Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Irani shpreh gatishmëri për marrëveshje bërthamore, nëse SHBA-ja heq sanksionet

Irani ka hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni heq sanksionet që ka vendosur ndaj regjimit iranian.

Në një intervistë për BBC-në dhënë në Teheran më 15 shkurt, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi, tha: “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë dhe çështje të tjera që lidhen me programin tonë [bërthamor] me kusht që ata të jenë të gatshëm të nisin të flasin për sanksionet”.

“Këto sanksione duhet të jenë po ashtu në tavolinë të bisedimeve”, tha ai, duke shtuar se topi tani “është në anën amerikane për të dëshmuar se ata duan një marrëveshje”.

Takht-Ravanchi nuk specifikoi nëse po fliste për disa sanksione apo të gjitha sanksionet e vendosura nga SHBA-ja, që shënjestrojnë bankat dhe eksportet e naftës, si dhe sektorë të tjerë. Këto masa janë vendosur në vitet e fundit.

Bisedimet në GjenevëKëto deklarata vijnë para rundit të ri të bisedimeve SHBA-Iran që do të mbahet në Gjenevë më 17 shkurt.

Delegacioni amerikan do të përfshirë të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe përfaqësuesit e Omanit do të veprojnë si ndërmjetës. Omani ishte mikpritës i bisedimeve indirekte mes Teheranit dhe Uashingtonit që u zhvilluan më herët gjatë shkurtit.

Sipas BBC-së, Takht-Ravanchi përmendi ofertën e Iranit për të holluar uraniumin e tij të pasuruar deri në 60 për qind si sinjal të vullnetit për kompromis dhe tha se pasurimi në nivel zero – diçka që kërkon SHBA-ja – “nuk është më në tavolinë të bisedimeve”.

Shtetet perëndimore që një kohë të gjatë dyshojnë se Irani po synon të krijojë një armë bërthamore, por Teherani insiston se programi i tij është vetëm për qëllime civile.

Fuqitë botërore arritën një marrëveshje bërthamore me Teheranin në vitin 2015, që synonte parandalimin e një arme bërthamore nga Irani. Atëbotë, Perëndimi lehtësoi sanksionet ekonomike ndaj Teheranit, por Republika Islamike nisi të tërhiqej nga zotimet e marrëveshjes, pasi Donald Trump gjatë mandatit të parë si president i SHBA-së, u tërhoq nga kjo marrëveshje më 2018 dhe rivendosi sanksionet.

Aeroplanmbajtësi i dytë amerikan niset drejt Detit ArabikDonald Trump i ka cilësuar bisedimet fillestare midis SHBA-së dhe Iranit si “pozitive”, por gjatë fundjavës tha se ndryshimi i regjimit është “gjëja më e mirë që mund të ndodhë” në Iran. Ai konfirmoi po se një aeroplanmbajtës i dytë amerikane, USS Gerald R. Ford, së shpejti do t’i bashkohet një flote “masive” të SHBA-së në Detin Arabik.

Presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht me sulme ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje që kufizon programin e tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shënjestruan objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit gjatë një fushate 12-ditore bombardimesh në qershor të vitit të kaluar.

Në një panel diskutimi në Konferenca e Sigurisë së Munit, më 13 shkurt, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), tha se peizazhi bërthamor i Iranit ka ndryshuar rrënjësisht pas sulmeve amerikane, duke shtuar se “infrastruktura fizike e programit bërthamor të Iranit është dëmtuar gjerësisht dhe se monitorimi i ardhshëm duhet të përqendrohet jo vetëm në atë që ka mbetur, por edhe në mënyrën se si kapacitetet bërthamore të Teheranit mund të zhvillohen në të ardhmen”.

Inspektorët e IAEA-s janë kthyer në Iran, por ende nuk kanë qasje në objektet që u goditën gjatë bombardimeve.

Bisedimet e ardhshme vijnë po ashtu disa javë pas shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare në mbarë Iranin. Forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë mijëra protestues dhe kanë arrestuar më shumë se 53.000 persona, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus