Pesëdhjetë vjet nga një pushtim që e ndau ishullin e Qipros më dysh, shumë banorë – si grekët qipriotë, ashtu edhe turqit qipriotë – ende shpresojnë për një zgjidhje. Qiproja u bë pjesë e Bashkimit Evropian më 2004, pavarësisht të qenët ishull i ndarë, përderisa e vetëshpallura Republikë Turke e Qipros Veriore mbetet e izoluar ndërkombëtarisht dhe e njohur vetëm nga Turqia. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)