Добавить новость

Петербуржцы недовольны запредельными ценами на ряд новогодних представлений

В Клину проведут трехдневные полевые сборы для подростков

Новой солисткой группы «Город 312» стала участница шоу «Голос» Диана Макарова

В Серпухове открывается художественная выставка «Философия цвета»



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Osmani: Rrezikimi i partneritetit me aleatët e cenon vetë mbrojtjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin vjetor para deputetëve bëri thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën. Ajo e cilësoi si të pabalancuar dialogun me Serbinë dhe kërkoi trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve atje.


Duke folur të enjten në një seancë parlamentare të bojkotuar nga dy prej tri subjekteve më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, presidentja e vendit tha se “aleanca e Kosovës me vendet e tjera është më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”.


“Të punosh me ata që na kanë ndihmuar ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në aleancat tona”, tha Osmani në Kuvendin e Kosovës.


Ajo bëri thirrje që Kosova t’i ruajë aleancat e saj, sepse ato, sipas saj, janë “gur themeltar i sukseseve tona dhe investim në të ardhmen tonë, ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komitetin euroatlantik të kombeve të lira”.


“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e republikës sonë”, tha ajo.




Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, është kritikuar dhe akuzuar gjatë këtij viti nga Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i vendit, si dhe nga Bashkimi Evropian, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe.


Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë hapash për ta shtrirë autoritetin në veriun e banuar me shumicë serbe, duke mbyllur institucionet paralele serbe.


Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, me gjithë mospajtimet për disa çështje.


Presidentja Osmani tha gjatë adresimit të saj se “asnjëherë nuk i kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e tyre për të fituar pushtet. As njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës”.


Ajo i bëri thirrje spektrit politik të këtë angazhim të madh vitin e ardhshëm për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.




“Ka disa gjëra që kërkojnë vëmendje dhe angazhimin e të gjithëve gjatë vitit 2025. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO duhet të jenë suksese të vitit 2025”, tha ajo.


Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk pati sukses për shkak se u kushtëzua me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Osmani kërkon reflektim rreth qasjes në dialog

Presidentja Osmani tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian prej vitit 2011, ka qenë “fatkeqësisht i pabalancuar” dhe bëri thirrje për reflektim.


Ajo theksoi se Kosova “është trajtuar padrejtësisht” ndërsa, Serbia është “akomoduar vazhdimisht”.


“Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu agresion ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij agresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtet duan paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë”, deklaroi presidentja Vjosa Osmani.


“Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetëreflektojmë për rrugën e deritashme dhe si mund t’i bëjmë gjërat më mirë”, u shpreh ajo.


BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.




Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në diskutimet e fundit për këtë temë, shumica e shteteve anëtare kanë qenë në favor të heqjes së masave, askush nuk ka qenë në mënyrë të prerë kundër heqjes së tyre, por ka pasur dallime rreth asaj se si dhe kur do të bëhet një gjë e tillë.


Osmani tha se këshillat e saj për përmirësimin e procesit të dialogut kanë qenë në shënjestër të “sulmeve të ulëta dhe dezinformatave që s’i kanë hije askujt në Kosovë”.


“Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që drafti i Asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-në, në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar që unë po kërkoj themelim të Asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetvetes sonë dhe Amerikës, sesa disa burokratëve nga shtetet jonjohëse”, theksoi ajo.


Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër pikat kryesore të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.


Osmani tha se është akuzuar padrejtësisht dhe me “lloj-lloj shpifjesh të ulëta” se ajo ka kërkuar nënshkrimin e njëanshëm të marrëveshjes.




Kurti ka thënë se është i gatshëm ta zbatojë Marrëveshjen Bazë dhe aneksin për zbatimin e saj, për çka Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023, vetëm nëse Serbia e nënshkruan dokumentin.


Osmani tha se kishte theksuar se zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe se, si alternativë, ajo kishte kërkuar që Kosova, nëse e sheh që Serbia nuk po e zbaton pjesën e saj, të diskutojë me aleatët për zbatimin e përgjegjësive që ka në marrëveshje, nëse merr garanci për sigurinë nga SHBA-ja, përfshirë anëtarësim në NATO.


“Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i presidentit të Serbisë, ka rëndësi nënshkrimi i presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, tha Osmani.


Osmani kërkon reagim ndërkombëtar për shqiptarët në Jug të Serbisë

Presidentja e Kosovës kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në jug të vendit.


Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që një kohë të gjatë ankohen për pasivizimin e adresave të banimit të tyre në Serbi. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar.


“Sot, ka akoma shqiptarë në rajon që përballen me vështirësi dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, spastrimi etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave, që është konfirmuar edhe nga Parlamenti Evropian, Departamenti amerikan i Shtetit, tashmë ka marrë edhe vulën e gjykatave të politizuara të Serbisë, të cilat po e mirëmbajnë diskriminim”, tha Osmani.




Në fillim të këtij muaji, shqiptarët në Luginë protestuan kundër kësaj çështjeje.


Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.


Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.


“Reagimi ndërkombëtar ndaj këtyre shkeljeve po mungon, fatkeqësisht. Po mungojnë edhe veprimet ndaj Serbisë në lidhje me këto shkelje”, tha presidentja Osmani.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Shot: За время расследования дела Блиновской ее дом подешевел на четверть

День женского предпринимательства отметили в Химках

«Любовь Советского Союза» как полнометражный трейлер будущего сериала

«МК»: москвичка получила сотрясение мозга из-за упавшей во время шторма ветки

Музыкальные новости

Мишустин открыл новые участки дорог в Пермском крае и Иркутской области

Ярославский «Локомотив» за полторы минуты выиграл матч у «Витязя»

Губернатор Василий Анохин встретился с президентом РБ Александром Лукашенко

Кажетта Ахметжанова: 5 признаков того, что у вас светлая душа, излучающая высокие вибрации

Новости России

Сын Александра Градского раскритиковал памятник на могиле отца

Фицо и Вучич планируют приехать в Москву на 80-летие Победы

«Любовь Советского Союза» как полнометражный трейлер будущего сериала

Mash: Предполагаемых догхантеров задержали на Кутузовском проспекте в Москве

Экология в России и мире

На юбилейном фестивале «Посольские дары» прозвучит марш старейшего полка России

Зимний вечер с Вадимом Эйленкригом и Relax FM

В Москве научат бесплатно писать пером

Названы победители итогового в 2024 году конкурса «Профессиональное развитие» Фонда Потанина

Спорт в России и мире

Первая ракетка мира Синнер выиграл теннисный итоговый турнир ATP

Калинская и Шнайдер претендуют на премию WTA в номинации «Прогресс года»

Виктория Азаренко опубликовала обращение к завершившему карьеру Надалю

Кубок Дэвиса. 1/4 финала. Надаль проиграл Ван де Зандшульпу, Алькарас встретится с Грикспором

Moscow.media

В больнице пенсионер смертельно ранил другого пациента

Возбуждено уголовное дело в отношении 26-летнего жителя г. Москвы совершившего акт вандализма на остановочном пункте Москворечье

18 ноября День рождения Деда Мороза

Рассвето-закат полярной ночи











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Сын Александра Градского раскритиковал памятник на могиле отца

«МК»: москвичка получила сотрясение мозга из-за упавшей во время шторма ветки

Mash: Предполагаемых догхантеров задержали на Кутузовском проспекте в Москве

День женского предпринимательства отметили в Химках