Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trudeau fiton zgjedhjet në Kanada, por jo edhe shumicën

Kanadezët ia kanë siguruar një tjetër fitore Partisë Liberale të kryeministrit, Justin Trudeau në zgjedhjet parlamentare të së hënës, mirëpo synimi i tij për të fituar shumicën e ulëseve nuk është arritur dhe rezultati ka qenë pasqyrim i shifrave të dy vjetëve më parë.


Liberalët kanë ftuar më së shumti ulëse, përkatësisht 156.


Konservatorët kanë fituar 121 ulëse, njëjtë sikurse më 2019.


Të majtit, Demokratët e Rinj, kanë fituar 27 ulëse, Bloc Québécois ka fituar 32 ulëse dhe Partia e Gjelbër, dy të tilla.


Parlamenti ka 338 ulëse dhe një partie i duhen 170 ulëse për të fituar shumicën.


Rezultati zgjedhor nënkupton se Trudeau do të ketë nevojë për një parti tjetër për të qeverisur.




“Ju po na ktheni sërish në punë me një mandat të qartë për ta nxjerrë Kanadanë nga kjo pandemi”, ka thënë kryeministri Trudeau.


“Ju dëgjoj kur thoni se dëshironi t’iu ktheheni sërish gjërave që doni dhe të mos shqetësoheni për pandemi apo zgjedhje”.


Trudeau ka hyrë në zgjedhje duke udhëhequr një Qeveri të pakicës, që nuk ka qenë në rrezik të rrëzimit.


Opozita e ka akuzuar atë për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme – dy vjet më herët sesa afati i fundit – për ambiciet e tij personale.


“Trudeau ka humbur bastin për të fituar shumicën, andaj mund të them se është fitore e përzier mes gëzimit dhe hidhërimit për të”, ka thënë Daniel Beland, profesor i shkencave politike në Universitetin McGill në Montreal, transmeton agjencia e lajmeve AP.


“Në fakt, ne jemi kthyer në pikën e parë, pasi parlamenti i ri do të duket sikurse i mëparshmi. Trudeau dhe liberalët kanë ruajtur pushtetin, mirëpo shumë kanadezë që nuk kanë dashur zgjedhje në pandemi, me siguri nuk janë shumë të kënaqur me gjithë këtë situatë”, ka thënë ai.


Lideri konservator, Erin O'Toole, partia e të cilit ka dalë e dyta, e ka pranuar humbjen.




“Mbështetja për ne është rritur, është rritur në gjithë shtetin, mirëpo ende duhet të punojmë më shumë për të fituar besimin e kanadezëve”, u ka thënë O’Toole gazetarëve, derisa ka sugjeruar se mëton të qëndrojë në krye të partisë.


“Familja ime dhe unë jemi të përkushtuar për të vazhduar këtë udhëtim për Kanadanë”.


Rezultatet e zgjedhjeve janë publikuar më vonë sesa zakonisht, pasi në disa qendra votimi ka pasur më pak kapacitet, si pasojë e kufizimeve për koronavirus.


Radhët e gjata të pritjeve kanë ndikuar që disa votues të presin për orë të tëra për të vituar në Ontario.


Status-quo

Trudeau, 49-vjeçar, figurë progresive karizmatike dhe djali i ish-kryeministrit liberal, Pierre Trudeau, ka fituar pushtetin më 2015.


Në valën e katërt të pandemisë, Trudeau ka përkrahur vaksinim të detyrueshëm, derisa O’Toole, 48-vjeçar, ka kundërshtuar këtë masë, duke preferuar një kombinim të marrjes së vaksinave vullnetarisht dhe testimeve të shpejta, për të parandaluar përhapjen e virusit.


Trudeau ka thënë se i duhet një mandat i ri për t’u siguruar se kanadezët miratojnë planin e tij për ta nxjerrë vendin nga pandemia e koronavirusit.




Liberalët kanë planifikuar ndarjen e miliarda dollarëve për rimëkëmbje ekonomike, nëse fitojnë sërish pushtetin.


Shefi për strategji në Cambridge Global Payments, Karl Schamotta, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve “në parim ruan status-quonë dhe siguron se planet për shpenzime, që kanë mbështetur ekonominë në vitin e fundit, pritet të vazhdojnë”.


Vonesat në numërim të votave me postë, mund të mbajnë ende pezull rezultatet.


Zyrtarët zgjedhorë në Kanada kanë thënë se nuk do t’i numërojnë rreth 800 mijë vota me postë, derisa të verifikojnë të gjitha votat fizike.


Votat me postë mund të përcaktojnë rezultatin në të paktën dy distrikte në Atlantik dhe shumë të tjera në Kanada.


Liberalët kanë qeverisur Kanadanë për 69 vjet gjatë shekullit XX.


Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus