Мы в Telegram
Добавить новость

Программа ремонта поликлиник продолжит реализовываться в Подмосковье — Воробьев

Исследование – употребление фасоли снижает риск развития хронических заболеваний

Трое несовершеннолетних пострадали в ДТП в подмосковном Домодедово

Собянин: В экосистему Russpass добавили новые возможности для бизнеса



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

LVV nuk propozon mandatarin, pret vazhdimin e negociatave me LDK-në

LVV nuk propozon mandatarin, pret vazhdimin e negociatave me LDK-në

Lëvizjes Vetëvendosje i mbetet të ndërmarrë nismën e radhës për takimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës në kuadër të negociatave për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Një gjë të tillë e thonë zyrtarët e LDK-së, sipas të cilëve, është në duart e Vetëvendosjes të thërrasin takimin për vazhdimin e negociatave. 

Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se në vazhdimësi janë duke ofruar propozime për të ardhur deri te zgjidhja.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, tha për Radion Evropa e Lirë se presin që sa më parë të arrihet një marrëveshje për kolacionin qeverisës me LDK-në.

“Unë besoj që LVV do të ndërmarrë të gjitha veprimet që i ka në dispozicion në mënyrë që sa më parë të kemi një zgjidhje. Vazhdimisht kemi dhënë propozime të ndryshme për LDK-në dhe shpresoj të arrihet sa më parë marrëveshja dhe të vazhdohet në funksionalizimin e plotë të institucioneve të vendit.

Në anën tjetër, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës thonë se edhe LDK është e interesuar që sa më shpejt të themelohen institucionet e reja.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në takimin e fundit, LDK ka dhënë ofertën për bashkëqeverisje dhe sipas tij, ‘është në dorën e LVV-së të gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja’. 

“Takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, tha Hoti.

Ai ka shtuar se në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019. 

“Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet është e pranueshme për LDK-në dhe siguron stabilitet për Qeverinë për të kryer mandatin e plotë, që është tepër e nevojshme për të kryer reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik e social dhe integrim evropian”, thotë Hoti.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, por ende nuk është krijuar qeveria e re. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Negociatat ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, po shihen si proces në dy faza. Ato para dhe pas konstituimit të Kuvendit. Që nga 26 dhjetori kur është konstituuar Kuvendit dhe kur deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ishte zgjedhur kryetari i këtij institucioni, Lidhja Demokratike ka kërkuar që procesi të rifillonte nga faza e parë, pasi që për këtë subjekt politik, edhe pozita e kryetarit të Kuvendit ishte pjesë e negociatave.

Rikthimi i procesit të negociatave në pikën zero, siç po kërkohet nga LDK-ja,  nënkupton negocimin e sërishëm për postin e kryetarit të Kuvendit, çka deri më tani, nga Vetëvendosje nuk është parë si opsion.

Të dy partitë, kishin një pajtim që nga fillimi që pozita e kryeministrit t’i takonte Vetëvendosjes, dhe liderit të saj, Albin Kurti. Kurse si balans, është kërkuar nga LDK-ja që në marrëveshjen eventuale për qeverinë, Vetëvendosje të pajtohet se do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për presidentin e ardhshëm të Kosovës, i cili do të zgjidhet nga Kuvendi më 2021.

Bazuar në një video mesazh të Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, përveç postit të kryeministrit preferon t’i ketë edhe një post zëvendëskryeministri, dhe pesë ministri. Kurse për Lidhjen Demokratike, sipas këtij projeksioni të Vetëvendosjes, mbetet posti i zëvendëskryeministrit të parë dhe pesë ministri. Dy ministri, ndërkaq, u janë lënë komuniteteve pakicë.

Një javë më parë është zhvilluar takimi i parë ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por aty nuk është nominuar mandatari për pozitën e kryeministrit.

Në një përgjigje me shkrim, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi të hënën, duke kërkuar që të mos bëjë presion për propozimin e mandatarit për kryeministër të ardhshëm.

Ai ka theksuar se LVV dhe LDK janë në fazën e finalizimit të marrëveshjes.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të evituar vonesat rreth formimit të qeverisë së re javën e kaluar i ka kërkuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, emrin e mandatarit për postin e kryeministrit.

Ambasadat e vendeve perëndimore në Kosovë në vazhdimësi kanë bërë thirrje për formimin e institucioneve të reja.

Njohës të zhvillimeve politike kanë thënë se vendi rrezikon krizë institucionale në rast se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vonojnë edhe më shumë për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Vonesa në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka bërë që vendi të hyjë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar.

Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar fiskal, sipas procedurave ligjore mund të vazhdojë të zbatohet vetëm për tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.

Në rast se deri në fund të muajit mars nuk kemi një Ligj të ri për ndarje buxhetore të këtij viti, atëherë nënkupton që asnjë organizatë buxhetore nuk mund të bëjë shpenzime dhe nënkupton që institucionet publike nuk mund të kryejnë asnjë funksion.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Осужденной в колонии Коми не достались смарт-часы

Автокран вспыхнул на Третьем транспортном кольце в Москве

Воробьев поздравил победителей азиатской олимпиады по физике из Подмосковья

Шор: Молдавия за 4 года правления европейцев потеряла более 15% населения

Музыкальные новости

Яндекс, А.С. Пушкин, Святой Ленин ведут следствие. Настоящая сенсация!

Приглашенные солистки выступят в опере «Руслан и Людмила»

Concord is skipping free-to-play and pulling a Helldivers 2 instead: $40 for the full game with all 16 heroes at launch

Собянин: Москва — мировой лидер по динамике развития транспортной инфраструктуры

Новости России

Собянин напомнил о бесплатной парковке в Москве в День России, 12 июня

Москвичам спрогнозировали "мегаливень" в День России

Осужденной в колонии Коми не достались смарт-часы

Пострадавший при ДТП с Maserati мальчик лишился ноги

Экология в России и мире

Бурятский Театр кукол Ульгэр в Улан-Улан-Удэ показал в Этнографическом музее народов Забайкалья перед детьми и родителями в семейный праздник сказку Колобок - Новости и Культура, Дети и Россия

Уникальный интерактивный проект Ставропольской психиатрической больницы на выставке-форуме «Россия»

Пошив костюма по индивидуальным размерам

Немцы решили элегантно кинуть турецкие отели: гостиницы Анталии уже в шоке и угрожают массовыми удержанием туристов

Спорт в России и мире

Свёнтек сравнялась с Шараповой по победам на турнирах Большого шлема

Теннисист Медведев снялся с турнира ATP в Нидерландах из-за травмы

Соболенко, проигравшая Андреевой, потеряет 2-е место в рейтинге WTA по итогам «Ролан Гаррос», уступив его Гауфф

Андреевой предрекли борьбу за топ-10 рейтинга WTA в текущем сезоне

Moscow.media

Роман Старовойт выразил готовность оказывать дальнейшую поддержку в строительстве Ленского моста в Якутии

В этом году планируют заключить контракт на реконструкцию еще одного участка трассы Р-23 в Ленобласти

Гора Бабырган

Об отношении к русским в Азербайджане











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Шор: Молдавия за 4 года правления европейцев потеряла более 15% населения

Собянин: 12 июня уличные парковки Москвы будут работать бесплатно

Собянин: Более 220 единиц медтехники начали использовать больницы и поликлиники

Ловчев: «Карпин вырос с тех пор, как был в «Спартаке»