Мы в Telegram
Добавить новость

В Москве презентовали медали и экипировку VIII игр «Дети Азии»

Гонщики «КАМАЗ-мастер» показали свое мастерство на фестивале Drift Expo

В Приморье пенсионерка отдала полмиллиона телефонным мошенникам

Врач Тяжельников рассказал, какие напитки нельзя пить в жару

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mbijetesa e Qeverisë Kurti përmes pandemisë 

Mbijetesa e Qeverisë Kurti përmes pandemisë 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po synon që të vazhdojë punën me qeverinë e tij në detyrë deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ai dhe Lëvizja Vetëvendosje të propozojnë një emër të mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Presidenti Thaçi nuk ka treguar shumë mirëkuptim që të presë Vetëvendosjen deri në përfundimin e pandemisë për propozimin e emrit të mandatarit. Formimi i qeverisë së re, sipas kërkesës së presidentit Thaçi, është veprim i domosdoshëm pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit në kuvend ndaj qeverisë aktuale.

Analisti politik, Imer Mushkolaj thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht shumë paqartësive nuk beson që Qeveria Kurti mund ta vazhdojë mandatin deri në përfundim të pandemisë, përderisa askush nuk mund ta parashikojë se sa kohë mund të zgjasë kjo pandemi.

“Në një shtet normal, me politikanë të përgjegjshëm, përfundimi i pandemisë me një qeveri cilado që do të ishte ajo, nuk do të vihej fare në dyshim. Por, për fat të keq në Kosovë, me një klasë politike të papërgjegjshme për jetën e qytetarëve, një gjë e tillë nuk ndodh”.

“Unë pres që qeveria në detyrë ta përfundojë mandatin përpara se të përfundojë pandemia, gjithnjë duke e pas parasysh qëllimin e partive opozitare dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha Mushkolaj.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetes Arbërie Nagavci, thotë se si parti fituese e zgjedhjeve emri i mandatarit për qeverinë e re do t’i dërgohet presidentit në momentin kur të krijohen rrethanat, që sipas saj, nënkupton përmirësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

“Ne do t’i përgjigjemi letrës së presidentit sapo të krijohen kushtet për këtë dhe presidenti nuk ka asnjë të drejtë të bëjë presion mbi Lëvizjen Vetëvendosje sepse nuk i takon atij që t’i japë mandat tjetër dikujt, përveç fituesit të zgjedhjeve”, thotë Nagavci.

Duke iu referuar pretendimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë pa Vetëvendosjen, Nagavci thotë se Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e përcaktojnë që mandati për formimin e qeverisë i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve.

Qëndrimi i Vetëvendosjes dhe Kurtit që së pari të kalojë pandemia dhe më pastaj të kalohet në formimin e qeverisë, sipas shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është tregues se kryeministri në detyrë e ka futur “vendin në krizë politike”.

“Kurti e ka futur vendin në krizë politike. Ai e ka obligim dhe duhet të provojë të krijojë shumicën parlamentare (për formimin e qeverisë) e nëse nuk donë të krijojë shumicë, kjo e drejtë duhet t’i kalojë dikujt tjetër”, tha Gashi pas takimit të Kryesisë së Kuvendit.

Një mundësi për zgjatjen e mandatit të Qeverisë Kurti, sipas analistit Imer Mushkolaj mund të gjendet te Gjykata Kushtetuese dhe procedurat të cilat shpesh marrin shumë kohë. Ai thotë se është e pritshme që Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, mund ta dërgojë në Kushtetuese çfarëdo vendimi për formimin e qeverisë, pa partinë fituese.

“Nëse do të kemi ankesa në Gjykatën Kushtetuese, atëherë për shkak të procedurave mund të ketë edhe zgjatje të jetës së kësaj qeverie deri në vendimet që do të mund t’i marrë ky institucion. Por, sërish nuk pres që ta zgjasë mandatin deri në përfundim të pandemisë, për shkak se të gjithë aktorët tjerë politikë janë të interesuar që kjo të mos ndodh”, thotë Mushkolaj.

Ndërkohë, Vigan Qorrolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës thotë se presioni i presidentit Hashim Thaçit ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për caktimin e mandatarit, është i paligjshëm.

Ai nuk sheh mundësi ligjore për formimin e qeverisë pa partinë fituese të zgjedhjeve, siç po pretendohet me nismën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Përmes një shkrimi në Facebook, Qorrolli rikujton se Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 kishte sqaruar se partisë politike ose koalicionit që ka fituar numrin më të madh të vendeve në kuvend, si rezultat i zgjedhjeve, t'i jepet mundësia të propozojë kandidatin për kryeministër për formimin e qeverisë.

Si rrjedhojë, e vetmja mënyrë kushtetuese që qeveria e re të bëhet pa fituesin e zgjedhjeve, sipas Qorrollit, është nëse partia fituese e zgjedhjeve dështon të marrë përsipër formimin e qeverisë, duke e shprehur atë edhe me shkrim pranë presidentit të Republikës.

Presidenti Hashim Thaçi i ka shkruar tri letra liderit të Vetëvendosjes, përkatësisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti përmes së cilave i ka kërkuar ta caktojë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë. Por, në përgjigjet e Kurtit, kryesisht ka mbizotëruar qëndrimi se qeveria në detyrë duhet ta vazhdojë punën deri në përfundimin e pandemisë dhe më pas, vendi të shkojë në zgjedhje.

Bazuar në krejt këto paqartësi, njohësit e zhvillimeve politike presin që shumë shpejt çështja të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Qeveria e Kosovës, e formuar mbi bazën e koalicionit në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, u votua në kuvend më 3 shkurt. Por, ende pa i mbushur dy muaj, partitë nuk arritën të vazhdojnë koalicionin, çka u pasua me mocionin e mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike te Kosovës dhe të votuar edhe nga opozita, më 25 mars, 2020.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В Москве презентовали медали и экипировку VIII игр «Дети Азии»

Прощайте, школа и полмиллиона: сколько стоит обучение в вузах для детей знаменитостей

Примани, венок, жениха богатого: какие народные гадания до сих популярны у россиян

В Приморье пенсионерка отдала полмиллиона телефонным мошенникам

Музыкальные новости

ONYX отправляется в Большой тур по России

VK Fest 2024: Музыка и Развлечения на Открытых Площадках России

Уссурийский ЛРЗ расширяет форматы промышленных экскурсий на предприятие

Книжные новинки, лаборатория текста и иллюстраций — ждут гостей Московского детского фестиваля искусств «НЕБО»

Новости России

Прощание с депутатом Чилингаровым состоится 4 июня в храме Христа Спасителя

В подмосковном Серпухове ураган сорвал крышу с жилого дома

Подмосковная «Единая Россия» поздравила юных жителей региона с Днем защиты детей

Международный день защиты детей

Экология в России и мире

Спецназ ворвался в прибрежный люксовый отель, а вертолет завис над бассейном: перепуганные туристы на вечеринке стали свидетелями реального боевика

Елена Шерипова: самые модные головные уборы на лето

Улыбка сделала слушателя «Юмор FM» миллионером

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов

Спорт в России и мире

Бывшая российская теннисистка спела гимн Франции

Синнер повторил достижение Джоковича и Надаля по победам на "Больших шлемах"

Ролан Гаррос. Расписание 2 июня. Потапова и Швентек сыграют первым запуском, Синнер – последним

Прямая трансляция матча Елены Рыбакиной против экс-первой ракетки мира на «Ролан Гаррос»

Moscow.media

Военные следователи продолжают оказывать гуманитарную помощь военнослужащим, находящимся в полевых госпиталях

Книжные новинки, лаборатория текста и иллюстраций — ждут гостей Московского детского фестиваля искусств «НЕБО»

Лучший HR-бренд – «Грузовичкоф»

Муруджинские озера











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Бывший возлюбленный Заворотнюк Жигунов не приехал на ее похороны

В Приморье пенсионерка отдала полмиллиона телефонным мошенникам

В Москве презентовали медали и экипировку VIII игр «Дети Азии»

Врач Тяжельников рассказал, какие напитки нельзя пить в жару