Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Sorensen për takimet në Prishtinë: U përqendruam në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se në takimet në Kosovë që zhvilloi një ditë më parë u përqendrua në avancimin e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.

Emisari evropian zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me ministrin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca.

“Vizitova Kosovën për bisedime të mira me kryeministrin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të raporteve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, shkroi ai në X më 24 shkurt.

Pas takimit me Sorensenin, Kurti deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të raporteve me Serbinë, përmes njohjes së ndërsjellë.

Ndërkaq, Konjufca e ka njoftuar Sorensenin se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të udhëheqë procesin e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë, që ka nisur më 2011.

Megjithatë, MPJD-ja nuk tha saktësisht nëse Konjufca do të jetë në krye të këtij procesi.

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se beson se marrja e udhëheqjes së dialogut nga MPJD-ja shënon një "momentum të ri", por paralajmëroi se çdo gjë në këtë proces do të varet nga "gatishmëria për të bërë kompromise dhe për të qenë realist".

Dialogu, tha ai, do të duhej të ishte projekti kryesor i Qeverisë së Kosovës në muajt e ardhshëm.

I pyetur për performancën që mund ta ketë Konjufca në krye të këtij procesi - nëse konfirmohet - Muhaxhiri u shpreh se ai mund të sjellë energji të reja.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk do të ishte mirë që Konjufca, siç u shpreh ai, të mbetej nën hijen e Kurtit, duke argumentuar se një gjë e tillë do të nënkuptonte se do të vazhdohej me gjendjen aktuale, të cilën e vlerësoi si "negative".

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Mbi një dekadë dialog, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.

Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus