Добавить новость

Житель Новой Москвы устроил самосуд над алабаем, покусавшим йорка

В колледже «Подмосковье» прошла неделя английского языка

Мособлгаз газифицировал 26-й по счету дом в деревне Назимиха Щелкова

Отопление в соцобъекты Балашихи запустят 29 сентября



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Qeveria e Kosovës analizon kontratat për kamerat kineze

Kontratat për blerjen e dy llojeve të kamerave të sigurisë, të vendosura në institucionet e Kosovës, janë duke u analizuar në aspektin e sigurisë nga Qeveria e Kosovës.    


Bëhet fjalë për kontrata, me të cilat janë blerë kamera të kompanive Dahua dhe HikVision - që të dyja kompani kineze, të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.    


Radio Evropa e Lirë ka raportuar më 24 janar se këto lloje kamerash janë të vendosura në disa institucione, përfshirë objektin e Qeverisë së Kosovës dhe atë të Prokurorisë së Shtetit.    


Kamera të tilla vërehen edhe në Ministrinë e Tregtisë, atë të Shëndetësisë, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe në sheshet kryesore në kryeqytet: “Skënderbeu”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”.    




Pas këtij raportimi, Qeveria e Kosovës ka thënë se “është interesuar për këtë çështje”.  


“Bëhet fjalë për kontrata të trashëguara nga qeveritë e kaluara. Ne do t’i shohim ato dhe do të analizojmë aspektin e sigurisë të produkteve që ato kontrata ofrojnë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.    


Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, Dahua Technology dhe HikVision gjenden në listën e zezë të SHBA-së qysh nga viti 2019, për shkak të, siç thuhet, ndërlidhjes së tyre me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë, përkatësisht me represionin që u bën Pekini ujgurëve myslimanë në provincën Ksinjiang.   




 


Në vitin 2010, në Kosovë është miratuar Ligji për Zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare.    


Bazuar në këtë ligj, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim më 23 shkurt të vitit 2021, për t’i zbatuar “sanksionet ekonomike ndërkombëtare ndaj entiteteve dhe personave fizikë, sipas listave të sanksioneve të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.  


Kamerat kineze vëzhgojnë edhe shkolla të Kosovës    

Përveç në institucionet qendrore, kamerat e markave kineze, Dahua dhe HikVision, janë të përhapura edhe në institucione lokale.    


Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione nëpër komunat e Kosovës për llojet e kamerave të vendosura në objektet e tyre, si dhe në shkollat që administrohen nga komunat.  




Sipas përgjigjeve që ka marrë deri më tani, kamerat e llojeve Dahua dhe HikVision janë kryesisht të vendosura në shkollat e komunave: Istog, Skenderaj, Prizren, Drenas, Rahovec, Kamenicë, Kaçanik, Dragash, Klinë dhe Gjakovë.    


Sa u përket objekteve të komunave, nga informacionet e deritashme, kamerat HikVision janë të instaluara në Komunën e Pejës dhe atë të Kamenicës.    


Radio Evropa e Lirë është në pritje të përgjigjeve edhe nga komunat e tjera.    


Në dhjetor të vitit 2021, REL-i ka raportuar se Serbia, përmes institucioneve që i ka në Kosovë, ka blerë sistemin e video-mbikëqyrjes së kompanisë kineze Dahua, të dedikuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës.    


Siç shihet nga dokumentacioni, këto kamera kanë edhe opsionin e njohjes së fytyrës.




  


Shqetësimet për sigurinë dhe privatësinë nga teknologjia kineze    

Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë, përdorimi i kamerave të sigurisë dhe sistemeve të video-mbikëqyrjes duhet të bëhet me kujdes. 


Nga kjo agjenci thonë se “përpunimi i të dhënave biometrike [ku hyn edhe njohja e fytyrës] për qëllime të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është i ndaluar”.  


“Lejohet vetëm në raste specifike, pasi të plotësohen kushtet ligjore”, thuhet në deklaratën e agjencisë për Radion Evropa e Lirë.    


Eksperti i sigurisë kibernetike dhe i privatësisë, Mentor Hoxhaj, thotë se teknologjitë informative nga Kina përfliten edhe për mundësinë e manipulimit me të dhëna.    


“Sa u përket pajisjeve të teknologjisë informative, që janë me origjinë nga Kina, tanimë është vërtetuar që shumica prej këtyre pajisjeve kanë ‘back door’ [derë të pasme]. Pra, të gjitha të dhënat që i marrin e përpunojnë, i dërgojnë te prodhuesit”, thotë Hoxhaj.    


Lidhur me këtë çështje, REL ka marrë më herët edhe komentin e Departamentit amerikan të Shtetit:    


“SHBA-ja po punon me aleatët dhe partnerët në iniciativën për hartimin e parimeve për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë së mbikëqyrjes nga qeveria, në përputhje me vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut”.  


Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, SHBA-ja “mbetet e përkushtuar për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut të anëtarëve të grupeve pakicë”.  

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Начались съемки сериала по мотивам «Москва слезам не верит»

Более 70 экспонатов представили на выставке «Часовые Родины» в Музее Победы

«Тарас Бульба» за 18. Фильмы для детей со взрослой маркировкой

В Подмосковье переселено 190 человек из аварийного жилья за неделю

Музыкальные новости

В Клину сотрудники Росгвардии приняли участие в экологической акции

Агния Кузнецова в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» рассказала, как убедила Балабанова взять на роль её однокурсника

Можно ли стирать шторы: возможные риски

«Спартак» одерживает волевую победу над «Динамо» после 1-го тайма: видео голов

Новости России

Сотрудник серпуховского лесничества стал лучшим на областном конкурсе

Больше всего лотов выставлено на торги в Ступине, Наро-Фоминске и Егорьевске

Дзержинск примет Всероссийский турнир по мини-футболу среди спецподразделений ФПС МЧС

Более 70 экспонатов представили на выставке «Часовые Родины» в Музее Победы

Экология в России и мире

Прослушивания Яндекс Музыка. Увеличение прослушиваний в Яндекс Музыка.

В музее Николая Островского состоялся семинар «Проекты в сфере культуры для посетителей с нарушениями слуха: форматы и технологии»

Сырые и опасные. Какие продукты могут заразить вас паразитами

Sportmax, коллекция весна-лето 2025

Спорт в России и мире

Дарья Касаткина проиграла четвёртый финал WTA в текущем сезоне

Касаткина проиграла Хаддад-Майе в финале турнира WTA 500 в Сеуле

Вероника Кудерметова победила Викторию Томову и пробилась в полуфинал WTA-500 в Сеуле

Александр Зверев снялся с турнира ATP-500 в Пекине

Moscow.media

CorpSoft24 приняла участие в запуске Центра Технологий 1С

Bluetooth-сканер штрих-кодов SAOTRON P04 на базе CMOS-матрицы

Более 230 работодателей Москвы и Московской области получили субсидии за трудоустройство новых сотрудников по программе субсидирования найма

Портативный сканер штрих-кодов Heroje C1271 промышленного класса











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Сотрудник серпуховского лесничества стал лучшим на областном конкурсе

Люди труда – потомственные коневоды Семен и Дугуйдан Винокуровы

Госдума одобрила законопроект Мособлдумы о штрафах за неправильное содержание питомцев

Более 70 экспонатов представили на выставке «Часовые Родины» в Музее Победы