Добавить новость

Эксперт назвала программы КРТ важным импульсом для развития районов

На Кубани убрано более 860 тонн загрязненного мазутом грунта

Столичные хирурги разработали и запатентовали уникальный метод лечения остеомиелита

Застройщик приступил к строительству трех жилых корпусов на северо-востоке столицы



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shkup: Përplasje mes pushtetit dhe opozitës për arratisjen e Artan Grubit

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, që të sqarojë publikisht situatën lidhur me arratisjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili së fundmi po kërkohet edhe me fletarrestim ndërkombëtar për, siç është thënë, përvetësimin e mbi 8 milionë eurove nga Lotaria Shtetërore.



Partia paralajmëron se nëse ministri Toshkovski nuk e bën këtë, “ata do të publikojnë vetë të vërtetën”.



“Informacionet që arrijnë tek LSDM-ja po bëhen çdo ditë e më shqetësuese. Nëse Toshkovski brenda 24 orëve nuk del të tregojë të vërtetën për rastin, atëherë LSDM-ja do ta zbulojë skandalin në tërësi. Është koha që Toshkovski të mos fshihet dhe të mbajë përgjegjësi për gjithë incidentin”, thanë të enjten nga LSDM.



LSDM-ja beson se arratisja e Grubit nuk ishte vetëm pakujdesi, por, siç thonë, "një përpjekje e mirë-organizuar e VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në krye me Toshkovskin, për ta lënë Grubin të ikë”.






Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes një deklarate në rrjetet sociale të enjten pasdite, njoftoi se ministria e tij (MPB) ka në dispozicion një video-regjistrim që dëshmon keqpërdorimin e pozitës zyrtare të një nëpunësi policor, i cili sipas tij, dyshohet se ka lëshuar Artan Grubin në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Toshkovski shtoi se nëpunësi është suspenduar nga puna dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.



“Më vjen keq që një parti që e quan veten parti shtetformuese, sërish mbron partnerët e saj, pra BDI-në, dhe sërish tregon se nuk punon në interes të qytetarëve të saj, por në interesin fitimprurës të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt. Përndryshe, personi që është pikërisht i pakapshëm për organet e përndjekjes, në kohën kur ata ishin 'në dashuri', ishin një”, tha Toshkovski.



Grubi, i cili u fut në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion, e ka mohuar se ka ikur nga vendi, duke thënë se ndodhet jashtë vendit "për një vizitë private". Ai ka shtuar se për këtë vizitë e ka informuar edhe sigurimin e tij personal policor.



Në anën tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se të gjitha këto ngjarje nuk do të kishin ndodhur nëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, nuk do të kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, i cili, sipas kësaj partie, parashikonte kufizime të rrepta ndaj individëve të përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, për korrupsion.


“Pikërisht për këtë arsye, gjatë udhëheqjes sonë në qeveri deri në maj të këtij viti, ministrat tanë propozuan një ligj progresiv që vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në ‘listën e zezë’ të SHBA-së për korrupsion. Ky ligj synonte të ndalonte këta individë të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik”, thuhet në kumtesën e BDI-së.






Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut publikoi më 18 dhjetor fletarrestimet ndërkombëtare të lëshuara për Grubin dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramin. Këto fletarrestime u lëshuan me kërkesë të Prokurorisë Publike dhe bazohen në vendimin e Gjykatës Themelore, e cila më 17 dhjetor vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit.



Grubi dhe Bajrami akuzohen “për përvetësim të pasurisë së paligjshme”, nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro.



Grubi, ish-deputet, tanimë edhe ish-anëtar i BDI-së, në opozitë, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor.



Në mesin e të dyshuarve në rastin e Lotarisë Shtetërore janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.



Kovaçevski i ka mohuar akuzat.



“Atë që mund ta them është se gjatë punës si kryeministër dhe zëvendësministër i Financave, jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave dhe në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrjeje publike, as të ndonjë shoqërie aksionare në pronësi shtetërore”, tha më 18 dhjetor ish-kryeministri Dimitar  Kovaçevski.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

YouTube стал хуже работать на сетях мобильных операторов в РФ

два высших образования квартира книг друзья по отцу менты а он не работает вымогает у меня пачки и пиво и еще лезет газету и театр портит усач это не гусар для максим

В Забайкалье проходит масштабная научно-практическая конференция школьников «Шаг в будущее»

Центр занятости поможет определить сферу деятельности

Музыкальные новости

Как проходит процедура интимного омоложения

Путин поручил создать добровольческий отряд «Барс-Курск» в Курской области

Щелкунчик с Фарухом Рузиматовым на сцене Александринского театра Санкт- Петербурга  

ЦСКА в овертайме обыграл "Спартак" со счетом 5:4 в КХЛ

Новости России

Baza: теперь мусульмане смогут иметь несколько жен в РФ

К устраняющим последствия разлива нефти на Кубани волонтерам #МЫВМЕСТЕ присоединились пять тыс. добровольцев

До четырех религиозных браков: духовное управление мусульман России разрешило многоженство

Роскомнадзор может заблокировать YouTube уже сегодня ночью — готовимся

Экология в России и мире

Группа студентов из МГППУ сопровождала интерактивный квест на молодежном форуме корпорации «Роскосмос»

Роковая любовь и смерть: как развивались отношения певицы Анны Седаковой и ее погибшего мужа Яниса Тимма

Прижималась к любимому: Киану Ривз вывел в свет 51-летнюю избранницу

В День морской пехоты кадеты детского морского центра «Каравелла» приняли присягу

Спорт в России и мире

В. Березуцкий вспомнил, как в Китае его перепутали с первой ракеткой мира: «Орут «Синнер», я машу. Ревели, кричали»

Андрей Рублёв и Карен Хачанов заявились на парный турнир в Гонконге

Арина Соболенко выложила эффектные фото в коротком платье

Андрей Рублёв и Денис Шаповалов проиграли Томпсону и Нагалу в матче Мировой теннисной лиги

Moscow.media

ТСД промышленного класса Saotron RT-Т510

Город Гофмана

«Грузовичкоф» выбран дважды на премии «Признание и Влияние»











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Забайкалье проходит масштабная научно-практическая конференция школьников «Шаг в будущее»

Захарова: Россия пригласит на 9 Мая делегации из стран антигитлеровской коалиции

YouTube стал хуже работать на сетях мобильных операторов в РФ

Белый дом пригрозил РФ усилением боеготовности ядерных сил США