Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Investitorët amerikanë diskutojnë për gazsjellësin Ndërlidhja Jugore në Sarajevë

Presidenti dhe zëvendëspresidenti i AAFS Infrastructure and Energy LLC, Joseph Flynn dhe Jesse Binnall, vizituan Sarajevën më 12 janar për të biseduar me udhëheqësit vendas për rolin e kapitalit dhe burimeve amerikane në zhvillimin dhe menaxhimin e gazsjellësit Ndërlidhja Jugore, njoftoi Ambasada amerikane.

Ndërlidhja Jugore është tubacion i gazit që do ta lidhë Bosnje e Hercegovinën me sistemin kroat të gazit dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin kroat, Krk.

Bosnja nuk prodhon gaz, prandaj furnizohet me gaz rus që vjen nëpërmjet Rrjedhës Turke përmes Serbisë, nëpërmjet tubacionit të vetëm të gazit nga Zvorniku në Sarajevë, i cili u ndërtua 40 vjet më parë.

“Ky është një projekt që duhet të mundësojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm amerikan dhe të besueshëm në Bosnje, gjë që do të forcojë sigurinë energjetike për të gjithë qytetarët”, tha Ambasada amerikane në një deklaratë në X.

Njoftimi i Ambasadës erdhi pasi i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane, John Ginkel, bisedoi me udhëheqësit e kompanisë Flynn dhe Binnall.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës, Elmedin Konakoviq, më pas u takua me përfaqësuesit e AAFS dhe të Ginkel.

Në takim u diskutua avancimi i projekteve me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të Bosnjës, forcimin e lidhjes rajonale dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë. U konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, inkurajimin e investimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të projekteve të infrastrukturës.

Çfarë dihet për Ndërlidhjen Jugore?Rruga e Ndërlidhjes Jugore do të fillonte në Travnik, në pjesën qendrore të Bosnjës, do të kalonte nëpër Tomislavgrad dhe Posushje në juglindje të vendit, do të kalonte kufirin pranë Imotskit dhe do të lidhej me rrjetin kroat pranë Makarskës, duke vazhduar drejt Splitit.

Është planifikuar gjithashtu një degëzim drejt Mostarit.

Seksioni që kalon nëpër Bosnje do të jetë rreth 170 kilometra i gjatë dhe kostoja e ndërtimit e vlerësuar shkon midis 405 dhe 810 milionë eurove.

Projekti do të zbatohej sipas një modeli koncesioni – një investitor privat amerikan do të financonte, ndërtonte dhe operonte gazsjellësin për një periudhë të caktuar, pas së cilës ai do t’i kthehej Bosnjës.

Për të filluar punën, është e nevojshme që Federata e Bosnjës t’i japë një koncesion investitorit dhe të ndryshojë lex specialis që më parë e përcaktonte BH-Gas si pronar të projektit.

Gjithashtu, Bosnja dhe Kroacia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërkombëtare zbatimi.

Sipas planeve, dokumentacioni mund të përfundojë deri në vjeshtën e vitit 2026, pas së cilës mund të fillojë ndërtimi.

Si furnizohet Bosnja me gaz?Bullgaria ka njoftuar se mund të ndalojë transportin e gazit rus në vitin 2028.

Në një skenar të tillë, Bosnja, pa një rrugë alternative, mund të mbetet pa gaz për industrinë, dhe familjet në Sarajevë pa ngrohje.

Gjatë vitit 2024, Bosnja importoi rreth 225 milionë metra kub gaz, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Bosnjës.

Duke parë entitetet, Republika Sërpska konsumon rreth 30 milionë metra kub, dhe Federata e Bosnjës konsumon pjesën tjetër.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus