Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Brionit

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje të martën për anulimin e takimit të Bërdo-Brionit, i cili ishte paraparë të mbahej në maj.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë në thelb të procesit të integrimit evropian dhe përbëjnë pjesë thelbësore të rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe në krijimin e një klime që favorizon zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe dhe trashëgimisë të së kaluarës”, tha Komisioni Evropian.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e anuloi takimin e Bërdo-Brionit, i cili duhej të mbahej në maj, duke thënë se tani për tani nuk ka kushte për ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kroaci.

“Deklaratat dhe veprimet politike të presidentit të Serbisë, të cilave u kemi dëshmuar ditët dhe javët e fundit, janë në kundërshtim të plotë me qëllimin e Bërdo-Brionit, dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore”, tha Millanoviq të hënën.

Vuçiq, pas zgjedhjeve lokale në Serbi më 29 mars, deklaroi se do t’i “verifikojë raportet e agjencive të sigurisë për ndikimin e mundshëm të vendeve të huaja në procesin zgjedhor”, duke përmendur “mbështetje logjistike nga një shtet fqinj”.

“Na kanë goditur nga rajoni edhe sot. Mund të shihnit çfarë kanë bërë nga Zagrebi dhe sa të mëdha kanë qenë përpjekjet e tyre. Në Kula (komunë në veri të Serbisë) kishte më shumë targa nga Zagrebi sesa nga komunat përreth. Dhe nuk po flas vetëm për logjistikën e transportit, por para së gjithash për atë mediatike”, tha Vuçiq.

Pas shpërthimit të protestave kundër Qeverisë për shkak të vdekjes së 16 njerëzve në Novi Sad në fund të vitit 2024, autoritetet në Serbi kanë akuzuar në disa raste shërbimet sekrete kroate për organizimin e demonstratave, gjë që zyrtarët në Zagreb e kanë mohuar ashpër.

Procesi i Bërdo-Brionit është një iniciativë politike rajonale që mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillohet që nga vitit 2013, me qëllim për të nxitur bashkëpunim dhe për ta përshpejtuar integrimin e rajonit në BE.

Nga kabineti i Millanoviqit u njoftua se Kroacia dhe Sllovenia, si vende anëtare të BE-së, e kanë iniciuar procesin Bërdo-Brioni me synim përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore.

Si bashkëkryesues i procesit Bërdo-Brionit, Millanoviq i ka njoftuar krerët e shteteve pjesëmarrëse se ka vendosur të anulojë takimin e planifikuar në Kroaci.

Përveç presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, në procesin e Bërdo-Brionit marrin pjesë edhe liderët e Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus