Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit në Kosovë arritën rreth 6 milionë euro, sipas një vlerësimi fillestar

Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth 6 milionë euro, tha të enjten për Radion Evropa e Lirë Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Shirat e rrëmbyeshëm disaditorë gjatë janarit nxitën përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës, duke shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe infrastrukturë publike dhe duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ibrahimi i tha Radios Evropa e Lirë se, sipas vlerësimeve fillestare nga komunat e prekura, dëmet arrijnë shumën e 6 milionë euro.

Dëmet, sipas tij, kanë ndikuar ndjeshëm në ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike.

Komuna më e prekur është Gjakova, me rreth 2.7 milionë euro dëme, e ndjekur nga Drenasi me mbi 1.5 milion euro.

Ndërkohë, dëmet në Pejë, Rahovec dhe Mitrovicë arrijnë në rreth 800 mijë euro secila. Në Klinë dëmet vlerësohen mbi 650 mijë euro, ndërsa në Malishevë rreth 540 mijë euro.

Përveç këtyre, nga vërshimet janë prekur edhe Skenderaj, Istog dhe Fushë Kosovë, por vlerësimet përfundimtare për këto komuna ende nuk janë bërë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga institucionet qendrore kompensim sa më të shpejtë të mjeteve financiare për mbulimin e dëmeve.

“Komunat nuk mund ta përballojnë të vetme këtë barrë financiare. Pa ndërhyrje të shpejtë nga niveli qendror, rrezikohet seriozisht realizimi i shumë projekteve dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët”, tha Ibrahimi për REL-in.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me vlerën e dëmeve dhe afatin e kompensimit të tyre.

Përmbytjet në Kosovë përsëriten pothuajse çdo vit, ndërsa shumë projekte për rregullimin e lumenjve dhe ndërtimin e digave mbeten të parealizuara, pavarësisht se parashihen në buxhete.

Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk lidhet vetëm me reshjet, por me keqmenaxhimin e lumenjve, ndërhyrjet e pakontrolluara dhe mungesën e masave parandaluese afatgjate.

Viti 2023 ishte ndër vitet kur vendi u godit më së shumti nga vërshimet. Ndër komunat e prekura atë ishin Skenderaj, Istogu, Klina dhe Mitrovica e Jugut.

Sipas raportit “Mjedisi i Evropës 2025”, i publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës, përmbytjet e vitit 2023 shkaktuan dëme prej 3.75 milionë eurosh vetëm në familje.

Megjithatë, sipas të dhënave të komunave në atë kohë, vlera e përgjithshme e dëmeve vlerësohej rreth 26 milionë euro.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus