Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

“Aktivizohet” rrjeti i bashkëpunëtorëve të Iranit mes gjasave për një luftë me SHBA-në

Kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen një fushatë intensive të bombardimeve në Iran vitin e kaluar, rrjeti i bashkëpunëtorëve dhe partnerëve të armatosur rajonalë të Iranit qëndroi kryesisht në heshtje.

Por, i ashtuquajturi bosht i rezistencës pritet të hyjë në lojë dhe të mbështesë Iranin nëse presidenti amerikan, Donald Trump, jetëson kërcënimet e tij dhe autorizon një veprim ushtarak kundër Republikës Islamike, thonë ekspertët.

Irani e sheh një konflikti të ri të mundshëm me SHBA-në si kërcënim ekzistencial, ndryshe nga lufta e qershorit 2025, tha Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Kjo nënkupton se Teherani është “gati të futet plotësisht në lojë dhe të përdorë çdo kapacitet që ka, në kuptim të kapaciteteve të veta ushtarake, dhe në të njëjtën kohë kapacitetin asimetrik të boshtit të rezistencës” për të siguruar mbijetesën e tij, tha Azizi.

Veçse ka sinjale që aleatët e Iranit në Irak, Liban dhe Jemen po përgatiten për luftë në rast të një sulmi të SHBA-së ndaj Teheranit.

Aleatë të dobësuarIrani ka shpenzuar dekada duke e ndërtuar boshtin, që është një rrjet i bashkëpunëtorëve të armatosur dhe grupeve militante të mbështetura nga Teherani në Lindjen e Mesme. Anëtarët e boshtit përfshijnë Hezbollahun e Libanit, rebelët Huthi të Jemenit dhe milicitë proiraniane në Irak.

Ky rrjet ka qenë element kyç i strategjisë frenuese të Teheranit kundër kërcënimeve të perceptuara nga Shtetet e Bashkuara dhe kryesisht nga Izraeli.

Por, aleanca ka pësuar goditje të mëdha në vitet e fundit. Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, aktorja e vetme shtetërore në këtë rrjet përveç Iranit, u rrëzua në dhjetor të vitit 2024.

Hezbollahu, ndërkaq, është dobësuar jashtëzakonisht shumë pas luftës njëvjeçare me Izraelin, gjatë së cilës u vra udhëheqësi i kamotshëm i grupit, Hassan Nasrallah.

Megjithatë, pavarësisht kapaciteteve të dobësuara ushtarake, rrjeti mund t’i ofrojë fuqi shtesë zjarri Iranit në rast të një konflikti me SHBA-në, thonë ekspertët.

Tërheqja e këmbëzësGjatë luftës 12-ditore me Iranin në qershor, Izraeli dhe më pas SHBA-ja bombarduan objektet kyç bërthamore dhe ushtarake iraniane. Teherani u përgjigj duke gjuajtur qindra raketa balistike dhe dronë drejt Izraelit, armikut të tij të përbetuar, si dhe duke shënjestruar një bazë amerikane në Katar.

Anëtarët e boshtit të rezistencës të Iranit nuk u përfshin në këtë konflikt të shkurtër.

“Irani nuk e tërhoqi këmbëzën gjatë luftës së qershorit”, tha Azizi. “Atëbotë, Irani erdhi në përfundim se mund ta menaxhonte vet konfliktin. Nuk deshi ta zgjeronte konfliktin dhe deshi që t’i jepte fund atij sa më shpejt që ishte e mundur”.

Por, një konflikt i ri i mundshëm me SHBA-në mund të ndryshojë kalkulimet e Iranit, thanë ekspertët.

Udhëheqja klerikale e Iranit ndodhet në pikën e saj më të dobët në dekada, duke u përballur me trazira dhe kolaps ekonomik në vend si dhe me një grumbullim masiv ushtarak amerikanë pranë kufijve të Iranit. Duke luftuar për mbijetesë, sundimtarët e Iranit janë të gatshëm të përdorin të gjitha mjetet në arsenalin e tyre, sipas ekspertëve.

“Të gjitha bastet bien posht딓Ne veçse po shohim sinjale që boshti i rezistencës – çfarëdo që ka mbetur nga ai – po aktivizohet”, tha Azizi.

Udhëheqësi i Hezbollahut tha më 26 janar se grupi po përgatitet për “një agresion të mundshëm dhe është i vendosur të mbrojë” veten, por nuk tregoi se si do të reagojë nëse Irani sulmohet.

Hezbollahu, që për një kohë të gjatë ka qenë bashkëpunëtori më i fuqishëm i Iranit, vazhdon të jetë kërcënim i madh, thanë ekspertët.

“Hezbollahu është goditur rëndë, por nuk është eliminuar”, tha Sascha Bruchmann, analist për çështje ushtarake dhe të sigurisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike me seli në Londër. “Ai ka humbur një pjesë të madhe të kapaciteteve të tij strategjike, një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të raketave, punëtorive për prodhimin e dronëve dhe tunelet përgjatë kufirit me Izraelin që i përdorte për sulm, por ai mbetet një milici e fuqishme”.

Në Irakun fqinj, milicitë proiraniane kanë nisur një fushatë për rekrutimin e luftëtarëve, përfshirë edhe sulmuesve vetëvrasës.

Udhëheqësi i Kataib Hezbollah, që është një nga milicitë, lëshoi një deklaratë të ashpër më 25 janar, duke i bërë thirrje luftëtarëve të tij të përgatiten për luftë.

I themeluar më 2007, Kataib Hezbollah është një nga anëtarët më të fuqishëm të Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), një organizatë ombrellë e grupeve të armatosura, kryesisht shiite, të mbështetura nga Irani, që është pjesë e Ushtrisë së Irakut që nga viti 2016. PMF është një aktor i rëndësishëm ushtarak dhe politik në Irak.

“Përfshija e Irakut në këtë konflikt mund t’i kushtojë politikisht”, tha Bruchmann. “Por, të gjitha bastet bien poshtë nëse [udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali] Khamenei vritet ose nëse regjimi beson se po rrëzohet, pasi disa nga milicitë shiite irakiane kanë shpallur besnikëri ndaj Khameneit”.

Në Jemen, rebelët Huthi kanë kërcënuar se do të tërhiqen nga një marrëveshje armëpushimi që u arrit me SHBA-në vitin e kaluar. Rebelët jemenas u pajtuan të ndalnin sulmet e tyre me raketa dhe dronë ndaj transportit ndërkombëtar në Detin e Kuq. Në këmbim, SHBA-ja u zotua për ndalim të sulmeve ajrore që kishin për shënjestër grupin.

Colin Clarke, drejtor ekzekutiv i Qendërs Soufan, një institut kërkimor me seli në Nju Jork, tha se nëse boshti i rezistencës do të mbetet sërish i heshtur pas një sulmi tjetër kundër Iranit, ai mund të “rrezikojë të humbasë rëndësinë”.

“Këta bashkëpunëtorë janë dizajnuar si mekanizma pengues për ta mbrojtur regjimin, prandaj përdorimi i tyre në kohë krize do të dukej thelbësor”, tha ai.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus