Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Vëzhguesi i mediave shqetësohet për rregullat "tejet të rrezikshme" të talibanëve ndaj gazetarëve

Organizata Reporterët pa Kufij ka thënë se lista e rregullave që është duke u kërkuar  Qeveria e udhëhequr nga talibanët gazetarëve afganë, hap rrugën për “censurë dhe persekutim”.


Kjo Organizatë ka paralajmëruar në raportin e saj se, 11 rregullat, të cilat duhet t’i zbatojnë gazetarët, në realitet janë “jashtëzakonisht të rrezikshme”, sepse janë formuluar në mënyrë të paqartë dhe mund të përdoren për të përndjekur gazetarët.


“Të miratuara pa ndonjë konsultim me gazetarët, këto rregulla të reja janë drithëruese  për të ardhmen e gazetarisë dhe pavarësisë së shtypit në Afganistan”, ka thënë Sekretari i Përgjitshëm i Reporterëve pa Kufij, Christophe Deloire.


Rregullat “lënë hapësirë për interpretim shtypës, në vend të ofrimit të një kornize që mbron gazetarët, duke përfshirë edhe gratë, që t’iu mundësohet kthimi në punë në kushte të pranueshme’, ka thënë ai.




Prej marrjes së pushtetit në gusht të këtij viti, talibanët kanë thënë se mediat do të mbeten “të lira dhe të pavarura”, duke punuar sipas “parimeve islame”.


Në mesin e tri rregullave të para është thënë se gazetarëve u ndalohet të publikojnë materiale që janë “në kundërshtim me Islamin”, “fyejnë figurat kombëtare” apo “shkelin privatësinë”.


Mirëpo militantët u kanë thënë po ashtu grave gazetare që të mos shkojnë në punë, dhe kanë kryer kërkime derë më derë për gazetarët, si dhe kanë bërë ndryshime në program.


Organizata ka shprehur shqetësime edhe për rregullat tjera që u kërkojnë gazetarëve “të mos tentojnë të shtrembërojnë lajmin”, “të respektojnë parimet gazetareske” dhe të “sigurojnë se raportimi i tyre është i balancuar”.


Afganistani është renditur në vendin e 122-të, nga 180 sa janë në total në Indeksin për Liri të Mediave në botë, që përpilohet nga Reporterët pa Kufij.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus