Përplasjet verbale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë të bëjnë me të kaluarën, me luftën dhe me pranimin ose jo të krimeve të luftës, shpërfaqin dallimet thelbësore ndërmjet dy vendeve, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen, e cila do të ndikojë shumë në raportet ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë. Javën e kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “krimi në Reçak ka qenë i fabrikuar”, gjë që... Читать дальше...
Policia e Indisë ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues që ia vunë flakën automjeteve në Delhi, për shkak të një ligji për shtetësi. Zyrtarët e qeverisë thanë se ligji i ri do të ruaj minoritetet fetare si hindus dhe të krishterët nga persekutimi në vendet fqinje si Bangladesh, Pakistan dhe Afganistan, duke iu ofruar nënshtetësinë indiane. Por, kritikët konsiderojnë që ky ligj që nuk përfshinë njësoj edhe myslimanët, si dhe dobëson parimet sekulare të Indisë. Ligji që u... Читать дальше...
Afaristët në Maqedoninë e Veriut, thonë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të përshpejtojë procedurat për fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup- Bllacë si pjesë e autostradës "Arbën Xhaferi", pasi në të kundërtën çdo ditë e humbur paraqet goditje për biznesin. Ndërkohë, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se punohet me intensitet në tejkalimin e problemeve për fillimin e punimeve për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi... Читать дальше...
Një zyrtar i lartë në Qeverinë e Iranit, tha se Tehrani ka parandaluar një sulm të dytë kibernetik ndaj vendit, disa ditë më parë. Ministri i Telekomunikimit të Iranit, Mohammad Javad Azari Jahromi, tha se sulmi ishte identifikuar dhe parandaluar nga mbikqyrësit e sistemit të sigurisë kibernetike. Jahromi theksoi se qëllimi i sulmit ishte të ketë qasje në informata në intelegjencën qeveritare të Iranit. Ai shtoi se serverët e hakerëve janë identifikuar, por nuk dha më shumë informata. Më 11 dhjetor... Читать дальше...
Shumë qytetarë i janë bashkuar iniciativës "Vrapo Babadimër" në Prishtinë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë. Këtë vit, sipas organizatorëve, pritet t'ju ndihmohet rreth 700 familjeve.
Pritjet e gjata për trajtim mjekësor, trajtimi apo sjellja jo e mirë nga stafi mjekësor dhe referencat që marrin për trajtim mjekësor nga institucionet publike në ato private, janë disa nga ankesat kryesore të pacientëve në Kosovë. Të drejta e pacientit, në bazë të ligjeve në fuqi të Kosovës, përbëjnë të drejtat e njeriut në kujdesin shëndetësor dhe përfshijnë çështjet ligjore dhe etike në marrëdhëniet midis profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve. Kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër... Читать дальше...
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Social Demokrate të Kosovës. Përmes një njoftimi në Facebook, Ahmeti ka theksuar se ky vendim vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe se nuk do të garojë për asnjë pozitë në zgjedhjet e brendshme të partisë të cilat po mbahen të dielën. “Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Читать дальше...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishujt Filipine me epiqendër në Davao të dielën, duke shkaktuar shumë të lënduar dhe dëme të mëdha. Tërmeti me magnitudë 6.8 kishte thellësi prej 28.2 kilometrave, deklaruan Monitoruesit Gjeologjik të SHBA-së. Qendra për Paralajmërimet e Cunamit tha se nuk ka ndonjë rrezikshmëri për cunami pas tërmetit deri më tani. Autoritetet deklaruan se nuk ka ende viktima dhe se lëndimet nuk konsiderohen të rënda. Ky rajon ishte prekur nga tërmete të fuqishme në tetor dhe... Читать дальше...
Kina ka anuluar disa tarifa ekonomike në mallrat e Shteteve të Bashkuara, vendim që do të hyntë në fuqi më 15 dhjetor, për shkak të fazës së parë të marrëveshjes tregtare midis dy vendeve të premten. Tarifat e vendosura nga Kina për produktet amerikane kishin për cak misrin, grurin dhe disa pjesë të veturave. Tarifat e tjera të vendosura ndaj prodhimeve të SHBA-së, do të vazhdojnë ashtu siç janë, kanë deklaruar nga Ministria e Financave të Kinës. “Kina shpreson në bazat e barazisë dhe respektit reciprok... Читать дальше...
Në Kosovë janë të regjistruar mbi 10 mijë të rinj të cilët bëjnë punë vullnetare në komunitet. Në mesin e këtyre personave është edhe Arbrita Uka, 18 vjeçare nga Lipjani, studente e Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se u angazhua në punë të ndryshme vullnetare duke ndarë kohën e saj për fëmijët e familjeve me asistencë sociale, në ruajtjen e ambientit në shkollat fillore në Komunën e Lipjanit dhe aktivitete tjera. “Arsyeja pse unë bëj punën... Читать дальше...