Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Irani eksperimenton me doktrinën dhe teknologjinë kineze të luftës

Lufta në Iran ofron shumë mësime për efektivitetin e doktrinës dhe të pajisjeve ushtarake kineze, të cilat përdoren nga ushtria iraniane, thotë Eran Ortal, gjeneral rezervë i brigadës në Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Në një intervsitë dhënë Radios Evropa e Lirë nga një lokacion pranë Tel Avivit, Ortal thotë se taktikat iraniane rreth Ngushticës së Hormuzit janë shumë të ngjashme me ato që pritet të përdorë Kina në një konflikt të mundshëm me Tajvanin.

Ushtria amerikane dhe ajo kineze po “marrin shënime”, ndërkohë që zhvillohet konflikti aktual, sipas tij.

Ortal ka qenë më herët komandant i qendrës Dado të Forcave Mbrojtëse të Izraelit - një njësi studimore ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm.

Ai tani është drejtues i programit ushtarak në qendrën Begin-Sadat (BESA) në Universitetin Bar-Ilan dhe studiues në Këshillin Amerikan për Politikë të Jashtme (AFPC).

Radio Evropa e Lirë: Irani e ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit. A ka zgjidhje ushtarake dhe nëse po, si duket ajo?

Eran Ortal: Kjo është natyra e luftës asimetrike. Ju mund të shkatërroni flotën iraniane dhe gjithë Marinën iraniane... dhe Flota e Pestë e ka bërë këtë. Por, aftësitë asimetrike, motoskafet, anijet pa pilotë, minat dhe raketat bregdetare do të vazhdojnë të jenë aty. Dhe, ky është një kërcënim që nuk mund ta eliminoni plotësisht.

Është njësoj si problemi i raketave kundër tankeve në Liban. Ju mund t’i eliminoni disa prej tyre, mund të merrni masa kundër tyre, por ato gjithmonë do të kenë mundësi të sulmojnë nga larg.

Ju mund t’i mbroni anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe mund ta fitoni luftën. Këto janë, në thelb, taktikat dhe strategjitë për të manovruar rreth këtij problemi. Dhe, mendoj se kjo është strategjia amerikane.

Radio Evropa e Lirë: Po thoni se ata mund ta mbrojnë transportin detar deri në njëfarë mase, por nuk ka garanci dhe anijet mund të humbasin?

Eran Ortal: Po, por në një shkallë të mjaftueshme, mjaft të mirë. Por, sërish, nuk është vetëm çështje taktike. Dhe, iranianët e kuptojnë këtë. Ndaj, sulmuan objektet e naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, që shtrihen përreth Ngushticës, direkt në Ngushticën e Adenit.

Një pjesë e madhe e naftës arrin të dalë rrugëve të tjera, por ata po përpiqen t’i sabotojnë edhe ato.

Radio Evropa e Lirë: Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t’i zhvendosin forcat nga Azia. Kjo përfshin 2.500 marinsa, një anije detare sulmi... Për çfarë mendoni se po bëhet kjo? Ndoshta për ishullin Kharg?

Eran Ortal: Gjëja e parë është parandalimi: ‘Jemi të gjithë brenda, mund ta vazhdojmë këtë dhe mund ta përshkallëzojmë situatën’.

Gjëja tjetër është qëllimi operacional. Mendoj se kjo mund të nënkuptojë se CENTCOM (Komanda Qendrore e SHBA-së) mund të ketë disa operacione për hapjen e Ngushticës së Hormuzit në bregun iranian. Mund të nënkuptojë, gjithashtu, se mund ta marrim ishullin Kharg.

Dhe, ndoshta, një qëllim tjetër operacional mund të jenë 440 kilogramët e uraniumit të pasuruar - të fshehur diku në një nga malet iraniane - që vetëm një operacion tokësor mund t’i largojë, nëse regjimi iranian nuk rrëzohet deri në fund të kësaj lufte.

Radio Evropa e Lirë: Këta janë 450 kilogramët e uraniumit të pasuruar për të cilët foli Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i SHBA-së. Ndalemi te fushata ajrore. Ka pasur disa diskutime në mediat izraelite se Irani mund të përfundojë duke u dukur si Gaza, se mund ta ketë atë nivel shkatërrimi dhe vdekjesh civile. A mendoni se kjo është një mundësi?

Eran Ortal: Nëse kjo frazë do të thotë që Irani mund të lëndohet shumë dhe pjesa më e madhe e infrastrukturës së tij të shkatërrohet, atëherë po. Por, Gaza është shkatërruar plotësisht jo për shkak të bombardimeve nga ajri. Është shkatërruar plotësisht sepse ka qenë një hapësirë beteje e përgatitur nga Hamasi [v.j. grup palestinez, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera], për të zmbrapsur çdo ofensivë të ardhshme izraelite.

Kjo është larg nga situata në terren në Iran. Ky është një vend me 90 milionë banorë. Është shumë më i madh se Gaza. Pra, jo, kjo hapësirë nuk mund të shkatërrohet aq sa Gaza.

Teknologjia dhe taktikat kinezeRadio Evropa e Lirë: Çfarë mësimesh ushtarake mendoni se po nxjerrin Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nga ky konflikt aktual? Një gjë që më vjen ndërmend është se Irani ka shumë teknologji ushtarake kineze, për shembull.

Eran Ortal: Strategji e Iranit është ajo që ushtria amerikane e quan A2/AD - “anti-access/area denial” (ndalim i qasjes dhe i përdorimit të zonës).

Kuptimi është ky: me raketa me saktësi të lartë dhe aftësi të tjera, ndërpret ose frikëson palën tjetër që të hyjë në zonën e konfliktit - kjo është pjesa “anti-access”.

Pjesa e “area denial” shihet te Ngushtica e Hormuzit. Irani nuk mund të konkurrojë me amerikanët në kontrollin e detit dhe të ajrit, por mund të pengojë përdorimin e lirë të këtyre hapësirave.

Strategjia kineze për teatrin e saj të ardhshëm të luftës është shumë e ngjashme. Ata do të përparonin drejt Tajvanit dhe pastaj do të përpiqeshin t’i pengonin amerikanët që të ndërhynin, duke përdorur të njëjtën strategji.

Armët që përdorin iranianët - shumica kineze, ruse ose kopje iraniane të tyre - me të njëjtat taktika dhe komandim, u ofrojnë amerikanëve mësime të vlefshme për një konflikt të mundshëm në Detin e Kinës Jugore. Jam i sigurt që ekipi amerikan po mban shënime.

Radio Evropa e Lirë: Mendoj se dallimi kryesor është se forcat e armatosura kineze funksionojnë në një nivel shumë më të lartë, si në pajisje ashtu edhe në organizim, krahasuar me ato iraniane...

Eran Ortal: Absolutisht. Dhe, sigurisht, edhe kinezët po mbajnë shënime. Ata duhet të mendojnë se janë shumë më të mirë se iranianët, siç e thatë edhe ju. Por, nga ana tjetër, ata gjithashtu po mendojnë me vete se “këto janë pajisjet tona... kjo është doktrina jonë”.

Mendoj se ata duhet të marrin mësim nga ngjarjet e fundit, veçanërisht duke pasur parasysh vitin 2027 si objektiv që kanë shpallur për t’u përgatitur për një konflikt të mundshëm rreth ngushticës dhe ishujve të Tajvanit.

Radio Evropa e Lirë: Nëse konflikti aktual përfundon me Iranin e dobësuar, por pa ndryshim regjimi, ku e lë kjo Lindjen e Mesme, ekuilibrin e fuqisë? A do të thotë kjo se, pas X muajsh, do të ketë një luftë tjetër?

Eran Ortal: Për largimin e këtij regjimi, ne mund të krijojmë vetëm kushte më të favorshme që iranianët të përfitojnë... Pavarësisht nëse kjo ndodh ose jo, zhveshja e Iranit nga aftësitë e tij ushtarake, nga sistemi i tij i mbrojtjes, është thelbësore në rajonin tonë.

Është thelbësore jo vetëm për ta stabilizuar këtë rajon, por është thelbësore edhe në një kuadër më të gjerë, si për një konflikt të mundshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Amerikanët nuk do të donin që Irani të ishte në krahun jugor të Paqësorit në një skenar të tillë. Pra, zhveshja e Iranit nga aftësitë e tij është një gjë e mirë.

Ekziston rreziku, sepse një bishë e plagosur që kërkon hakmarrje në këtë rajon, është e rrezikshme. Por, prapëseprapë, kemi krijuar një dritare kohore prej disa vitesh, që ky Iran i dobësuar të trajtohet - në rastin më të keq.

Po civilët iranianë?Radio Evropa e Lirë: Çfarë do t’u thoshit njerëzve në Iran që kanë protestuar kundër Qeverisë së tyre, autoriteteve klerike? Ata kanë rrezikuar jetën e tyre. Janë qëlluar. Ndoshta kanë humbur të dashurit e tyre. Dhe tani janë të tmerruar nga fushata izraelite dhe amerikane.

Eran Ortal: Ajo që kam dëgjuar nga Irani, ajo që mund të shohim nga Irani, janë njerëzit e njëjtë që brohorasin, duke u lutur që ofensiva të vazhdojë derisa ky regjim të bjerë.

Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli mund t’u premtojnë diçka me përgjegjësi këtyre njerëzve. Por, sigurisht, qëllimi i kësaj lufte është i përbashkët për atë grup dhe për aleatët që luftojnë në qiellin iranian.

Rënia e bombave është një gjë shumë e frikshme. Por, siç e dini, raketat bien mbi qytete, qyteza dhe komunitete izraelite dhe në Gjirin Persik, dhe ato bien pa dallim. Qëllimi i tyre është të vrasin civilë.

Bombardimet amerikane dhe izraelite në Iran kanë në shënjestër posaçërisht objektiva të identifikuara nga inteligjenca. Disa gabime mund të ndodhin dhe disa dëme anësore ndodhin gjithmonë në luftë.

Jam i sigurt dhe vërej që ata iranianë për të cilët po flisni, e kuptojnë këtë, sepse mund t’i shohim duke ecur nëpër rrugë, duke dërguar fotografi të pikave të Basijit [forcë ushtarake] në Teheran dhe duke u lutur që këto pika të bëhen shënjestra ditën tjetër.

Përgatiti: Valona Tela

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus