Мы в Telegram
Добавить новость

Схема движения транспорта временно изменится на нескольких улицах ЦАО, ЗАО и СЗАО

Сергунина: Среднемесячная аудитория приложения «Моя Москва» достигла 1,2 млн человек

Смыгалин: Философия I Международного Гран-при профессионального мастерства пожарных и спасателей заключается в обмене опытом

Диетологи советуют есть одно мороженое через день



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Paqartësia me targat në veri të Kosovës

Paqartësia me targat në veri të Kosovës

“Asgjë nuk është e qartë për askënd”, thotë Nenadi, një nga banorët e Mitrovicës së Veriut lidhur me riregjistrimin e automjeteve nga targa serbe në ato të Kosovës.

“Edhe njëra edhe tjetra anë është duke e bllokuar, askush nuk e ka të qartë, është një situatë shumë e trishto, e cila do të mbahet në mend. Disa thonë një gjë, të tjerët diçka tjetër”, shton Nenadi në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Për shkak të targave, Nenadi atmosferën në qytetin ku jeton e përshkruan si konfuze. Por, ai beson se kjo çështje është në rendin e ditës të takimit në Bruksel, i cili zhvillohet të martën, më 4 prill.

Ky është takimi i parë mes negociatorëve kryesorë të Serbisë dhe Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në takimin e mbajtur së fundi në qytetin maqedonas të Ohrit.

Kjo marrëveshje, e cila mbështetet nga vendet perëndimore, përmend “njohjen reciproke të targave”, por nuk specifikon qartë se çfarë do të ndodhë me targat KM, të cilat i lëshon Serbia për banorët e Mitrovicës së Veriut, dhe të cilat Kosova i konsideron ilegale.

“Nuk kemi përgjigje nga ata njerëz (politikanë), që të dalin e të thonë të vozis ose të mos vozis”, shprehet Nenadi.

Cila është situata në terren?

Në komunat në veri të Kosovës janë në përdorim targat me regjistrimin KM (Kosovska Mitrovica).

Gjatë vitit 2022, kjo çështje ngriti tensionet në veri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e procesit të riregjistrimit në targa RKS (Republika e Kosovës).

Kështu, për shkak të targave, në fillim të nëntorit serbët u larguan nga institucionet e Kosovës, por në fund të po atij muaji, Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova më pas pranoi të pezullonte procesin e riregjistrimit, ndërsa Serbia mori përsipër të mos lëshonte targa të reja KM.

Çfarë i shqetëson vendasit në veri?

Pavarësisht të gjitha marrëveshjeve, targat janë ende një çështje që shkakton ngritje tensionesh në veri të Kosovës.

Që nga java e kaluar në katër komuna në veri të Kosovës – Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa raste të djegies së veturave me targa RKS.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ndër tjerash dyshohet për këto vepra penale.

Nenadi shpreson se incidente të tilla do të ndalen dhe tregon se në janar e ka zgjatur regjistrimin e makinës në KM, por nuk është i sigurt se mund ta drejtojë atë.

“Këta dy muaj nuk kam qenë ende në Serbi. Thonë se mund të largohesh, por nuk mund të kthehesh”, thotë Nenadi.

Bashkëqytetari i tij, Vlladani, i cili nuk dëshiron të publikohet identiteti i tij i plotë, thotë se në terren ka persona që lëvizin me targa KM apo RKS, por shihen edhe vetura pa targa.

“Ato pa targa tashmë janë regjistruar në RKS”, thotë Vlladani për Radion Evropa e Lirë, por nuk specifikon pse po hiqen targat e Kosovës.

Zgjidhje të reja për targat?

Vlladani thotë se automjetet me targa KM, regjistrimi i të cilave u vazhdua pas nëntorit të vitit të kaluar, kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje, nuk mund të lëvizin në territorin e Kosovës.

“Targat KM që janë zgjatur para datës 23 nëntor mund të qarkullojnë, ndërsa ato pas këtij afati udhëtojnë vetëm në veri të Kosovës, mund të largohen, por nuk mund të kthehen”, thotë ai.

Miodragu nga Zveçani, nga ana tjetër, beson se Kosova nuk duhet t'i “detyrojë” pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës që t'i riregjistrojnë veturat e tyre me targa të Kosovës, por t'i lërë të vendosin vetë për këtë çështje.

Targat sërish problem ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Petkoviq: Targat KM ende në qarkullim, por nuk do të lëshohen të reja

Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim

Ai, gjithashtu, mendon se autoritetet e Kosovës nuk duhet ta kufizojnë lëvizjen e automjeteve me targa KM, regjistrimi i së cilave në sistemin serb është zgjatur pasi të dyja palët kanë arritur marrëveshje.

Miodragu thotë se janë të hutuar dhe se askush nuk jep përgjigje konkrete ndaj pyetjes nëse mund të përdoren apo jo tabelat KM.

Çfarë thonë politikanët?

Pasi Policia e Kosovës arrestoi një person nga komuniteti serb nën dyshimin se ka marrë pjesë në djegien e veturës me targa të Kosovës, ka reaguar ashpër Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për media më 2 prill në Beograd tha se “do ta thërrasë popullin në kryengritje dhe rezistencë të përgjithshme” nëse i arrestuari nuk lirohet.

Ai, po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve që lirisht t’i drejtojnë automjetet me targa KM.

E, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, nga Mitrovica Veriore ka thënë se veturat me targa KM lëvizin pa probleme si në vetë qytet ashtu edhe nëpër pikat kufitare në veri të Kosovës.

Prishtina zyrtare nuk është deklaruar konkretisht për targat KM dhe as nuk ka thënë nëse afatet e parapara për procesin e riregjistrimit mbeten në fuqi.

Ndryshe, autoritetet kosovare kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve me targa KM, të cilat janë regjistruar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mes të janarit.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Умер мужчина, обнаруживший тело жены без глазных яблок и уха

Слухи о раке и редкие концерты: куда пропала певица Надежда Кадышева

Москвичам рассказали, как защитить детей от мошенников в онлайн-играх

В подмосковной Балашихе прохожего убила молния

Музыкальные новости

Уссурийский ЛРЗ расширяет форматы промышленных экскурсий на предприятие

Впервые Бурятский театр оперы и балета выступит с концертом в храме Кяхты

VK Fest 2024: Музыка и Развлечения на Открытых Площадках России

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов

Новости России

В Москве продолжают заботиться о самом лучшем детстве для детей

Likee стал официальным информационным партнером Игр БРИКС

Вильфанд объявил о начале купального сезона в Москве

Мишустин внес изменения в правила продажи валютной выручки экспортерами

Экология в России и мире

«585*ЗОЛОТОЙ» выступила партнером медиафестиваля творческой молодежи YOUPITER

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов

Волжский нарцисс - Плес

Пять морей и одно озеро: в России создадут новые круглогодичные курорты - стали известны подробности

Спорт в России и мире

Касаткина о романе Синнера и Калинской: рада, больше ничего не хочу говорить

Итальянская забастовка: Рублёв, Котов и Самсонова вылетели с «Ролан Гаррос», Потапова обыграла Ван Синьюй

Прямая трансляция матча Елены Рыбакиной против экс-первой ракетки мира на «Ролан Гаррос»

Россиянин Котов уступил итальянцу Синнеру в третьем круге "Ролан Гаррос"

Moscow.media

Лучший HR-бренд – «Грузовичкоф»

Экс-редактор Comnews присоединился к команде iTrend

НА ДЕТСКОМ ФЕСТИВАЛЕ ИСКУССТВ «НЕБО» СОСТОИТСЯ 5 ПРЕМЬЕР И ПОКАЖУТ НОВИНКИ ОТ ВЕДУЩИХ МОСКОВСКИХ ТЕАТРОВ

Лёд и пламень











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Москве продолжают заботиться о самом лучшем детстве для детей

Тело актёра Липинского из сериала «Тихий дон» нашли в Москве

Вильфанд объявил о начале купального сезона в Москве

Школьник из Нерюнгри создал систему управления жестами