Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur dy aktakuza të ndara ndaj dy personave të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi dy të akuzuarit vetëm me inicialet M.M. dhe A.B.

Prokuroria i akuzon ata se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, sipas metodave të propagandës së Shtetit Islamik (ISIS).

“M.M. ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, duke publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, fotografi dhe video të personave të radikalizuar dhe duke shfaqur në publik thirrje për ekstremizëm fetar”, thuhet në aktakuzë.

Ndërkohë, A.B, akuzohet se “ka bërë thirrje që të respektohen ligjet e sheriatit, e të kundërshtohet sistemin demokratik, simbolet shtetërore dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Sipas aktakuzës, A.B, nga vitit 2019 e deri më 22 maj 2025, përmes rrjetit social Facebook, në profilin e tij me emrin Ubejdullah Abu Suhejla, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nxitëse, përmes së cilave ka bë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.

Vepra penale e nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit është e dënueshme me gjobë dhe burgim me kohëzgjatje deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal.

Në maj, policia i arrestoi dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale.

Ata ishin arrestuar gjatë bastisjeve në Fushë Kosovë dhe në Malishevë. Autoritetet nuk e kishin bërë të ditur identitetin e tyre asokohe.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus