Добавить новость

Редкие фото: Милош Бикович показал, как проводит время с маленьким сыном

Экспорт нефти из России резко упал

Пополнение в линейке товаров для творчества с персонажами «Турбозавров» - новые раскраски от ИД «Лев»

Свыше 75 тысяч человек отметили День молодежи в подмосковных парках

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

A do të ndikojë zhdukja e gazetarit Khashoggi në lidhjet SHBA-A.Saudite?

A do të ndikojë zhdukja e gazetarit Khashoggi në lidhjet SHBA-A.Saudite?

Valltare me shpata, pallate madhështore dhe aeroplanë që kanë ngritur në ajër ngjyrën e kuqe, të bardhë e të kaltër.

Presidenti amerikan, Donald Trump ishte nisur drejt Arabisë Saudite në udhëtimin e tij të parë jashtë SHBA-së, si president, duke përmendur përfitimet e mëdha në kuadër të ndërtimit të lidhjeve të ngushta mes këtyre dy vendeve.

Mirëpo, marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me Riadin janë tensionuar pas zhdukjes misterioze të shkrimtarit saudit, Jamal Khashoggi, por edhe në mes të administratës së Trumpit dhe anëtarëve të Kongresit, të cilat kërkojnë informacione nëse koluminsti i Washington Postit është vrarë brenda konsullatës saudite në Turqi.

Trump ka thënë se ka biseduar me zyrtarët e nivelit më të lartë në Mbretërinë saudite dhe ka “kërkuar gjithçka” për të sqaruar si Khashoggi, i njohur si aktivist dhe kritik i liderëve sauditë, është zhdukur pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll për të rregulluar disa dokumente që i nevojiteshin për t’u martuar.

Të enjten, presidenti amerikan ka thënë se është duke shikuar situatën nga afër dhe është duke punuar si me Turqinë ashtu edhe me Arabinë Saudite.

“Jemi duke e ndjekur me vëmendje. Do të kemi një raport shumë shpejt. Jemi duke punuar me Turqinë dhe Arabinë Saudite. Ajo çfarë ka ndodhur është e tmerrshme, nëse ka veçse ka ndodhur. Ndoshta do të befasohemi për të mirë. Megjithatë dyshoj, mirëpo nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Ai është gazetar i Washington Post”, është shprehur Trump.

Autoritetet turke pretendojnë se Khashoggi, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, është vrarë nga anëtarët e një “bande vrasësish” sauditë.

Mirëpo, Mbretëria në anën tjetër i përshkruan supozimet si “të pabaza”.

Nëse vërtetohet se Arabia Saudite është përfshirë në zhdukjen apo vdekjen e tij, marrëdhëniet e ngrohta, SHBA- Arabi Saudite, e madje edhe shpresat për paqe në Lindje të Mesme, mund të zbehen.

Trump ka mbështetur fushatën ambicioze të trashëgimtarit të fronit Mohammed bin Salman për modernizuar Mbretërinë konservative dhe ekonominë e saj.

Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, i cili shkëmben mesazhe dhe thirrje telefonike me princin e ri, ka qenë kontribuues i marrëveshjes së vitit të kaluar për të shituar armë amerikane në Arabinë Sauditë në vlerë të 11 miliardë dollarëve.

Mirëpo edhe para se të zhdukjes Khashoggit, shqetësimet janë rritur në Kongres lidhur me politikat e Arabisë Saudite dhe hapat agresivë të princit të kurorës për të heshtur kritikët e tij.

Prandaj tani janë rritur thirrjet në Capitol Hill që SHBA-ja të ndalojë shitjen e armëve në Mbretëri dhe zhdukja e gazetarit mund të rrisë kundërshtimet e ligjvënësve dhe presionin kundër Trumpit për të rimenduar marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

*Exposé: Reforma e një princi

Trump të enjten ka theksuar se lidhjet SHBA-Arabi Saudite janë “fantastike” dhe se ai nuk dëshiron të ndalojë shitjen e armëve me Riadin sepse ato përbëjnë dhjetëra miliona dollarë për ekonominë amerikane.

Ai ka thënë se shumë thjesht Arabia Saudite mund të blejë armë nga Rusia apo Kina.

“Nëse vërtetohet situata se është aq e rëndë, ka mënyra tjera për t’u ballafaquar me këtë situatë”, ka thënë ai pa dhënë detaje shtesë.

Mirëpo shumica e përgjigjeve eventuale të SHBA-së do të varen nëse ka të dhëna që vërtetojnë se Arabia Saudite është përgjegjëse për vrasjen e Khashoggit.

Drejtori i programit për Lindje të Mesme në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike, Jon Altereman, ka thënë se Trump duhet të formulojë një “përgjigje të kalibruar”.

“Atij nuk i pëlqejnë ato qasje. Presidenti dëshiron fitore të plota”, është shprehur ai.

Marrëdhëniet e ngushta në mes të Shtëpisë së Bardhë dhe Arabisë Saudite janë edhe si rezultat i lidhjeve të ngushta në mes të Kushnerit dhe princit saudit.

Të dy burrat në të 30-at e tyre, kanë krijuar miqësi dhe të dy janë ndihmës të familjeve lidere në shtetet përkatëse.

Si shef negociator për paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve, Kushner dhe princi saudit kanë synuar të krijojnë emër në arenën ndërkombëtare dhe janë konsultuar vazhdimisht me njëri-tjetrin për shumë çështje.

Ndërkohë, Trump, pavarësisht pse pati përmendur edhe në fushatën e tij për president, propozimin për ndalim të udhëtimit të myslimanëve në SHBA, ai është bërë presidenti i parë amerikan që ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në një vend islamik.

*Video: Trump në Arabinë Saudite, 20 maj, 2017.

Marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë komplekse sepse ato janë të lidhura në çështjet e energjisë, ushtrisë, ekonomisë dhe inteligjencës.

Administrata e Trumpit ka kërkuar mbështetje nga sauditët për agjendën e tij në Lindje të Mesme që përfshin luftimin e ndikimit të Iranit, përballjen me ekstremizëm dhe arritjen e paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

“Ne dëshirojmë të kemi lidhje me Arabinë Saudite. Ai vend është partner strategjik. Ata janë armiq të iranianëve. Ata janë duke na ndihmuar në terrorizëm”, ka thënë senatori republikan, Lindey Graham, mbështetës i Trumpit dhe anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme.

Mirëpo nuk është vetëm Graham i vetëm në këtë ide. Trump po ashtu përkrah idetë e lidhjeve të mira afatgjate me sauditët.

Jeff Prescott, i cili ka qenë drejtor për Lindjen e Mesme në Këshillin Kombëtar për Siguri gjatë administratës së Trumpit, ka thënë rikonsiderimi i marrëdhënieve amerikane me sauditët është i vonuar dhe se Trump duhet të paraqesë ankesat e SHBA-së, drejt liderëve të Arabisë Saudite.

“Administrata Trump i ka dhënë dritën e gjelbër Arabisë Saudite në politikat e saj”, ka thënë Prescott, tani drejtor ekzekutiv i Aksionit të Sigurisë Kombëtare, grup i ish-zyrtarëve që kundërshtojnë administratën Trump.

“Pyetja kryesore është nëse republikanët do të kenë guxim të detyrojnë administratën të kërkojë llogari për këto marrëdhënie”.

Ai ka thënë se edhe projekti i Kushnerit për të krijuar paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve mund të jetë në rrezik.

Aktualisht në Kongres ekziston një shtyrje përpara e idesë për sanksione, sipas ligjit për të drejta të njeriut, dhe ligjvënësit janë duke vënë në pikëpyetje mbështetjen e SHBA-së për fushatën e udhëhequr nga sauditët kundër rebelëve huthi të mbështetur nga Irani në Jemen.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim më herët për numrin e madh të viktimave nga koalicioni saudit që lufton në Jemen.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Межмуниципальный форум «Управдом» провели в Щелкове

Пойман с поличным: Источник раскрыл подробности дела главы Солнцевского райсуда Москвы Матеты

«За сало дали 1,5 года». Как среди мусульман стран экс-СССР пропала свинина

Свыше 75 тысяч человек отметили День молодежи в подмосковных парках

Музыкальные новости

Стало известно, на сколько подорожали новостройки в России за полгода

Создание Портфолио Актера. Создание Фото Портфолио.

Дистрибьюция Музыки.

Бизнес, Путин и былая любовь? Что связывает Канье Уэста с Россией

Новости России

Звезда «Холопа» Бикович показал фотографии с женой и сыном

Фестиваль северной культуры «Имандра», 17-18 августа 2024 года. Мурманская область, город Мончегорск.

«За сало дали 1,5 года». Как среди мусульман стран экс-СССР пропала свинина

Эти требования инспектора ГАИ можно законно игнорировать

Экология в России и мире

Ужалила медуза: что делать и как себя вести, рассказал доктор Кутушов

Итоги творческой встречи с Алексеем Данилиным

Гастроэнтеролог Садыков назвал дыню натуральным средством от запоров

Дирекция по качеству АО "Желдорреммаш" посетила локомотивостроительные заводы ТМХ

Спорт в России и мире

Медведев остался на пятом месте в рейтинге ATP перед стартом Уимблдона

Уимблдон. 2 июля. Джокович сыграет вторым запуском на Центральном корте, Маррей – третьим, турнир начнут Рублев, Сафиуллин, Швентек, Самсонова

Анна Калинская и Янник Синнер были замечены вместе на Уимблдоне

Дубль перед Уимблдоном: Касаткина и Шнайдер выиграли турниры WTA в Истбурне и Бад-Хомбурге

Moscow.media

Орловскую область атаковали два дрона

Дирекция по качеству АО "Желдорреммаш" посетила локомотивостроительные заводы ТМХ

Свердловчанке, избивавшей детей, придется заплатить им три миллона рублей

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 240,5 тыс. детей в Московской области получают единое пособие











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Звезда «Холопа» Бикович показал фотографии с женой и сыном

Эти требования инспектора ГАИ можно законно игнорировать

Межмуниципальный форум «Управдом» провели в Щелкове

РЖД между транспортом и логистикой. Мурев, Колесников, Гром, Хатьянов — новые претенденты на пост главы железнодорожного ЦФТО вместо Алексея Шило