Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prizren

Policia e Kosovës tha ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi mbrëmjen e së dielës në Prizren.

“Gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se arrestimi është bërë mbrëmjen e së dielës.

Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48-orësh.

Prokuroria Themelore e Prizrenit tha se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për të arrestuarin, E.B.

"Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik", u tha në njoftim.

Vrasja kishte ndodhur mbrëmjen e 10 gushtit, kur Policia kishte pranuar informacione se një person kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.

Viktima, mashkull, kishte pësuar lëndime të rënda pas therjes me thikë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku kishte ndërruar jetë.

Më 10 gusht, Kosova po ashtu u trondit nga një vrasje e trefishtë në Gjilan.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim tre persona të dyshuar. I dyshuari kryesor për këtë rast, sipas Policisë, ka të kaluar kriminale.

Nuk është e qartë se cilat kanë mundur të jenë motivet e kësaj vrasjeje, dhe prokurori që po heton rastin, Isuf Sadiku, të dielën deklaroi se është herët të flitet për motivet.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus