Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Rusia e Bashkuar fiton zgjedhjet

Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar, është në rrugë për të siguruar një fitore të rehatshme në Dhomën e Ulët të Parlamentit, të njohur ndryshe si Duma e Shtetit rus.


Zgjedhjet në Rusi u mbajtën nga data 17 deri më 19 shtator.


Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar, e cila mbështet presidentin rus, Vladimir Putin, ka fituar 49.66 për qind të votave.


Putin, edhe pse nuk është udhëheqës zyrtar i partisë, vepron si udhëheqës de facto i saj.


Sipas rezultateve të deritashme, Partia Komuniste ka rreth 19.56 për qind të votave dhe Partia nacionaliste Liberal-Demokratike rreth 7.51 për qind.




Votuesit votuan për 450 deputetët e Dumës, ndërsa në zgjedhje morën pjesë 14 parti.


Rusia e Bashkuar shpalli fitoren disa orë pasi u mbyllën votimet të dielën në mbrëmje.


Sekretari i përgjithshëm i partisë, Andrei Turchak, u tha mbështetësve se fitorja është “e ndershme dhe e pastër”.


Në zgjedhje mungoi një prani e konsiderueshme e opozitës, pasi autoritetet i shpallën “ekstremiste” organizatat e lidhura me figurën e burgosur të opozitës, Aleksei Navalny, duke i ndaluar garën secilit nga rrjeti i tij.


“Nëse Rusia e Bashkuar arrin sukses, vendi ynë do të përballet me pesë vjet të tjerë të varfërisë, pesë vjet të shtypjes së përditshme dhe pesë vjet të humbur”, u tha në një mesazh të publikuar në llogarinë e Navalnyt në Instagram, në prag të zgjedhjeve.


Navalny është duke vuajtur një dënim prej dy vjetësh e gjysmë me burgim, nën akuza që aleatët e tij i shohin si të motivuara politikisht.




Në zgjedhjet e fundit kombëtare, më 2016, Rusia e Bashkuar fitoi mbi 54 për qind të votave.


Këtë herë, në disa qytete, përfshirë Moskën, u votua edhe në mënyrë elektronike.


Për herë të parë qysh në vitin 1993, vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk ishin të pranishëm, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet ruse.


Në ditën kur nisën votimet, aplikacioni online Smart Voting, i ideuar nga Navalny, u hoq nga gjigantët e teknologjisë Apple dhe Google.


Autoritetet ruse i kanë kërcënuar dy kompanitë me gjoba të mëdha nëse refuzojnë ta heqin aplikacionin, i cili u thoshte përdoruesve se mund t’i rrëzojnë kandidatët e partisë në pushtet.


Aleati i Navalnyt, Leonid Volkov, tha se gjigantët e teknologjisë “kanë rënë nën shantazhin e Kremlinit”.




Ekipi i Navalnyt po ashtu u bëri thirrje votuesve që të votonin në ditën e fundit, për të zvogëluar, siç u tha, mundësinë që votat e tyre të manipulohen gjatë dy ditëve të para të votimit.


Autoritetet thanë se i kanë ndarë zgjedhjet në tre ditë për të parandaluar grumbullimin e njerëzve, për shkak të pandemisë COVID-19.


Kritikët, megjithatë, pretenduan se periudha më e gjatë ofron mundësi të bollshme për manipulim dhe sajim të një rezultati të dëshiruar.


Të dielën në mbrëmje, grupi i pavarur i monitorimit të votave Golos - të cilin autoritetet ruse e kanë cilësuar si “agjent të huaj” - tha se ka gjurmuar më shumë se 4,500 raporte për shkelje në votime.


Raporte për parregullsi erdhën nga e gjithë Rusia.


Ministria e Brendshme e Rusisë u tha gazetarëve se nuk ka regjistruar ndonjë “shkelje të rëndësishme”.


Përgatiti: Valona Tela

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus