Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Maqedonia e V. kërkon ndihmën e BE-së dhe NATO-s pas shpërthimit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të enjten ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-së për hetimin e zjarrit, i cili të mërkurën shpërtheu në spitalit modular në Tetovë, dhe për pasojë vdiqën 14 pacientë  të sëmurë me koronavirus ndërsa 12 të tjerë u lënduan.


Zëvendëskryeministri maqedonas, Artan Grubi, tha se vendi ka nevojë për ndihmë të ekspertëve “për një hetim sa më të shpejtë dhe më të thellë që të mos lihet asnjë fije dyshimi apo të zbardhet gjithçka lidhur me këtë rast”.


Ai u prononcua edhe për vërejtjet që ishin paraqitur nga drejtuesit e Spitalit të Tetovës qysh në muajin prill për lëshime gjatë ndërtimit të këtij spitali.


Por, zëvendëskryeministri Grubi tha se në mbledhjen e Qeverisë është konstatuar se spitali ishte ngritur bazuar në standardet e nevojshme.


“Ky qëndrim u shpalos sot në mbledhjen e Qeverisë nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori ka dhënë sqarimet e duhura dhe vërejtjet e tij rreth spitalit modular në Tetovë. Bëhet fjalë për çështje teknike, këtë e tha drejtori dhe e konfirmoi edhe Ministri i Shëndetësisë për vërejtjet në muajin prill. Ministria tashmë ka dalë me qëndrimin se Qendra modulare ka qenë e ndërtuar me të gjitha standardet e nevojshme”, ka deklaruar mes tjerash zëvendëskryeministri Grubi.


Zjarri i së mërkurës besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.


Autoritetet kanë shpallur tri ditë zie si pasojë e këtij incidenti.




 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus