Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran

Mospajtimet në mes të Uashingtonit dhe Teheranit nëse armëpushimi i përkohshëm - për të cilin është arritur pajtueshmëri këtë javë - përfshin edhe Libanin, janë duke shkundur themelet e gjithë paktit, teksa Izraeli zotohet se do të vazhdojë të godasë Hezbollahun “kudo që kërkohet”.

Hezbollahu është grup i përkrahur nga Irani, ndërsa konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Negociatorët iranianë pritet të takohen me një delegacion amerikan, të udhëhequr nga nënpresidenti JD Vance, më vonë gjatë javës, për t’i zhvilluar bisedimet e para për paqe.

Mirëpo një armëpushim i bërë publik më herët gjatë javës, për të mundësuar nisjen e bisedimeve, ka krijuar një atmosferë të tendosur, pasi nuk ka shenja se Irani e ka hequr plotësisht bllokadën në Ngushticën e Hormuzit, e cila ka rezultuar me ndalesën më të rëndë të furnizimit global me energji.

Teherani ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje, për aq kohë sa Izraeli e godet Libanin.

“Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë, do të goditet. Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun, kudo që kërkohet, derisa të rikthejmë sigurinë e plotë të banorëve në veri të Izraelit”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një postimi në 9 prill.

Disa orë më vonë, kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf ka thënë përmes një postimi se Libani “është pjesë e pandashme e armëpushimit". Sipas tij, “shkeljet bartin kosto të qarta dhe përgjigje të forta”.

Qalibaf pritet të udhëheqë delegacionin e Teheranit, bashkë me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, në bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani në Islamabad.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Libani nuk është pjesë e armëpushimit, derisa shumë shtete tjera janë shprehur të shqetësuara në këtë drejtim, duke thënë se diçka e tillë po rrezikon marrëveshjen, e cila i ka pezulluar luftimet pas pesë javësh.

“Veprimet izraelite janë duke rrezikuar sërish armëpushimin SHBA-Iran. Armëpushimi në Iran duhet të vlejë edhe për Libanin”, ka thënë kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas më 9 prill.

“Hezbollahu e ka shtyrë Libanin në luftë, mirëpo e drejta e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nuk e arsyeton ndonjë shkatërrim masiv”, ka thënë ajo.

Më 9 prill, edhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot ka thënë se sulmet e Izraelit “minojnë” marrëveshjen amerikano-iraniane, derisa ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ka bërë thirrje që armëpushimi të zgjerohet edhe në Liban.

Izraeli e ka nisur sulmin më të madh ndaj Libanit – prej nisjes së konfliktit – më 8 prill, pak pasi është zyrtarizuar armëpushimi.

Gjatë një vizite në Hungari, Vance ka thënë se beson që ka “keqkuptime legjitime” për kushtet e marrëveshjes së arritur.

“Më duket se iranianët kanë menduar që armëpushimi përfshin Libanin, dhe nuk është ashtu”, ka thënë ai, duke shtuar se “as ne dhe as izraelitët nuk kanë thënë se diçka e tillë do të jetë pjesë e armëpushimit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se forcat amerikane do të vazhdojnë të jenë “në dhe rreth Iranit” derisa të arrihet “marrëveshja e vërtetë”.

Pavarësisht arritjes së marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit – njëra prej arterieve më vitale në botë për transportim të naftës dhe gazit - vazhdon të jetë e paralizuar pothuajse tërësisht.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus