Familjarë nga Krusha e Madhe dhe ajo e Vogël kanë protestuar kundër përgjysmimit të dënimit të një serbi të dyshuar për krime të kryera në këto fshatra. Familjarët janë revoltuar edhe më shumë kur kryetari i Gjykatës së Apelit në Prishtinë u tha atyre se nuk ka fakte se tashmë i dënuari kishte kryer vrasje.