Добавить новость

Адвокат: Алексей Блиновский не вернулся в зону СВО из-за участия в следствии по делу Пашаева

Как кирпичные традиции Иваново вдохновляют современные проекты

Азербайджанца-русофоба Амида Юсубова, призывавшего ненависти к русским, приговорили к 3,5 годам заключения

Певица Натали Орли вернулась к истокам

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Përfaqësimi ‘i pashmangshëm’ i Listës Serbe në Qeveri

Kushtetuta e Kosovës përcakton që partitë e caktuara nga komunitetet, që kanë kaluar pragun e trupit zgjedhor, janë ato që flasin në emër të atij komuniteti dhe kjo vlen edhe në rastin e komunitetit serb, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese në vend.


Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të mbajtura më 6 tetor, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjekti politik nga radhët e komunitetit serb, Lista Serbe, ka marrë 6. 61 për qind të votave. Përfaqësuesit e kësaj liste kanë theksuar se kanë marrë më shumë se 95 për qind të votave nga komuniteti serb.


Por, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është partia e parë me më së shumti vota, ka theksuar që ai nuk do t’i drejtohet Listës Serbe për pjesëmarrjen e saj në përbërjen e ekzekutivit.




Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë që rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe ato të subjekteve politike të komuniteteve pakicë, sipas Kushtetutës, duhet të reflektohen në përbërjen e ekzekutivit, përbërjen e Kuvendit dhe të trupave tjerë kushtetues.


Sipas tij, në qoftë se ekzekutivi do të ketë të paktën 12 ministri, atëherë, komunitetit serb do t’i takojë një ministri. Kushtetuta e vendit, në këtë rast, sipas tij, përcakton dy situata.


“Situata e parë është kur ministri, zëvendëskryeministri dhe zëvendësministri i takojnë pjesëtarëve të komuniteteve pakicë që janë anëtarë të Kuvendit. Në këtë rast, grupimi, partia ose koalicioni që përcakton komunitetin respektiv, kërkohet të konsultohet dhe në këtë rast është Lista Serbe”.


“Kur zëvendëskryeministri, ministri apo zëvendësministri vijnë nga jashtë Kuvendit, atëherë duhet vendim apo votë formale e Listës Serbe dhe e grupimeve tjera që përfaqësojnë komunitetet pakicë. Do të thotë, si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, ata (Lista Serbe) nuk mund të anashkalohen”, thotë Hasani.


Ai shton se jashtë subjekteve politike të komuniteteve pakicë, që kanë fituar në zgjedhje ose pa vullnetin dhe pëlqimin e tyre, nuk mund të bëhet përzgjedhja e ndonjë ministri për të përfaqësuar interesat e tyre.


Megjithatë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pretendon formimin e Qeverisë së re të vendit, ka thënë që në përbërjen e ekzekutivit do të ketë një ministër nga komuniteti serb, por jo detyrimisht nga Lista Serbe.


“Ne do ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës. Por, nuk do të vrapojmë te Lista Serbe pa i takuar dhe biseduar me serbët jashtë Listës Serbe, që kanë garuar dhe të cilëve duket që edhe një herë u është bërë padrejtësi e madhe me parregullsitë e procesit zgjedhor dhe me shkeljet e shumta, që i kanë konstatuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë”, ka thënë Kurti.


*Intervista me Albin Kurtin




Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, në një deklaratë për një televizion të Serbisë, ka thënë që ajo çfarë kërkon Kurti, që të ketë në Qeveri një serb tjetër që nuk i takon Listës Serbe, është e njëjtë, sipas tij, sikur Lista Serbe të kërkojë që ai të mos jetë kryeministër, por dikush tjetër. Siç ka thënë ai, e gjithë kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.


“Kjo që e ka thënë Kurti është pjellë e dëshirës së tij dhe ai këtë nuk e ka fshehur as para procesit zgjedhor dhe është takuar edhe me Rada Trajkoviqin, me (Nenad) Rashiqin dhe (Slobodan) Petroviqin, të cilët i ka shumë më në qejf”, ka thënë Jevtiq.


