Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte "më qesharaku në botë".

Vuçiq theksoi për TV Prva se i vjen “shumë keq që njerëzit tanë u kushtuan kaq shumë vëmendje atyre që erdhën”.

Ai i quajti eurodeputetët njerëz “krejtësisht të parëndësishëm”.

“Ata nuk dëgjojnë çfarë u thotë opozita. [Opozita] ua tregon atyre të gjitha gjërat më të këqija për Serbinë”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu e quajti të “pacipë” kërkesën e opozitës drejtuar delegacionit të Parlamentit Evropian për vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë në pushtet në Serbi.

Delegacion nga Parlamenti Evropian e vizitoi Beogradin nga 22 deri më 24 janar.

Delegacioni, i udhëhequr nga eurodeputetja portugeze Marta Temido, nuk u prit nga Vuçiq, e as nga kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, të cilët ndodheshin jashtë vendit.

Më herët, si Vuçiq ashtu edhe Bërnabiq kishin thënë se nuk donin të takoheshin me eurodeputetët, duke pretenduar se as nuk ishin njoftuar dhe as nuk ishin pyetur për mbërritjen e tyre, gjë që Parlamenti Evropian e mohoi.

Delegacioni prej pesë anëtarësh pati takime me përfaqësues të Qeverisë, një pjese të opozitës, medias, sektorit civil dhe komunitetit akademik.

Përfaqësuesit e opozitës proevropiane i kërkuan delegacionit të ridrejtojë fondet nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor te organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që kontribuojnë në ruajtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ata gjithashtu kërkuan sanksione të personalizuara për njerëz nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe të tjerë.

Delegacioni evropian ishte në Serbi tre muaj pasi një Rezolutë u paraqit në Parlamentin Evropian, e cila diskuton polarizimin dhe rritjen e shtypjes në Serbi një vit pas shembjes së çatisë në Novi Sad, që la 16 të vdekur.

Pas vizitës së tyre në Beograd, eurodeputetët do t'ia paraqesin një raport një komisioni në Parlamentin Evropian.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus