Добавить новость

Барнаульский зоопарк показал довольных енотов, поедающих оливье

Вильфанд пообещал москвичам «волшебную» погоду в новогоднюю ночь

Маньяки, губернаторы-взяточники и главы ОПГ: кто вышел на свободу в 2024 году

На Ямале женщина и два ребенка пропали в тундре



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Premtime të reja të gjelbra për qytetin që çdo ditë i zihet fryma

Shkupi është sërish në krye të listave të qyteteve më të ndotura, ndërsa autoritetet njoftojnë një tjetër masë: ndarjen e automjeteve elektrike. Aktivistët e organizatës qytetare 'GoGreen' janë skeptikë se kjo do të sjellë ndryshime të konsiderueshme në luftën kundër ndotjes së ajrit.


Teksa Shkupi përsëri merr frymë me vështirësi nën peshën e lartë të ajrit të ndotur, autoritetet me entuziazëm paralajmëruan një masë të re që, sipas tyre, do të sjellë një 'të ardhme të gjelbër' në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.


Projekti për ndarjen e makinave elektrike, i cili u paralajmërua nga ministrat e Mjedisit dhe Energjetikës, Izet Mexhiti dhe Sanja Bozhinovska, u tha se do të japë një kontribut konkret kundër ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit - i cili gjatë kësaj periudhe po thyen rekordet për ndotjen e lartë të ajrit.


“Bëhet fjalë për sigurimin e ajrit më të pastër, zvogëlimin e kaosit të trafikut dhe mundësimin e një transporti modern, efikas dhe të arritshëm për të gjithë”, tha ministrja Bozhinovska.


Projekti do të zbatohet nga kompania private "Avantcar" e cila tashmë jep me qira makina të tilla elektrike në Slloveni, Austri dhe Kroaci, dhe metë, ministrat nënshkruan një letër mbështetjeje.


Plani për Shkupin është që, që nga shkurti të nisë një projekt pilot në tri komuna: Aerodrom, Çair dhe Gazi Babë, me 100 automjete elektrike, të cilat do të mund t'i shfrytëzojnë institucionet qeveritare, kompanitë dhe qytetarët përmes një aplikacioni celular që do të shërbejë si çelës. Pagesa do të jetë për minutë dhe kilometra të kaluara. Kurse, për automjetet elektrike do të ketë vende të veçanta parkimi, të caktuara vetëm për to.


“Përmes këtij aplikacioni celular gjeni një automjet të disponueshëm, e rezervoni, e zhbllokoni, e drejtoni dhe kur të përfundoni udhëtimin e lini automjetin në një vend të caktuar parkimi dhe e mbyllni. Pagesa bëhet direkt përmes kartelës ose në mënyrë tjetër, të digjitalizuar të pagesës”, tha Matej Çer nga kompania 'Avantcar'.


Ai shtoi se kostoja e përdorimit të përbashkët të shërbimit do të jetë më e ulët se udhëtimi me taksi. Një udhëtim mesatarisht do të kushtojë nga 3 deri në 6 euro, ndërsa një udhëtim nga qendra e Shkupit deri në aeroportin ndërkombëtar do të kushtojë nga 10 deri në 15 euro.


Projekti do të fillojë pasi të jetë bërë përgatitja e infrastrukturës, me vendet e parkimit dhe mbushësit, për të cilat u tha se do të përdorin energji të gjelbër. I gjithë investimi deri në vitin 2030, do të kushtojë rreth 30 milionë euro, tha Çer.


Nuk ka transport më të shpejtë me më shumë automjete

Për organizatat ekologjike qytetare, masa është 'shumë larg nga të qenët e mjaftueshme' dhe është një hap në drejtim të gabuar, sepse kjo do të sjellë më shumë automjete në qytet që do të pengojnë hapësirën tashmë të kufizuar, thonë nga organizata qytetare 'GoGreen'.


Për zgjidhjen e problemit të trafikut dhe ndotjes që vjen prej tij, thonë nga 'GoGreen', autoritetet duhet të investojnë në transportin publik, në transportin me biçikleta dhe në ecje në këmbë.


“Automjete të reja në trafik nuk do të sjellin një transport më të mirë dhe më të shpejtë, do të sjellin më shumë makina, më shumë bllokime në trafik, një transport publik më të ngadaltë dhe ndotja e ajrit ose do të mbetet e njëjtë ose mund të ketë vetëm ndryshime margjinale”,  thotë Darko Arsovski Petrovski nga 'GoGreen'.


Autoritetet në Shkup e propozuan këtë zgjidhje për luftën kundër ndotjes së ajrit, ndërsa qytetarët dhe aktivistët vënë në dukje të dhënat se nga 3.828 deri në 5.000 njerëz në shtet humbin jetën si pasojë direkte ndaj grimcave të dëmshme PM2.5.


Ata, këto të dhëna i përmendën disa herë edhe në protestën e 10 dhjetorit para Qeverisë dhe para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup.




Ministri Mexhiti tha më 23 dhjetor se projekti do të kontribuojë drejtpërdrejt kundër ndotjes së ajrit, me mundësi për një transport më ekonomik të iniciativës private, me mbështetje publike.


“Nënshkrimi i letrës së qëllimit për mbështetje të sistemit të shpërndarjes së makinave elektrike, përfaqëson një veprim konkret dhe të dukshëm për zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballemi – ajrin e ndotur. Kjo është një mundësi për një Shkup më të shëndetshëm dhe më ekologjik”, tha Mexhiti.


Shumë viktima, pak masa

Mirëpo, sa janë këto masa të mjaftueshme në një periudhë kur Shkupi, në rrjetet sociale krahasohet si një 'dhomë gazi, nën qiell të hapur', me ndotje jashtëzakonisht të lartë e të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.


Situata është e ngjashme pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut: Strumicë, Tetovë, Manastir, Veles, Gjevgjeli, të cilat janë me kufij shumë të tejkaluar për ndotje, të përcaktuar nga Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH).


Arsyet për ndotjen e ajrit, janë të shumta: transporti dhe automjetet e vjetruara, por edhe përdorimi i karburanteve me cilësi të ulët për ngrohje, emetimet industriale, numri i pamjaftueshëm i sipërfaqeve të gjelbra. Një problem shtesë është edhe zbatimi i dobët i ligjeve për mbrojtjen e mjedisit.


Prej vitesh, nuk ka masa efektive, megjithëse pasojat shëndetësore nga ky problem janë serioze. Mjekët paralajmërojnë për rritje të rasteve me kancer, sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare te popullata, veçanërisht te fëmijët dhe të moshuarit.




Edhe pse Qeveria ka njoftuar masa, si subvencione për shtëpi me energji efiçiente dhe energji më të pastër, me prezantimin e Programit Planifikues për Ajër më të Pastër 2024-2030, organizatat qytetare kërkojnë një qasje më agresive për zgjidhjen e problemit.


Drejtori i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, më herët tha se qytetarët e Shkupit dhe Tetovës janë të ekspozuar ndaj niveleve dukshëm më të larta të grimcave toksike (PM2.5), krahasuar me njerëz nga Evropa Perëndimore. Ai gjithashtu theksoi se ajri i ndotur në vend vret rreth 2.800 banorë në vit.


Organizatat qytetare apelojnë për veprime urgjente. Iniciativa O2 propozoi një sërë masash konkrete për reduktimin e ndotjes së ajrit në Shkup, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe përputhjen e vlerave me standardet e reja të BE-së për cilësinë e ajrit.


Propozimet kryesore sipas tyre, janë:



Ndalimi i karburanteve ndotëse: Heqja graduale e përdorimit të naftës, mazutit, qymyrit dhe karburanteve të ngjashme për ngrohje dhe përdorim industrial, me afate kohor (2026–2028) për amvisëritë, dhe industrinë (2030).
Filtra për dru: Vendosja e filtrave për subjektet që do të vazhdojnë të përdorin drurin për ngrohje, me subvencione për kategoritë më të ndjeshme.
Kontrolli i trafikut: Kufizimi i trafikut për automjetet me kategori më të ulët ekologjike gjatë periudhës së dimrit dhe ditëve me ndotje të lartë të ajrit (nga viti 2026).
Modernizimi industrial:Ndalimi i përdorimit të mazutit dhe karburanteve të tjera ndotëse në impiantet industriale, aty ku është e mundur përdorimi i gazit ose energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme.
Mbikëqyrja dhe gjobat: Instalimi i kamerave për monitorimin e djegies së mbetjeve dhe reagimi i shpejtë i shërbimeve.
Kompostimi i mbetjeve: Mbledhja dhe kompostimi falas i mbetjeve organike për të penguar djegien e barishteve me kompost si shpërblim për qytetarët.
Monitorimi i pluhurit ndërtimor: Monitorimi i detyrueshëm i pluhurit rreth kantiereve të ndërtimit si detyrim për kompanitë ndërtuese.


Me këto masa mbulohen të gjitha burimet kryesore të ndotjes (ngrohja, trafiku, industria dhe mbetjet) dhe vendosen afate të qarta për zbatimin. Iniciativa O2 bën thirrje për miratimin urgjent të vendimeve me interes për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht fëmijëve.


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ditë më parë prezantoi Programin e Planit për ajër më të pastër 2024-2030, i cili, siç tha, përfshin projekte në energji, ku bëjnë pjesë masa për uljen e emetimeve nga stufat, instalimin e kaldajave dhe pompave me efikasitet të lartë dhe zhvillimin e sistemeve të ngrohjes pa emetime.


Përveç kësaj, në projektet për transport janë përfshirë sigurimi i 120 autobusëve elektrikë, vendosja e masës 'car sharing' për të reduktuar numrin e automjeteve nëpër rrugë, projekti 'Taksi pa emetime direkte'...


Në sektorët e pylltarisë dhe bujqësisë: Rritja e gjelbërimit dhe parandalimi i zjarreve nëpër pyje, fushata kundër ndezjes së deponive dhe karburanteve të palejuara. Ndërsa në qeverisjen lokale, ndër të tjera, janë përmendur kontrolli i emetimeve nga familjet, krijimi i një shërbimi komunal të vëzhgimit – policia komunale.


Përkitazi me këtë, nga 'O2 Iniciativa' thonë se autoritetet nuk kanë masa të qarta dhe të sakta, e as buxhete konkrete për to, dhe me këtë, humbet sërish edhe një vit në vargun e masave pa efekt për uljen e ndotjes së ajrit.


Përgatiti: Enis Shaqiri

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Со 2 января в Москве изменилась стоимость проезда на городском транспорте

В Москве аниматоры отсудили деньги, не выданные за корпоратив у бизнесменов

Черничук: оставшееся на ЗАЭС зарубежное оборудование заменят на российское

Прокопьев день празднуют 3 января православные с соблюдением примет и поверий

Музыкальные новости

Масспостинг вертикальных видео в TikTok, Youtube-shorts, ВК-клипы, Reels.

Сборная Казахстана уступила словакам в матче молодежного ЧМ по хоккею

Азербайджанцы насилуют, убивают и калечат русских пока Алиев требует от России извинений и компенсаций

Актриса Театра Гоголя Майя Ивашкевич умерла на 100-м гожу жизни

Новости России

Музей семьи. Какое наследие оставили Ульяновску Анаксагоровы

Со 2 января в Москве изменилась стоимость проезда на городском транспорте

Черничук: оставшееся на ЗАЭС зарубежное оборудование заменят на российское

Напились водки в Америке и устроили дебош в самолете? Как русские таланты вляпались в скандал на МЧМ

Экология в России и мире

Продвижение Песен, Музыки, Стихов ВКонтакте.

Carolina Herrera pre-fall 2025

Предлагаем вам возможность участвовать в записи программ на Радио.

Продать стихи. Как продать стихи. Продать стихи собственного сочинения. Где продать стихи.

Спорт в России и мире

«Очень нравится». Новак Джокович сделал признание о Елене Рыбакиной

Полина Кудерметова пробилась в четвертьфинал турнира WTA в Брисбене – казанская теннисистка одолела 9-ю ракетку мира Касаткину

Рублёв и Хачанов вышли в полуфинал турнира ATP в Гонконге в парном разряде

Елена Рыбакина начала новый год разгромом за Казахстан

Moscow.media

В съехавшей с трассы "Тойоте" получили травмы две девочки

Прокатились на Lada Aura по дорогам Москвы

Продать стихи. Как продать стихи. Продать стихи собственного сочинения. Где продать стихи.

Кировск. Мурманская область. Кольский полуостров











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Вильфанд спрогнозировал сильный снег и ветер в Северо-Западном округе

Напились водки в Америке и устроили дебош в самолете? Как русские таланты вляпались в скандал на МЧМ

Умер полковник и экс-депутат Госдумы Виктор Алкснис

Паззлы, синий лазер и инкубатор эмбрионов: итоги года для ярославской медицины