Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pesë anëtaret e përhershme në KS të OKB-së kërkojnë Afganistan stabil

Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, janë bashkuar për të kërkuar Afganistan stabil, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres më 22 shtator, pas bisedimeve që ka zhvilluar me ministra të Jashtëm të Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Kinës, Francës dhe Rusisë.


Të pesë fuqitë dëshirojnë “Afganistan paqësor dhe stabil, ku mund të dërgohet ndihmë humanitare pa probleme dhe pa diskriminim”, u ka thënë Guterres gazetarëve pas takimit.


Ata kërkojnë “Afganistan ku të drejtat e grave dhe vajzave respektohen dhe Afganistani nuk është strehë për terrorizëm, një Afganistan me qeveri që përfaqëson të gjithë popullsinë”, ka thënë ai.


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Rusisë, janë takuar personalisht në margjina të Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.




Homologu i tyre kinez u është bashkuar virtualisht për bisedime.


Marrja e shpejtë e pushtetit nga talibanët, muajin e kaluar në Afganistan, ndërkohë që po tërhiqeshin forcat e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, ka rritur shqetësimet se Afganistani mund të bëhet strehë për militantët islamistë, që planifikojnë të sulmojnë Perëndimin.


Kina dhe Rusia e kanë përshkruar fitoren e talibanëve si humbje për Shtetet e Bashkuara dhe kanë nisur punën me talibanët, ndonëse ende nuk e kanë njohur Qeverinë e drejtuar nga ata.


Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar heqjen e bllokadave për asetet e Afganistanit dhe rikthimin e programeve përmes Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.


Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar asetet e bankës qendrore të Afganistanit, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndalur lëshimin e fondeve për Qeverinë e drejtuar nga talibanët.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus