Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Protestuesit opozitarë në Tiranë hedhin molotovë drejt institucioneve

Molotovë dhe fishekzjarrë janë hedhur drejt institucioneve shtetërore në Tiranë të Shqipërisë, gjatë protestës e re e thirrur nga subjekti opozitar, Partia Demokratike. Policia shqiptare hodhi ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

PD-ja e Sali Berishës kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar pasi në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngriti aktakuzë ndaj Belinda Ballukut që në atë kohë mbate postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të zëvendëskryeministres.

Protestuesit të dielën hodhën molotovë edhe drejt selisë së Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, Bashkisë së Tiranës dhe selisë së Partisë Socialiste në pushtet. Gaz lotsjellës u hodh edhe pranë Ambasadës italiane.

Pas përfundimit të protestës, Policia e Shtetit njoftoi se gjashtë policë u lënduan gjatë përplasjes me protestuesit.

Policia shqiptare tha se ata po trajtohen në spital dhe se gjendja e tyre shëndetësore "është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve".

Protesta u thirr menjëherë pasi Kuvendi më 12 mars votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit për deputeten socialiste Belinda Balluku, e cila dyshohet për korrupsion. Këtë kërkesë SPAK e bëri me qëllim arrestimin e Ballut.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas asaj seance, thirri mbështetësit në protestë më 22 mars, duke e cilësuar një ditë të madhe për demokracinë në Shqipëri, pasi 34 vjet më parë Partia Demokratike mori pushtetin pas rrëzimit të diktaturës komuniste.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë protestës u ndje keq pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe u shoqërua nga protestuesit për në banesën e tij. Më pas ai sërish u kthye në protestë.

Që nga dhjetori, PD-ja ka mbajtur disa protesta që janë përshkuar me dhunë mes protestuesve dhe policisë.

Ndryshe, SPAK e akuzon Ballukun për ndërhyrje në tenderë publikë që kishin të bënin me projekte të mëdha infrastrukturore dhe për favorizim të kompanive të caktuara. Balluku i ka mohuar akuzat.

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, që vitin e kaluar fitoi mandatin e katërt me radhë qeverisës, ka shumicë në Parlament.

Rama është ankuar për tejkalim të kompetencave nga gjyqësori, veçmas për ndalimet para zhvillimit të gjykimeve.

Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri më 2030, por blloku ka kërkuar nga Tirana që të bëjë më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus