Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump për Iranin: Nganjëherë duhet ta përdorësh forcën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se nuk është i kënaqur me Iranin dhe se dëshiron ta arrijë një marrëveshje me Teheranin, por paralajmëroi se “nganjëherë duhet” të përdoret forca ushtarake.

Trump, duke folur me gazetarët teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Teksas, tha se Irani ende nuk është i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore, pavarësisht se këtë ia kërkojnë Shtetet e Bashkuara.

Ai foli një ditë pasi bisedimet mes të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe zyrtarëve iranianë në Gjenevë përfunduan pa marrëveshje.

Ushtria amerikane ka dërguar forca të mëdha në rajon, në pritje të urdhrit nga Trumpi.

I pyetur për mundësinë e përdorimit të forcës, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë.

“Do të doja të mos e përdorja, por nganjëherë duhet”, tha ai.

Trump tha se më vonë gjatë ditës do të zhvillohen bisedime të tjera lidhur me Iranin.

Ai nuk tregoi se me kë, por zyrtarë të lartë amerikanë të Mbrojtjes ndodheshin të enjten në Shtëpinë e Bardhë për bisedime.

“Ne nuk duam që Irani të ketë armë bërthamore dhe ata nuk po i thonë këto fjalë të arta”, tha Trump.

Presidenti kishte planifikuar aktivitete në Corpus Christi në Teksas të premten pasdite dhe më pas do të fluturonte drejt Floridës për ta kaluar fundjavën në klubin e tij Mar-a-Lago.

Omani, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, dërgoi ministrin e tij të Jashtëm në Uashington të premten për bisedime mbi këtë çështje me nënpresidentin amerikan JD Vance, sipas një burimi, raporton Reuters.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus