Добавить новость

Экспонаты музея-заповедника из Можайска отвезут на выставку в Новокузнецк

«Дети страдают»: как живет знаменитая семья Тепляковых, которая «выращивает» вундеркиндов

Отношения с Ираном постепенно накачиваются // «Газпром» хочет закрепиться на Ближнем Востоке

Покупки полисов страхования ипотечного жилья выросли в 2,5 раза в январе-мае



Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dita e Çlirimit: Kosova shpreh mirënjohje për 24 vjet liri

Dita e Çlirimit: Kosova shpreh mirënjohje për 24 vjet liri

Kosova sot shënon 24-vjetorin e Ditës e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti vendosën kurora me lule nëpër disa lokacione në Prishtinë gjatë kësaj dite, duke nderuar figurat politike, aktivistët dhe ushtarët e rënë të NATO-s në Kosovë.

Osmani shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në shtetndërtimin e vendit.

“Jemi mirënjohës dhe e përsërisim këtë mirënjohje në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës për vizionarët e shtetit, për presidentin Rugova, gjithë aktivistët që dhanë gjithccka që të vendosen këto themele; për komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Ksoovës që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë; si dhe mirënjohje të përjetshme për të gjithë miqtë tanë të cilët na ndihmuan që lirinë, pavarësinë dhe demokracinë ta kemi realitet”, u shpreh presidentja.    

Konjufca, duke përkujtuar sakrificat e popullit të Kosovës për liri, tha se çlirimi i Kosovës është “shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

“Kjo [çlirimi i Kosovës] nuk do të mund të arrihej pa miqt e çmuar ndërkombëtarë, pa shtetet që e ndihmuan çlirimin e Kosovës, por kjo ndodhi edhe pikërisht pse që kauza jonë ishte shumë e drejtë. Ne krejt çfarë po kërkonim ishte ta hiqnim okupimin shekullor serb në Kosovë”, tha kryeparlamentari.

Edhe kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për shtetin e Kosovës, teksa tha se "sot përkujtojmë dhe festojmë 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës".

"Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë ndaj popullit tonë, gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës", u shpreh Kurti. 

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë tranzitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ajo po ashtu siguroi bazën ligjore për vendosjen e 50,000 trupave paqëruajtëse të udhëhequra nga NATO për ta siguruar paqen në Kosovë, njëherit edhe misioni më i madh paqëruajtës i Aleancës veriatlantike.

Vendosjes së trupave paqeruajtëse i parapriu Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin pjesë forcave paqeruajtëse nga 36 vende të botës - prej të cilëve 30,000 ishin të shteteve të NATO-s - që erdhën në Kosovë.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre të mbi 800,000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, që po strehoheshin në kampe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-a erdhi pas gati një dekade përpjekjesh diplomatike ndërkombëtare për t'i ndalur luftërat në ish-Jugosllavi. Në Kosovë, asaj i parapriu konferenca e Rambujesë dhe e Parisit, ku Serbia refuzoi kompromisin që të ndalte dhunën e forcave të saj në Kosovë.

Në luftën e viteve 1998-99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe më shumë se 6,000 të pagjetur.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshehen krimet.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Ndër ta ishte edhe Slobodan Millosheviqi i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Sipas të dhënave, mbi 1,600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Njëzetetre vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-it është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 4 mijë trupa nga 28 shtete të botës.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Сергей Собянин. Главное за день

Петербургские шахматистки Анастасия Боднарук, Евгения Овод и Ольга Карманова выиграли свои партии в 1-м туре Высшей лиги в Нижнем Новгороде

Версия: генерал Шевцова, правая рука Шойгу исчезла из поля зрения. Мнений много - куда?

Суд в Москве заочно арестовал экс-ведущую телеканала «Россия-1»

Музыкальные новости

Армения "положила" на дружбу РФ. Армяне в России заявляют, что "ОНИ" будут решать судьбу Краснодарского края и Черноморского побережья

Минское «Динамо» обыграло «Неман» в центральном матче 13-го тура чемпионата Беларуси

Сергей Лёвкин: в Градостроительном комплексе открыли набор на целевое обучение

Если спорт – это мир, то баскетбол – целая жизнь: президент РФБ Андрей Кириленко о карьере спортсмена, медийности и стратегических планах развития

Новости России

«В 23 года узнал, что я — француз»: как люди случайно находят родных родителей

12-летнему ребенку из Кулебак экстренно пересадили сердце в Москве

Исполнилось 70 лет нападающему горьковского «Торпедо» Владимиру Ковину

День села Болычево отпразднуют в Волоколамском округе

Экология в России и мире

У инвесторов появилась возможность купить ЦФА на "Атомайзе" прямо в мобильном приложении Росбанка

Главный врач клиники "Мегастом", стоматолог Владимир Лосев: в каком возрасте оптимально устанавливать брекеты

Продолжая добрые традиции: отель Yalta Intourist подарил праздник воспитанникам подшефного центра

На Мальдивы – со скидкой

Спорт в России и мире

Рейтинг WTA. Калинская дебютировала в топ-20

Российские теннисисты подпишут декларацию о нейтралитете для участия в Уимблдоне

В Беларуси отреагировали на неожиданное решение Арины Соболенко

Путинцева в Бирмингеме завоевала третий титул WTA в карьере

Moscow.media

Песочный вечер...

Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70

В Подмосковье сотрудники Росгвардии задержали гражданина, объявленного в федеральный розыск

Организованных тургруп из Новосибирска в Крыму нет











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Покупки полисов страхования ипотечного жилья выросли в 2,5 раза в январе-мае

Несовершеннолетняя девушка-зацепер погибла от удара током в Подмосковье

Под Ярославлем пьяный житель Подмосковья утопил машину с женой и сыном

Шоу-форум «ПАРТНЕРСТВА НОВОГО ВРЕМЕНИ»