Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Projektligji për buxhetin miratohet në lexim të parë

Me 66 vota për, 32 kundër dhe pesë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Arbërie Nagavci, shefe e Grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, propozoi që shqyrtimi i dytë i projektligjit për buxhetin të bëhet më 20 shkurt, në orën 11:00.

Ky propozim u miratua me 67 vota të deputetëve.

Kryetarja Haxhiu, kërkoi nga komisionet funksionale për buxhet, si dhe nga komisionet tjera parlamentare, sipas fushave që mbulojnë, që ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, si dhe t’ia paraqesin Kuvendit raportet me rekomandimet.

Sa parashihet të jetë buxheti?Projektligji parasheh që buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 të jetë rreth 4 miliardë euro.

Ministri i Financave i Qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati tha se miratimi i këtij projektligji është nevojë emergjente.

“Është një buxhet që kufiri i shpenzimit është përafërsisht 4 miliardë euro apo 3 miliardë e 967 milionë euro. Këto shpenzime mund të zbërthehen në kategori: paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliard e 358 milionë euro, si dhe shpenzime kapitale 998.4 milionë euro apo 897 milionë euro të financuara nga granti apo buxheti i rregullt, si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve”, ka thënë Murati.

Ai përmendi se ky projektligj është dashur të miratohej në tetorin e vitit të kaluar - periudhë kur Qeveria ishte në detyrë. Në mungesë të konsensusit politik, projektligji nuk ishte miratuar në Kuvend.

Murati kërkoi që projektligji të miratohet siç është propozuar, ndërsa u zotua që në mars do të ketë rishikim të tij.

Çfarë thanë partitë?Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se kjo parti mbështet projektligjin.

“Duke pasur parasysh emergjencën e funksionimit të institucioneve në mënyrë të rregullt, faktin se ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës, dhe që buxheti adreson kujdesin për të gjithë sektorët, departamentet dhe të gjitha shtresat e qytetarëve, duke adresuar edhe disa nga prioritetet e Qeverisë, ne i japim mbështetje të plotë këtij buxheti”, theksoi Nagavci.

Mbështetje dha edhe grupi parlamentar multietnik, i cili përbëhet nga deputetë të komuniteteve joserbe.

“Konfirmoj se do të votojmë për miratim”, tha Emilija Rexhepi.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosvës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ishin në të njëjtën linjë.

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk e sheh të nevojshme urgjencën për miratim të buxhetit dhe nëse deputetët kanë më shumë kohë, ata mund të propozojnë alternativa që mund të ndikojnë pozitivisht në projektligj.

Ai tha se buxheti i propozuar për vitin 2026, “është buxhet që menaxhon status quo-në” dhe se shpenzimet e rritura për subvencione dhe transfere, e zvogëlojnë hapësirën fiskale për periudhat e ardhshme.

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkoi që në buxhet të reflektohen edhe ministritë e reja, si dhe të shpërfaqet ekspozeja e kryeministrit Albin Kurti, të cilën e shpalosi në ditën që u votua ekzekutivi.

Ai theksoi se projektligji për buxhetin nuk e merr parasysh buxhetin e kryeqytetit të vendit, Prishtinës – komunë nën drejtimin e LDK-së.

“Nëse LDK-së i mohohet nga ky Kuvend një e drejtë kushtetuese vetëm nga vullneti i numrave shumicë, atëherë edhe LDK-ja do të ridefinojë pozicionin e saj në relacion me çështjet që kërkojnë edhe numrat tonë në këtë Kuvend”, paralajmëroi Abdixhiku.

Ai nuk sqaroi se për cilat çështje e kishte fjalën, por votat e LDK-së mund të duhen për mandatin e ri të presidentit të Kosovës.

Presidentes aktuale, Vjosa Osmani i skadon mandati më 4 prill, ndërsa 30 ditë më përpara Kuvendi duhet të votojë për emrin që do të ketë mandatin e ri.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se fakti që dokumenti për buxhetin është i njëjtë sikurse ai i tetorit të vitit të kaluar, tregon se ekzekutivi nuk ka bërë asnjë veprim për të sjellë një dokument tjetër, me ndryshime për buxhetin të bazuar mbi programin politik dhe rezultatin zgjedhor.

“Ne nuk e mbështesim këtë dokument. Ne e shohim të rëndësishëm. Këto dy tre ditë që i kemi përpara, deri të premten, nëse do të vazhdojmë që të mos kemi mundësi të japim asnjë amendament, unë propozoj që ne ta bojkotojmë procesin e diskutimit të buxhetit”, theksoi Tahiri.

Me projektligjin për buxhetin nuk u pajtua as Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Deputeti i saj, Igor Simiq, tha se në dokument “ekzistojnë shumë hapësira për komente negative dhe kritika”, në veçanti për buxhetet që ndahen për katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit - Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat drejtohen nga kjo parti.

Çfarë tha Kurti?Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha deputetëve të Kuvendit se rishikimi i buxhetit nuk mund të bëhet pa prezantuar planin e programit të Qeverisë.

Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të partive opozitare, Kurti u tha atyre se duhet të pranohet se “nëse dikur stabiliteti ka qenë progres, tani kemi progres stabil”.

“Ne këtu u kritikuam se ky është buxhet i status quo-së. Pjesërisht besoj që u përgjigja me faktin se ne duhet ta sjellim njëherë programin qeveritar dhe më pastaj rishikimin e buxhetit”, tha Kurti.

Deputetët e kanë miratuar javën e kaluar propozimin e Qeverisë për zgjatjen buxhetore për muajin mars nga buxheti i vitit të kaluar.

Kjo zgjatje ka qenë e domosdoshme që të mos ketë ndërprerje në pagat e punëtore të sektorit publik dhe pagesave të tjera.

Qeveria e re, në krye me kryeministrin Albin Kurtin, i ka fituar votat e nevojshme më 11 shkurt, pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus