Мы в Telegram
Добавить новость

Соловьев: вертолет президента Ирана Раиси могли намеренно сбить

SHOT: пьяный мужчина напал с ножом на экс-жену во дворе дома в Мытищах

Андрей Воробьев поздравил телеканал «360» с 10-летием

Москва готова оказать помощь в поиске президента Ирана Раиси



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Zgjedhjet në Podujevë mesazh për pushtetin qendror

Zgjedhjet në Podujevë mesazh për pushtetin qendror

Në aspektin politik, pas humbjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet lokale në Podujevë, institucionet qendrore do të duhej të legjitimohen, vlerëson analistja politike, Jehona Lushaku-Sadriu. Ajo shton se kjo parti mori mesazh serioz dhe të qartë nga votuesit në Podujevë se i duhet reformimi.

Analisti Fisnik Halimi, ndërkaq thotë se rezultati në Podujevë është paralajmërim se mund të ketë largim të elektoratit nga LDK-ja.

Në zgjedhjet e mbajtura të dielën për kryetar komune, LDK-ja humbi bastionin e saj të fuqishëm, të cilin e ka qeverisur që nga paslufta. Për më shumë, kryetari i ri do të jetë një ish-anëtar i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në kohën kur doli hapur kundër partisë, me qëndrimin e tij kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Qeverisja e LDK-së në Podujevë ishte e lidhur me emrin e nënkryetarit të kësaj partie, Agim Veliut, i cili e udhëhoqi këtë komunë për më shumë se 14 vjet, në periudha të ndryshme.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019, Veliu la postin e kryetarit të komunës për t’u bërë ministër i Brendshëm në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Ishte pikërisht vendimi i Kurtit për shkarkimin e tij nga kjo pozitë, në mars të vitit 2020, që çoi në prishjen e koalicionit qeveritar LDK-LVV. Edhe në qeverinë e krijuar më 3 qershor, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, Veliu mban postin e ministrit të Brendshëm.

Të dielën, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Podujevë, Agim Veliu iu bashkua bashkëpartiakut të tij, kandidatit të LDK-së për kryetar komune, Nexhmi Rudarit, në konferencën për media, për të pranuar humbjen.

“Ne i kemi humbur këto zgjedhje dhe ky është vendimi i sovranit. Kur sovrani, flet ne duhet të heshtim”, deklaroi Veliu në konferencën e mbajtur të hënën mbrëma.

Kurse, lideri i LVV-së, Albin Kurti i cilësoi këto zgjedhjet si referendum.

“Kjo nuk është zgjedhje, nuk është vetëm zgjedhje, por është referendum. Edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendum, sepse do të ketë më shumë zgjedhje”, tha Kurti në natën e fitores në Podujevë, gjatë një paraqitjeje me fituesin, deputetin Shpejtim Bulliqi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë ishin shpallur që të mbaheshin më 15 mars 2020, por për shkak të pandemisë me COVID-19, ato janë shtyrë.

Zgjedhjet në Podujevë, mesazh serioz për LDK-në

Analistja politike, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se për LDK-në kjo ka qenë një humbje e partisë dhe një "nevojë për t’u reformuar brenda dhe për të ofruar alternativa të reja".

“Është një mesazh serioz nga ana e votuesve dhe LDK-ja duhet ta kuptojë këtë me seriozitetin më të madh, nëse dëshiron që në zgjedhjet e ardhshme, ta përmirësojë performancën”, vlerësoi Lushaku-Sadriu.

Analisti Fisnik Halimi konsideron se votuesit e Podujevës përbëjnë vetëm 4 për qind të elektoratit kombëtar, por LDK-ja, në këto zgjedhje, mori mesazh të qartë.

“Në këtë rast lëvizja elektorale atje ka më shumë vlerë simbolike sesa elektorale. Megjithatë, përmbysja e LDK-së atje mund të jetë një paralajmërim se elektorati i LDK-së me lehtësi po lëvizë drejt LVV-së”, tha Halimi për Radion Evropa e Lirë.

“LDK-ja duhet urgjentisht të ofrojë zgjidhje”

Analistët thonë për se zgjedhjet lokale mund të mos jenë mostër e qartë për përkrahje në nivel kombëtar. Sidoqoftë, ata e shohin shqetësuese që qeveria nuk po arrin të kalojë asnjë ligj në kuvend.

“Rezultati në Podujevë në vetvete nuk do të duhej që të merrej si një momentum i ri politik në Kosovë. Por, kur këtij momentumi i shtohen edhe problemet tjera të koalicionit qeverisës, posaçërisht problemeve me sigurimin e një shumice parlamentare të thjeshtë në kuvend për të kaluar ligje të tipit ‘rimëkëmbja ekonomike’, pastaj kriza rreth presidentit të ardhshëm, atëherë mbase shoqëria kosovare po jep shenja që zgjedhjet e reja janë imperativ social”, tha Fisnik Halimi.

Ndërkaq, Jehona Lushaku-Sadriu pret që LDK-ja të ofrojë zgjidhje për dalje nga stagnimi.

“Është imperative që të diskutohet ose për riformatim të qeverisë dhe një rritje e mazhorancës brenda parlamentit ose të shikohet mundësia që të shkohet në zgjedhje. Për këtë të dytën, dilemat e vetme i kam për shkak të pandemisë”, tha Lushaku-Sadriu.

Kush e përcakton fatin e qeverisë?

Analsiti Fisnik Halimi mendon se partitë opozitare, mund ta rrëzojnë shumë lehtë qeverinë aktuale.

“Është pak e besueshme që LDK-ja do të kërkojë rrëzimin e qeverisë. Megjithatë, kjo mbetet punë e partive opozitare, LVV-së dhe PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës) të cilat, nëse krijojnë kanale të sinqerta komunikimi, do të mund të arrinin lehtësisht votat për rrëzimin e kësaj qeverie", tha ai.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është kundër zgjedhjeve të parakohshme dhe po kërkon që partitë politike të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Por, ai po sfidohet në dy fronte: nga partnerja kryesore në koalicioni qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka kërcënuar me dalje nga koalicioni nëse kandidati i saj, Ramush Haradinaj nuk votohet president, dhe nga partia më e madhe opozitare, që është edhe partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, që po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme.

Analistja Jehona Lushaku-Sadriu vlerëson se situata aktuale duhet të shërbejë si mësim për partitë politike dhe sjelljen e tyre në skenën politike, duke përmendur nevojën e heqjes së vijave të kuqe.

“Është e paimagjinueshme që pa koalicione një parti të marrë pushtetin, prandaj është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi partiak, por edhe formimi i koalicioneve të reja”, tha Lushaku-Sadriu.

Koalicioni aktual ka para vetes testin më kritik që do të përcaktojë edhe fatin e tij, zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, post ky që hyri në kalkulimet politike, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pas aktakuzës së konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Завершены инженерные сети. Продолжается создание узла Хорошевская

Губернатор Андрей Воробьев поздравил телеканал «360» с 10-летием

Волонтеры провели субботник в усадьбе Городище

У россиян могут начать массово отбирать квартиры: предупреждает эксперт

Музыкальные новости

В Петербурге и Москве появятся аналоги советских «Березок»

Политики, писатели и артисты стали участниками «Ночи музеев» в Музее Победы

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

«Просто не афиширую»: куда пропала Волочкова с театральной сцены

Новости России

Депутат Сергей Гаврилов – «NEWS.ru»: Государство должно поработать над «ляпами» YandexGPT

От конденсаторов до банкоматов: как начали 2024 год резиденты индустриального парка «Руднево»

На новых участках дорог во Владимирской области размещены 17 комплексов фотовидеофиксации ПДД

Mash: фигурантов дела «Крокуса» по-прежнему содержат в одиночных камерах СИЗО

Экология в России и мире

Азербайджанский мигрант возмутился из-за того, что в Калининграде суд назначил 4,5 года лишения свободы за убийство в ДТП школьницы. Видео

Кладезь полезных свойств: Кутушов рассказал о пользе шлемника байкальского

В Турции в ужасе удивились: сотни нелегальных отелей как ни в чем не бывало принимают туристов и выставляются на площадках бронирования

Кладезь полезных свойств: Кутушов рассказал о пользе шлемника байкальского

Спорт в России и мире

Теннисиста Медведева выбили из топ-4 ATP

Рыбакина узнала свое место в новом мировом рейтинге

Диего Шварцман: «Два чилийца в полуфинале в Риме. Шесть латиноамериканцев в топ-30. А ATP в следующем году уберет один из турниров в Южной Америке»

Экс‑теннисистка Джорджи обвиняется в краже мебели и ковров на €100 тысяч — СМИ

Moscow.media

Сотрудник Дубненского отдела вневедомственной охраны Главного управления Росгвардии по Московской области встретился с учащимися МОУ СОШ №1

Терминал сбора данных (ТСД) промышленного класса SAOTRON RT42G

Скоростные теплоходы открыли сезон круизов между Петербургом и Диорамой «Прорыв» в Ленобласти

Главы МЧС и Минприроды РФ доложили Владимиру Путину о паводковой обстановке в Оренбуржье, Тюменской, Курганской и Омской областях











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Загрутдинов: готовы инженерные сети транспортного узла «Хорошевская»

Губернатор Андрей Воробьев поблагодарил канал «360» за работу

Стало известно, чем откроют новый театральный сезон в Красноярске

Likee выпускает обновления для укрепления безопасности своего сообщества