Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Osmani i thotë admiralit të NATO-s se Kosova përballet me rrezikun e “akteve destabilizuese” nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një takimi me një admiral amerikan të NATO-s të hënën në Prishtinë se vendi i saj përballet me “rreziqet nga aktet destabilizuese” të Serbisë”, njoftoi Presidenca kosovare.

Osmani e uroi admiralin George M. Wikoff për marrjen e detyrës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, duke shprehur “besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare”.

Wikoff e pasoi admiralin Stuart B. Munsch në këtë detyrë, i cili e kreu mandatin në nëntor të vitit të kaluar.

“Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in he theksoi se Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Presidenca nuk dha hollësi lidhur me pretendimet për aktet destabilizuese, por zyrtarët kosovarë e kanë akuzuar vazhdimisht Beogradin për veprime të tilla.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë vazhdimisht të larta në vitet e fundit, veçanërisht pas disa incidenteve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në një sulm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, nga një grup serbësh të armatosur, mbeti i vrarë një rreshter policie dhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, atëherë nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin dhe kërkon ekstradimin e Radoiçiqit që besohet se endet në Serbi, por Beogradi e ka mohuar të ketë pasur gisht në këtë sulm.

Një vit më vonë, një shpërthim në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, shkaktoi dëme të mëdha, duke e penguar furnizimin me ujë për mijëra banorë dhe për sistemin e ftohjes së dy termocentralet kryesore të vendit.

Në takim me admiralin amerikan, Osmani e kritikoi Serbinë për “mungesë të llogaridhënies” për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë protestave në veri të vendit më 2023 – ku u lënduan mbi 90 ushtarë të misionit paqeruajtës, si dhe për “sulmin terrorist, respektivisht agresionin në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc”.

NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, dhe tani ka 4.649 paqeruajtës nga 33 shtete.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus