Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Gërvalla: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka thënë homologut të saj slloven, Anže Logar, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat e makinave, është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja vendet në Bruksel.


Sipas saj, tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.


Ajo ka zhvilluar këtë diskutim me zyrtarin slloven në kundër të vizitës së saj në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga 20 shtatori, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.




Këto targa të përkohshme do t’iu vendosen veturave në xhama para dhe prapa.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 shtator nga Kuvendi i Kosovës, se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga “pala tjetër”.


Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë më 20 shtator se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve.


Vuçiq e ka përshkruar situatën në Kosovë si "një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë".


Sikurse të hënën, edhe ditën e martën, rruga në afërsi në pikëkalimit kufitar në Jarinjë, ka mbetur e bllokuar nga qytetarët serbë, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të ri të Qeverisë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus