. Më 18 dhjetor, ndaj tyre u shpall edhe një fletarrestim ndërkombëtar.



Deri më tani, asnjëri nga ta nuk është i disponueshëm për organet e rendit.



Ish-zëvendëskryeministri Grubi, i cili më 9 dhjetor u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për korrupsion, ka mohuar të ketë ikur nga vendi. Ai ka thënë se ndodhet jashtë vendit për një 'vizitë private', pa dhënë më shumë detaje.


 






Vendndodhja e Grubit ende mister



Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Panço Toshkovski, gjatë një interviste për televizionin maqedonas Telma, më 23 dhjetor tha se asnjë shtet fqinj nuk ka dorëzuar konfirmime për qëndrimin e mundshëm të Artan Grubit në territoret e tyre.



Ai theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për vendndodhjen aktuale, por shtoi se do të donte t’i besonte deklaratës së tij se do të kthehet në vend.



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi më herët se pak orë para fillimit të aksionit policor më 16 dhjetor, ish-zëvendëskryeministri, i shoqëruar nga një afarist vendas, (Arsim Paparinku), i cili si konsull nderi udhëtonte me makinë me targa diplomatike, kishte kaluar përmes pikës kufitare të Bllacës drejt Kosovës.



Radio Evropa e Lirë më 18 dhjetor iu drejtua Policisë së Kosovës për të konfirmuar nëse ka informacione se Grubi ndodhet në Kosovë, si dhe Ministrisë së Drejtësisë për të pyetur nëse do të bashkëpunojë në ekstradimin e tij nëse ai gjendet dhe arrestohet në Kosovë, por nuk mori përgjigje.






Megjithatë, më 21 dhjetor, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, mohoi pretendimet e Mickoskit, duke pohuar se Artan Grubi nuk është në Kosovë, por në Shqipëri. Mexhiti nuk dha më shumë detaje, por shtoi se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka bashkëpunim me Interpol-in, për ta gjetur dhe rikthyer në vend.



Pretendimet se Grubi po fshihet në Shqipëri, deri më tani nuk i ka mohuar, e as nuk i ka pohuar zyrtarisht Ministria e Brendshme e shtetit shqiptar.



A mund të marrë Grubi azil politik?



Kryeministri Mickoski nuk pret që ndonjë nga shtetet fqinje t'i japë azil politik Grubit nëse ai e kërkon, për shkak se, siç thotë ai, është vendosur në listën e zezë amerikane për krim dhe korrupsion, dhe jo për arsye politike.



"Këtu nuk po flasim për arsye politike, por është diçka ndryshe nga politika - dyshimi për një krim të kryer. Nuk pres që ai të marrë azil, por është ende vendim i atyre që do të hyjnë në një procedurë të tillë”, tha Mickoski të martën, përpara gazetarëve.



Në anën tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se rasti me Grubin nuk do të kishte ndodhur nëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, nuk do të kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, që parashikonte kufizime të rrepta ndaj individëve të përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, për korrupsion. Nga BDI gjatë fundjavës, kërkuan edhe një herë nga Qeveria të miratojë Ligjin për masat restriktive.



Mickoski, i pyetur nëse Qeveria do ta miratojë këtë ligj, u përgjigj negativisht.



"Kjo Qeveri nuk do të miratojë ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ne do të punojmë gjithmonë në përputhje me normat pozitive ligjore dhe Kushtetutën, të cilat janë dy shtylla kryesore për ne. Në legjislacion kemi parashikuar masa për këta persona”, shtoi Mickoski.



Grubi, ish-deputet, tanimë edhe ish-anëtar i BDI-së, në opozitë, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor. Partia i ka bërë thirrje që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.



Në mesin e të dyshuarve në rastin e Lotarisë Shtetërore janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.


Kovaçevski i ka mohuar akuzat.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Шри-Ланка стремится в БРИКС: Анура Диссаянаке ждет ответа в 2025 году

СМИ: Рухнувший под Актау самолет ранее выкатился за пределы ВПП в Турции

Названы выгодные направления для путешествий в Новый год

Постное меню на Новый год: диетолог Рау предлагает вкусные и простые блюда

Музыкальные новости

«У него здесь три этажа квартир». Как аif.ru в Москве Асада искал

В Московской области при силовой поддержке ОМОН 'Пересвет" Росгвардии задержаны подозреваемые в разбойном нападении на пенсионерку

Кабмин запретил майнинг в 10 регионах России до 2031 года

ЦСКА продлил контракт с 17-летним бомбардиром-рекордсменом ЮФЛ

Новости России

Пожар в ТЦ "Кузьмич": локализовано 900 кв. метров усилиями 29 специалистов

Отопительный сезон на Нефтестрое оказался под угрозой в восьмой раз

Освободил Русь от монголо-татарского ига: чем ещё прославился Иван «Великий»

Собянин: Москва занимает второе место среди экономик городов мира

Экология в России и мире

Как провести новогодние каникулы с ребёнком в Москве?

Бесплатная дегустация на фестивале «Московское чаепитие»

«Ездила к кому-то в Питер»: Катя Гордон обвинила Анну Седокову в неверности

Врач-офтальмолог Кирилл Светлаков: почему нельзя покупать готовые очки для зрения

Спорт в России и мире

Карлос Алькарас сыграет на турнире ATP-500 в Дохе, куда заявлены ещё шесть игроков топ-10

Путинцева о том, как с травмой колена победила Швентек на «Уимблдоне»: «Думала: блин, пусть после этого матча вообще больше ничего не сыграю, но ее я сегодня обыграю»

Надаль приехал на молодежный итоговый турнир ATP в Джидде

Юлия Путинцева заявила о «зависти» к Елене Рыбакиной

Moscow.media

Паровое шоу от Рускеальского экспресса.

Bluetooth-сканер штрих-кодов SAOTRON P04 на базе CMOS-матрицы

В Болховском районе под влиянием горячительных напитков началась поножовщина

• Dusil Photography • https://dusil.org











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Русские и Иран могут договориться о полном союзе уже в ближайшие дни – Newsweek

Пожар в ТЦ "Кузьмич": локализовано 900 кв. метров усилиями 29 специалистов

Названы выгодные направления для путешествий в Новый год

Путин пригласил воинские расчеты стран СНГ принять участие в параде Победы