Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kërkohet rihapja “pa kushte” e Hormuzit, pas takimit të udhëhequr nga Britania

Mbretëria e Bashkuar ka udhëhequr një takim online ku morën përfaqësuesit e mbi 40 shteteve që diskutuan për krizën e Ngushticës së Hormuzit dhe pas takimit u kërkua “rihapja e menjëhershme dhe pa kushte” e kësaj rruge kyç të tregtisë botërore.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kosovës, Glauk Konjufca.

Por, takimi nuk prodhoi ndonjë përparim konkret në këtë çështje.

“Irani po tenton ta mbajë peng ekonominë botërore në Ngushticën e Hormuzit. Ata nuk duhet t’ia arrijnë qëllimit”, tha sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper në një deklaratë.

“Për këtë arsye, partnerët sot bënë thirrje për rihapjen e menjëhershme dhe pa kushte të ngushticës dhe respektimin e parimeve themelore të lirisë së lundrimit dhe të ligjit për detin”, shtoi ajo.

Ngushtica e Hormuzit është mbyllur pothuajse plotësisht që nga fillimi i luftës të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt, duke ndikuar në furnizimet botërore të mallrave, përfshirë naftën, gazin e lëngshëm natyror dhe plehrat kimike.

Ndërkaq, kryediplomati kosovar Konjufca përmes një postimi në Facebook përsëriti thirrjen e shteteve pjesëmarrëse në takim për rihapjen e Hormuzit.

“Ndërprerjet në këto rrugë jetike nuk janë vetëm çështje rajonale, por prekin drejtpërdrejt ekonomitë dhe stabilitetin e shumë vendeve, përfshirë edhe vendin tonë. Ato ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, në çmimet e energjisë dhe në sigurinë ekonomike në përgjithësi. Për këtë arsye, veprimi ndërkombëtar është thelbësor për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin normal të këtyre korridoreve strategjike”, shkroi Konjufca.

Mbyllja e ngushticës ka çuar në një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë, përfshirë edhe në Kosovë.

Po ashtu, kryediplomatët dhe përfaqësuesit e mbi 40 shteteve që morën pjesë në takimin online diskutuan për një sërë fushash “të veprimit të mundshëm kolektiv dhe të koordinuar”, tha kryediplomatja britanike Cooper.

Kjo mund të përfshijë edhe rritjen e presionit diplomatik, përfshirë përmes Kombeve të Bashkuara, por edhe sanksioneve, tha ajo.

Po të enjten, Këshilli për Bashkëpunim të Gjirit Persik i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të autorizojë përdorimin e forcës për të mbrojtur Hormuzin.

Bahrejni propozoi një draft-rezolutë që kërkon miratimin e përdorimit “të të gjitha mjeteve” nga shtetet që të sigurohet transporti i lirë përmes Hormuzit.

Megjithatë, kjo masë ka përçarë Këshillin e Sigurimit me 15 anëtarë, ku Rusia, Kina dhe Franca – që kanë të drejtën e vetos – kanë shprehur kundërshtime të forta.

Takimi virtual i organizuar nga Britania u mbajt pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje shteteve që importojnë naftë që të shfaqin “kurajë” dhe të marrin ngushticën.

“Vendet e botës që … marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim”, tha Trump gjatë një fjalimi drejtuar kombit të mërkurën. tha Donald Trump në një adresim në orar qendror të mërkurën vonë.

“Thjesht merreni, mbrojeni, përdoreni për veten tuaj”, shtoi ai.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus