Rreziku nga mesazhet mashtruese
Mesazhe për gjoba trafiku, dërgesa postare apo njoftime nga banka që kërkojnë pagesë të menjëhershme po u vijnë gjithnjë e më shpesh qytetarëve. Por pas tyre fshihen skema mashtrimi. Në episodin e shtatë të podkastit 5 pyetje, flasim me Korab Keqekollën, njohës i sigurisë kibernetike, për të kuptuar se si funksionojnë këto skema mashtruese, si mund të dallohen dhe çfarë rreziku real paraqesin për qytetarët.
▶️ Shiko podkastin:
Dëgjo podkastin:
Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.
Autore: Flaka Zogu | Realizimi teknik: Rrahman Osmani, Mahir Elshani | Producent: Trim Haliti