Добавить новость

Восемь школьников из Химок стали призерами всероссийской олимпиады

Эксперт Балабас: работающий кондиционер в пробке может продлить жизнь двигателя

Патриарх Кирилл заявил, что иконы начинают «болеть» только в музеях

На набережных столицы можно посетить уроки танцев в рамках летнего фестиваля



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Opozita kërkon projektim të ri të buxhetit për vitin 2019

Opozita kërkon projektim të ri të buxhetit për vitin 2019

Partitë politike opozitare në Kosovë thonë se nuk do të votojnë Projektligjin e propozuar për buxhetin e vitit 2019, pasi që si i tillë ky Projektbuxhet, sipas tyre, nuk adreson problemet e papunësisë e varfërisë dhe nuk është buxhet i cili premton zhvillim ekonomik.

Rritja e buxhetit për skema sociale është një nga pikat që, po ashtu, po kritikohet nga deputetë të partive politike në opozitë.

Gjatë javës së kaluar, Kuvendi debatoi për dy ditë rresht për buxhetin e propozuar nga Qeveria. Por, debati përfundoi pa votimin e Projektligjit, pasi që Kuvendi nuk kishte kuorum për vendimmarrje. Votimi në parim për Projektligjin për buxhetin e vitit 2019, pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Subjekti më i madh opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do të votojë Projektbuxhetin.

Hykmete Bajrami, deputete nga radhët e LDK-së thotë për Radion Evropa e Lirë se në formën si është paraqitur Projektbuxheti i vitit 2019, vota e LDK-së do të jetë kundër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të votojë buxhetin as në lexim të parë dhe as në lexim të dytë. Ne jemi skeptikë se në mes të dy leximeve mund të përmirësohet buxheti, pasi që vërejtjet janë shumë substanciale, saqë do të duhej komplet të projektohet një Projektbuxhet tjetër, në mënyrë që të jetë i pranueshëm. Kështu që vota e LDK-së dhe Grupit Parlamentar të LDK-së është kundër edhe në leximin e parë dhe në të dytë të buxhetit”, thekson Bajrami.

Në muajin tetor, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2019, i cili parashihet të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.

Arsyet se pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk voton këtë buxhet, sipas Hykmete Bajramit, janë të shumta. Sipas saj, vërejtja kryesore e LDK-së për Projektbuxhetin e vitit 2019 është se ai më shumë ka të bëjë me një buxhet elektoral dhe social sesa zhvillimor.

“Për herë të parë në historinë e buxhetit të Kosovë, kategoria e mbrojtjes sociale është kategoria më e madhe. Në përqindjen e buxhetit kemi 22 skema aktive sociale, janë rritur skema të panevojshme nuk është buxhet që targeton (shënjestron) varfërinë, nëse shohim familjet që marrin asistencë sociale, nuk është rritur buxheti, ai mbetet 30 milionë aq sa ka qenë në vitin 2018”.

“Investimet kapitale janë komplet me shpërndarje politike, investimet sa i përket zhvillimit ekonomik është tepër i mangët. Ne nga bizneset po marrim taksa që po paguajmë privilegjet dhe benefitet e të gjithë atyre që janë në pushtet duke përfshirë këtu edhe Kuvendin e Kosovës, ndërsa shumë pak po ofrojnë shërbime dhe mbështetje për zhvillimin e sektorit privat”, thekson ajo.

Votën kundër Projektbuxhetit për vitin 2019 e deklaron edhe subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje.

Arbërie Nagavci, deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, tha për Radion Evropa e Lirë, se pa përmirësimin e mangësive të evidentuara nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk do votojnë për Projektligjin për buxhetin.

“Buxheti nuk është as zhvillimor e as progresiv. Nëse e bëjmë një analizë të buxhetit shihet se pjesa më e madhe e buxhetit shkon në projektet e vitit të kaluar dhe për më keq se në buxhet janë akomoduar shkeljet që janë bërë më herët. Kështu që ne nuk do ta votojmë si të tillë. Ne kemi përgatitur një amendament për të përmirësuar çështje të caktuar dhe do të votonim me këto ndryshime, por si të tillë nuk do ta votojmë”, thekson Nagavci.

Ajo shton se në amendamentin e Vetëvendosje janë paraparë çështjet të cilat adresojnë projekte zhvillimore në arsim shëndetësi dhe çështje të tjera që krijojnë mundësi të zhvillimi ekonomik.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, përfaqësuesit e subjektit tjetër opozitar, Partia Socialdemokrate nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje.

Por, në seancën parlamentare për Projektbuxhetin Dardan Sejdiu, deputet nga kjo parti kishte paraqitur disa argumente pse kjo parti nuk e mbështetë në formën e paraqitur buxhetin për vitin e ardhshëm. Ky buxhet, sipas PSD-së, është një buxhet, i cili vazhdon avazin e vjetër për trajtimin dhe akomodimin e nevojave të qeverive.

Në një prezantim të buxhetit që i ka bërë ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza në Kuvendin e Kosovës pati thënë se me këtë buxhet, rritja ekonomike do të arrijë deri në 4.7 për qind. Derisa, ky Projektbuxhet prioritet i jep sistemit të drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Derisa, rreth 770 milionë euro janë paraparë për investime kapitale.

Në anën tjetër, nëse buxheti nuk votohet, sipas procedurave ligjore në Kuvendin e Kosovës, deri më 20 dhjetor, vendi mund të shkojë në krizë buxhetore. Atëherë, sipas afatit kohor, në bazë të Ligjit për menaxhimin e financave, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, shpenzimet buxhetore duhet të realizohen në 1/12 e buxhetit të këtij viti.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Инспекторы Минсельхоза Подмосковья начнут штрафовать за неправильный выгул собак

Самовольное строение ресторана демонтировали в Лефортове

На неэффективно используемых участках в центре столицы построят дома по программе реновации

Глава СК России призвал работодателей руководствоваться нацбезопасностью при найме мигрантов

Музыкальные новости

Легенда вне времени Жанна Агузарова и легенда поп-музыки Жанна Фриске:самое интересное с Премии МУЗ-ТВ 2024

Участники VK Fest смогут проверить свое здоровье на стенде «Будь Здоров»

Баста, Ольга Бузова, МОТ, Клава Кока, Mary Gu, Ramil’ и Dabro удивили выпускников концертами-сюрпризами

Сергей Лёвкин: в Градостроительном комплексе открыли набор на целевое обучение

Новости России

Архангельская область войдет в федеральный историко-культурный туристический проект «Императорский маршрут»

Ирину Пегову завалили цветами после спектакля в Москве

В Люберцах в больницу поступили аппараты для определения уровня сахара в крови

В Москве впервые пройдет форум социального предпринимательства «Больше, чем бизнес»

Экология в России и мире

Самой популярной солнцезащитной оптикой в Махачкале стали очки бренда Polaroid

«Авиаторы» возглавили рейтинг самых популярных солнцезащитных очков у россиян – «585*ЗОЛОТОЙ»

Главный врач клиники "Мегастом", стоматолог Владимир Лосев: в каком возрасте оптимально устанавливать брекеты

Регистрация на Международную выставку FASHION STYLE RUSSIA ОТКРЫТА!

Спорт в России и мире

Анна Калинская впервые вошла в топ‑20 рейтинга WTA

Появились новости о здоровье Елены Рыбакиной перед турниром в Англии

Елена Рыбакина впервые в 2024 году сыграла на Уимблдоне

Россия — первая по теннисным отказникам! Почему сразу девять наших сказали «нет» Олимпиаде в Париже

Moscow.media

Армяне – герои СВО. Группой бойца чеченского спецназа «Ахмат» Давида Петросяна с позывным «Карабах» посажены около 1000 дронов-камикадзе. ВИДЕО

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве

ТСД промышленного класса Saotron RT-Т510

Классика Санкт-Петербурга











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Три жилых комплекса в Ленинском объединит благоустроенная зеленая зона

В Новгородской области полицейские задержали сбытчика наркотиков из Москвы

 Центре социальной интеграции Дианы Гурцкая состоялась защита проектов по программе "Действуй без барьеров!" — 2024

Ефимов: в центре столицы возведут жильё по программе реновации в рамках КРТ