Një dëshmitar ka rrëfyer për momentin kur forcat speciale të Shteteve të Bashkuara kanë bastisur një shtëpi në veriperëndim të Sirisë, ku besohej se jetonte kreu i grupit terrorist Shteti Islamik (IS). Gjatë operacionit, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi e ka vrarë veten me eksplozivë, ka pohuar presidenti amerikan, Joe Biden. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)