"Me këtë vendim [qëndrimin mbi taksën], liderët e Kosovës pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë", thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, James Hooper, ish diplomat amerikan. Intervistën me zotin Hooper e realizoi Arbana Vidishiqi. Radio Evropa e Lirë: Zoti Hooper, Washingtoni është duke bërë trysni mbi Kosovën që të heqë taksën mbi prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës. Читать дальше...
Shefi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Shtetet e Bashkuara, Brock Long, dha dorëheqje, duke u bërë zyrtari i fundit i lartë që lë administratën e presidentit Donald Trump. Duke qenë në këtë post qysh në vitin 2017, ai ka udhëhequr përgjigjet ndaj disa katastrofave natyrore, përfshirë operacionin pas një stuhie shkatërruese në Puerto Riko. Long raportohet se ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje mbi përdorimin e burimeve të qeverisë. “Është koha për mua të shkoj në shtëpi te familja ime”, tha ai. Читать дальше...