Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Një grup dypartiak senatorësh dhe kongresistësh amerikanë i kanë bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump që t’i rikthejë sanksionet ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik për shkak të, siç kanë thënë ata, minimit të paqes dhe sigurisë së Ballkanit.

Kjo iniciativë vjen pesë muaj pasi Trump i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese kundër Dodikut, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në një letër të publikuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan, ligjvënësit i kanë kërkuar Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessant dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio që të sanksionohet Dodiku në përputhje me ligjin federal, duke përmendur që sanksionet ishte planifikuar të vazhdoheshin më 18 mars, sipas rregulloreve.

Iniciativa është shtyrë përpara nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe senatori republican, Thom Tillis. Në mesin e nënshkruesve janë edhe: Chuck Grassley, Roger Wicker, Dick Durbin, Elizabeth Earren, Mike Turner dhe Ann Wagner.

Ligjvënësit amerikanë pretendojnë se Dodiku i ka vazhduar veprimet që “minojnë direkt Marrëveshjen e Dejtonit”, përfshirë avokimin për ndarjen e Republikës Sërpska – entitetit serb të Bonje dhe Hercegovinës, duke sfiduar juridiksionin e institucioneve shtetërore, dhe duke shkelur Aktin e Autorizimit për Mbrojtje Kombëtare të vitit 2026.

“Ndonëse e kuptojmë që heqja e sanksioneve mund të jetë nxitur nga dëshira për stabilitet më të madh politik në Bosnje, veprimet e Dodikut e demonstrojnë qartë që ai nuk ka qëllime për ta ndjekur atë rrugë”, përmendet në letër.

Në një shtojcë të letrës, ligjvënësit rikujtojnë se Akti i Autorizimit për Mbrojtje Kombëtare kërkon vendosjen e sanksioneve jo më vonë se 90 ditë prej hyrjes së ligjit në fuqi dhe citojnë shembuj pse Dodiku përmbush kriteret – prej festimit të Ditës së Republikës Sërpska, festë jokushtetuese, deri te lobimi në Uashington për “pavarësinë e Republikës Sërpska”.

Mes tjerash, zyrtarët amerikanë kanë përmendur rastin e Stasha Kosharacit, i cili pasi është larguar nga lista e të sanksionuarave nga Shtetet e Bashkuara e ka dërguar “një helmetë të periudhës naziste” në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të cilës ai vazhdimisht i është referuar si “strukturë pushtuese”.

“Ky incident është pjesë e një modeli të vazhdueshëm sjelljeje të Dodikut dhe ndihmësve të tij, të cilët vazhdimisht kritikojnë dhe minojnë autoritetin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë”, kanë thënë nënshkruesit e letrës.

Ligjvënësit kanë përmendur se Shtetet e Bashkuara “kanë luajtur rol kyc në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Bosnje-Hercegovinë” dhe që “është në interesin kombëtar të SHBA-së që t’i mbajë përgjegjës ata që synojnë ta minojnë paqen e fituar mbi 30 vjet më parë”.

Millorad Dodik, ish-president i Republikës Sërpska, është larguar nga zyra më 2025, është dënuar me një vit burgim dhe i është vendosur një ndalesë prej gjashtë vjetësh për t’u marrë me aktivitete politike, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve në këtë shtet.

Administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden e ka sanksionuar Dodikun më 2022 për korrupsion dhe kërcënim të stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe në fillim të vitit 2025, sanksionet janë zgjeruar edhe tek anëtarët e familjes së tij.

Trump ia ka hequr sanksionet në tetor, pa ndonjë sqarim shtesë. Sipas mediave amerikane, disa zyrtarë serbë pretendojnë se janë duke punuar vazhdimisht për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që kultivojnë lidhje të ngrohta me Rusinë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus