Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi të martën një rezolutë për shpalljen e Iranit “shtet sponsor i terrorizmit” dhe shtet që përdor mjete terroriste.

Rezoluta u miratua me 79 vota për, një abstenim ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë.

Përmes kësaj rezolute, Shqipëria dënon veprimet e Republikës Islamike të Iranit që, sipas dokumentit, mbështesin dhe mundësojnë akte terrorizmi, operacione hibride dhe aktivitete destabilizuese në rajone të ndryshme të botës, si dhe shprehet solidaritet i plotë me vendet mike të Gjirit Arab dhe me Turqinë, të cilat janë shënjestuar ditëve të fundit nga Irani.

Përmes rezolutës dënohen edhe sulmet kibernetike të kryera kundër institucioneve të Shqipërisë, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit.

Përmes këtij dokumenti Kuvendi i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë që t’i forcojë masat kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin e sponsorizuar nga shtetet dhe kërcënimet kibernetike si dhe të bashkëpunojë me vendet aleate.

Qeverisë i kërkohet edhe që ta shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, si dhe Hezbollahun si organizatë terroriste, si rrjetëzim të Republikës Islamike të Iranit, në linjë me veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe disa fuqive tjera.

Miratimi i kësaj rezolute u paralajmërua më herët nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Një ditë më parë Partia Demokratike, parti në opozitë, deklaroi se do ta bojkotonte seancën, duke thënë se nuk ishte një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për agjendën personale të kryeministrit dhe të kryetarit të Kuvendit.

Shqipëria nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin prej vitit 2022, për shkak të sulmeve kibernetike iraniane.

Autoritetet shqiptare i konsideruan këto sulme si hakmarrje për strehimin e disidentëve iranianë të Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (MEK) një dekadë më parë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus