Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se kontributi i jashtëzakonshëm i veprimtarit Adem Demaçi do të përkujtohet dhe nderohet nga qytetarët e Kosovës.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, thotë se një “disident i pathyeshëm dhe një jokonformist” si Demaçi, i duhej botës shqiptare.
Veprimtari politik dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Adem Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik në moshën 82-vjeçare. Ai u varros sot në Prishtinë me nderimet në të larta shtetërore.