Xhamat janë mbuluar me dërrasa në disa biznese afër Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Qyteti është në gjendje të lartë gatishmërie për trazira të mundshme pas fillimit të garës së nxehtë. Shefja e forcës policore ka thënë se nuk ka pasur “kërcënime serioze”, por se janë ndërmarrë masa shtesë për t’i mbrojtur kutitë dhe qendrat e votimit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)