Ndërkaq, profesor Hasani thotë që lënia jashtë ekzekutivit e Listës Serbe është e parealizueshme në aspektin kushtetues, por edhe politik. Bazuar në Kushtetutën e vendit, sipas tij, në rastin konkret, ata që kanë fituar në zgjedhje, si të deklaruar për të përfaqësuar komunitetin e tyre, janë Lista Serbe.


“Ky është përcaktimi kushtetues që nuk mund të anashkalohet. Mund të anashkalohet, por është kundër-kushtetuese dhe tërheq pasoja të caktuara kushtetuese. Në aspektin politik, mendoj që ne nuk duhet t’u kthehemi praktikave reminishente nga e kaluara, të cilat dikur i bënte (ish-presidenti i Serbisë, Slobodan) Millosheviqi në Kosovë, për gjetur ‘shqiptarë të ndershëm’”.


“Populli shumicë i Kosovës, marrë parasysh që ne jemi bërë shtet sovran dhe i pavarur, duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe të mos përsërisim praktika nga e kaluara, por të respektojmë vullnetin kushtetues, siç e kanë shprehur qytetarët e Kosovës, të cilët sot janë grupuar rreth Listës Serbe dhe nesër grupohen rreth ndonjë subjekti tjetër, sepse kjo është politikë”, shpjegon Hasani.




Në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, kanë garuar 4 subjekte politike të komunitetit serb. Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, është i vetmi subjekt politik serb që e ka kaluar pragun zgjedhor. 


Misioni mbikëqyrës i Bashkimit Evropian, në raportin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka përmendur presionet dhe frikësimet ndaj kandidatëve të subjekteve politike tjera serbe, si dhe të qytetarëve të komunitetit serb, që të votojnë për Listën Serbe.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Россия построит в Таджикистане школу за 4 млрд. рублей и по 800 млн. сверху ежегодно. За деньги из налогов россиян

Держат на высоте: полная стоимость ипотеки превысила 23%

Синоптик Ильин рассказал о погоде в Москве в начале октября

Что там в IT: Xiaomi снова в России, производство LADA e-Largus, Telegram изменил принципам

Музыкальные новости

Американский регулятор прокомментировал обвинения SpaceX

"Фонтанка": в Пулково задержали похитителя ребенка, которого искали семь лет

Сломавшийся Як-40 временно парализовал работу аэропорта Внуково

Сергей Светлаков пригласил турецкую звезду Бурака Озчивита сыграть в продолжении «Беляковых в отпуске»

Новости России

Азербайджанца-русофоба Амида Юсубова, призывавшего ненависти к русским, приговорили к 3,5 годам заключения

Захарова: Обязательства по расследованию теракта на «Севпотоках» не выполняются

Как кирпичные традиции Иваново вдохновляют современные проекты

Адвокат: Алексей Блиновский не вернулся в зону СВО из-за участия в следствии по делу Пашаева

Экология в России и мире

Домодедово раскрыл 20 лучших маршрутов для отдыха в бархатный сезон

Олимпийские ценности: доступное жилье в Иваново сдадут по улучшенному стандарту

Как стильные прически и отличный макияж могут изменить имидж

От аспирина до фосарбина. За что любили народного академика Арбузова?

Спорт в России и мире

Томми Пол уступил Томашу Махачу во втором круге турнира ATP-500 в Токио

Эйсинг-777 // Марин Чилич стал самым низкорейтинговым чемпионом турнира АТР

«Теннисистки заслуживают зарабатывать на равных с мужчинами». Веснина выступила за соразмерные призовые

Кудерметова вышла в третий круг турнира WTA 1000 в Пекине

Moscow.media

Можно ли перевестись из одной автошколы в другую в процессе обучения?

Подведены итоги конкурса «Мы верим твердо в героев спорта»

"Пейзажи Карелии"

На Неву вернулся один из первых речных трамвайчиков Петербурга











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Врач Войтко рассказал, можно ли избежать рака простаты

Канчельскис сравнил Лондон с Москвой: «Британцы хотят сделать его резиновым. Но до нас пока далеко»

Захарова: Обязательства по расследованию теракта на «Севпотоках» не выполняются

Адвокат: Алексей Блиновский не вернулся в зону СВО из-за участия в следствии по делу Пашаева