Мы в Telegram
Добавить новость

Стало известно, за сколько гаишник отпустил фигуранта дела об убийстве байкера

Минобрнауки: 12 университетов расторгли договоры с коммерческими партнёрами

Вильфанд рассказал, что в городе за час выпало около 30% месячной нормы осадков

АВТОДОМ Варшавка: новая страница 20-летней истории с брендом EXEED

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Republika e Kosovës i njeh cerifikatat digjitale COVID -19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre cerifikatave. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se janë duke punuar ngushtë me përgjegjës të Komisionit Evropian, që të pranohet certifikata edhe për qytetarët e imunizuar të Kosovës.

Certifikata digjitale COVID-19 është brenda Bashkimit Evropian që nga 1 korriku 2021. Kjo certifikatë u mundëson qytetarëve të BE-së të lëvizin lirshëm në 27 shtetet e bllokut evropian, nëse janë të vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Procesi i imunizimit të popullatës në Kosovë ka nisur në muajin mars dhe deri më tani, rreth 400 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër koronavirusit. Të vaksinuarit në Kosovë pajisen me kartelë vaksinimi për COVID-19.

Krahas kësaj kartele me QR kod (që identifikon statusin rreth vaksinimit), Republika e e Kosovës ka dizajnuar edhe certifikatën digjitale për lëvizje të lirë në shtete të ndryshme, thuhet në përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo është aprovuar nga Komiteti për imunizim kundër COVID-19 në Kosovë dhe është duke punuar ngushtë me akterët përkatës të Komisionit Evropian, duke ndjekur procedurat përkatëse, në mënyrë që e njëjta të pranohet, thuhet në përgjigje.

Çdo procedurë që kërkohet nga Komisioni Evropian do të plotësohet me qëllim që certifikata digjitale e Kosovës të njihet. Në përgjigje të MSH-së po ashtu thuhet se disa çështje janë jashtë ndikimit të ministrisë, por që ky institucion do të përmbushë përgjegjësitë e veta, që i takojnë sa i përket kësaj certifikate, në raport me palët e jashtme.

“Përgjegjësitë e Ministrisë se Shëndetësisë janë të dizajnojnë cerifikatën sipas kritereve të Komisionit Evropian dhe të përmbushë standardet që ky dokument duhet t'i ketë, normalisht, të kërkojë dhe avokojë sa më shumë që ka mundësi te KE-ja, që certifikata të njihet sa më parë që ka mundësi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga vendet e rajonit,Komisioni Evropian, të mërkurën ka miratuar certifikatën digjitale të vaksinimit për Shqipërinë, kurse më 20 gusht, në sistemin digjital të certifikatave, është pranuar edhe Maqedonia e Veriut.

Certifikata digjitale lëshohet pa para dhe është në formë të shtypur si dhe format digjital dhe do të ketë validitet deri në një vit. Certifikata ka një QR-kod me informacione, si emri, data e lindjes, shteti që e ka lëshuar këtë dokument, lloji i vaksinës (ose dëshmia për ndonjë imunitet) dhe kur mbajtësi i kësaj certifikate është vaksinuar.

Edona Deva, specialiste e shëndetit publik në Kosovë shprehet se angazhimet e autoriteteve kompetente duhet të jenë të pandalshme sepse certifikata digjitale është shndërruar në pasaportë për lëvizje. Ajo konsideron se Kosova mund të jetë pjesë e sistemit digjital të këtyre certifikatave, pasi në Kosovë administrohen vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. Deva tregon se gjatë verës ka udhëtuar nga Kosova në shtetin e Kroacisë që është vend i Bashkimit Evropian, por që thotë se nuk ka pasur problem me certifikatën e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Në Kosovë administrohen vaksinat e kompanisë Pfizer dhe AstraZeneca.

“Nuk jam e njoftuar me përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë aspekt, por mund të them se angazhimi nuk duhet të ndalet, për shkak se udhëtimi nuk mund të ndalet për shkak të njohjes apo mosnjohjes së një certifikate”, thekson Deva.

Integrimi në sistemin digjital të certifikatave, në aspektin teknik nuk është problem për Kosovën, thotë Driart Elshani, ekspert i çështjeve të telekomunikimeve. Ky informacion mund të ruhet në telefon apo në pajisje të tjera mobile, të cilat më pas udhëtari ua tregon punëtorëve të linjave ajrore apo zyrtarëve kufitarë.

“Certifikata digjitale në aspektin teknik, duhet të jetë e qasshme përmes telefonit mobil, në mënyrë që të skanohet QR kod nga autoritetet në kufi. Kur skanohet kodi, vërtetohet se personi ka marrë vaksinën. Kosova duhet të punojë edhe në aspektin teknik dhe kjo nuk është e vështirë të realizohet. Kosova lehtë mund të realizojë këtë proces në mënyrë që të integrohet në sistemin digjital të certifikatave, nëse nuk ka kërkesa të tjera nga BE-ja”, shprehet Elshani.

Por, për të hyrë dhe dalë një person në dhe nga Republika e Kosovës, sipas masave në fuqi, për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, të vendosura më 13 shtator nga Qeveria e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë pasuese: certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik - IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve) ose testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Në rast se nuk i kanë këto dëshmi, duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Первая ракетка мира Швентек вышла в четвертый круг турнира в Мадриде

На коллегии МинЖКХ МО обсудили законодательное регулирование в сфере ЖКХ

Россиян экстренно эвакуировали из одного аэропорта Москвы

Онлайн марафон "Новинки" - Тренды светодизайна на выставке Light + Building 2024

Музыкальные новости

Сбер подарил Орлу умный фонтан

Отец из Панамы, школьная любовь и любимая еда: Елена Борщёва раскрыла все тайны на шоу ТВ-3 «Вкусно с Анфисой Чеховой»

Музей – завод «СырКультПросвет» открылся в Угличе

Расплата за расточительство! ФК «Оренбург» на домашнем поле уступил ФК «Динамо» (Москва) – 1:2

Новости России

На коллегии МинЖКХ МО обсудили законодательное регулирование в сфере ЖКХ

Смотрите спектакли по произведениям А.П.Чехова в одном театре в мае

Россиян экстренно эвакуировали из одного аэропорта Москвы

АВТОДОМ Варшавка: новая страница 20-летней истории с брендом EXEED

Экология в России и мире

585*ЗОЛОТОЙ» дарит украшения за установку мобильного приложения

По запросу Баку в Москве незаконно был задержан известный российский политолог Михаил Александров

Wildberries может выйти на рынок ОАЭ

Почему люди боятся обращаться к психиатру?

Спорт в России и мире

Теннисистка Касаткина заявила, что скучает по России, но пока не может приехать

Свёнтек разгромила Кырстю и вышла в 1/8 финала турнира WTA-1000 в Мадриде

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира

Как Рыбакиной стать второй ракеткой мира: расклад от WTA

Moscow.media

В Екатеринбурге будут судить уроженца Армении, устроившего дорожный конфликт со стрельбой

На западном объезде Южно-Сахалинска строят первый участок

ТСД промышленного класса Saotron RT-Т510

Лиды для фрилансеров Golubinbot











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Собянин сообщил о трёх современных методах строительства мостов в Москве

Стало известно, за сколько гаишник отпустил фигуранта дела об убийстве байкера

Россиян экстренно эвакуировали из одного аэропорта Москвы

В центре Москвы поймали змею необычного окраса